Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 25 maj?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 25 maj?

1720 – Anija “Le Grand St Antoine” arrin në Marsejë nga Lindja e Mesme – udhëtarë dhe personeli i anijes ishin prekur nga murtaja, duke sjellë në Evropë sëmundjen e cila do të shkaktonte rreth 100.000 të vdekur në Marsejë dhe në krahinat pranë. Vetëm në Marsejë vdiq më shumë se gjysma e popullsisë – nga 90 mijë banorë para murtajës, në 40 mijë. Për të penguar përhapjen e sëmundjes, Parlamenti miratoi vendimin për dënim me vdekje të çdo personi që kapej duke komunikuar mes Marsejës dhe pjesës tjetër të Provences. Për të zbatuar këtë ndarje, u ngrit një mur (Mur de la peste), i cili rrethoi Marsejën. Muri prej gurësh ishte 2 m i lartë dhe 70 cm i gjerë, me post-roje të vendosur prapa murit. Mbetjet e murit mund të shihen edhe sot në pjesë të ndryshme të Plateau de Vaucluse.

1787 – Kuvendi Kushtetues u mblodh në Filadelfia nën udhëheqjen e George Washingtonit, për të krijuar një mënyrë të re qeverisëse, bashkim, bazuar në federalizëm.

1846 – Lindi poeti i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, Naim Frashëri në Frashër të Përmetit. Ai ishte mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kulturës, pasurues i gjuhës shqipe, poet romantik, i këndoi dashurisë, natyrës, mallit më mirë se gjithkush tjetër – zëri më i ëmbël i mirëkuptimit mes bashkë-atdhetarëve të përçarë. Vdiq në Stamboll, 54 vjeç më 1900.

1946 – Jordania fiton pavarësinë nga Britania (Dita Kombëtare e Jordanisë)

1961 – Presidenti John Kennedy përcakton qëllimin për dërgimin e një njeriu në Hënë para përfundimit të dekadës. “Këto janë kohë të jashtëzakonshme. Forca dhe bindjet tona kanë imponuar mbi këtë komb rolin e udhëheqësit për kauzën e lirisë. Nuk ka në histori sfidë më të vështirë apo më të rëndësishme…”

Dhe qëllimi i përcaktuar nga Kennedy-t u arrit para fundit të dekadës; Vera e vitit 1969 ishte një kohë e veçantë në histori kur njerëz nga Toka – astronautë amerikanë – shkuan me anijen Apollo 11 në Hënë, zbritën dhe u kthyen në Tokë pa problem.

Bota i nderoi këta astronautë si heronj. Neil Armstrong dhe Edvin ‘Buzz’ Aldrin ishin të parët që zbritën në Hënë. Po ata nuk ishin të fundit. Agjencia amerikane për fluturime në Hapësirë e njohur me akronimin NASA, ndërmori edhe 6 misione të tjera në Hënë me anije Apollo. Në dhjetor të vitit 1972, astronautët amerikanë lanë në Hënë një pllakë metalike me këtë mbishkrim: “Këtu njeriu përfundoi eksplorimin e parë të Hënës…” . Kështu, eksplorimet në Hënë që kishin filluar me anijen Apollo 11 më 1969, përfunduan me anijen Apollo 17 në vitin 1972. Ulja e anijes Apollo 11 në Hënë përkoi, rastësisht ose jo, me 66 vjetorin e fluturimit të parë me aeroplan të Vëllezërve Wright.

1989 – Mikhail Gorbachev zgjidhet President Ekzekutiv i Bashkimin Sovjetik, duke shërbyer nga viti 1990-1991. Ai fitoi çmimin Nobel për Paqe për kontributin në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik që solli fundin e luftës së ftohtë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 25 maj?retrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Lajme jo të mira për femrat që e konsumojnë shumë verën

Lajme jo të mira për femrat që e konsumojnë shumë verën

BE i kundërpërgjigjet Thaçit: Po shmang vëmendjen nga dështimet

BE i kundërpërgjigjet Thaçit: Po shmang vëmendjen nga dështimet

Kryeministri Rama njofton: Sot takim me Presidentin Trump

Kryeministri Rama njofton: Sot takim me Presidentin Trump







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com