Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 23 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 23 tetor?

Russian special forces remove hostages from a besieged theatre where Chechen guerrillas were holding hundreds captive in Moscow October 26, 2002. Russian forces stormed the Moscow theatre being held by Chechen guerrillas on Saturday in a bloody dawn raid that succeeded in taking control of the building but left many dead among both hostages and rebels. REUTERS/Sergei Karpukhin WAW/DL - RTRCS8F

23 Tetor 2002 – Qindra njerëz merren peng në sallën e një teatri në kryeqytetin rus Moskë

Më 23 tetor 2002, rreth 50 rebelë çeçenë sulmuan një teatër në Moskë, duke marrë peng deri në 700 vetë, gjatë një shfaqjeje me muzikë popullore. Terroristët – duke përfshirë një numër grash që kishin vendosur eksplozivë në trupat e tyre – e identifikuan veten si anëtarë të ushtrisë çeçene. Ata kishin vetëm një kërkesë:forcat ushtarake ruse duhej të nisnin një tërheqje të menjëhershme dhe të plotë nga Çeçenia, rajoni i shkatërruar nga lufta në veri të maleve të Kaukazit.

Çeçenia, me popullsinë e saj kryesisht myslimane, kishte luftuar për kohë të gjatë për të fituar pavarësinë e saj e nga Moska. Një luftë katastrofike 2-vjeçare përfundoi në vitin 1996, por forcat ruse u rrikthyen në rajon vetëm 3 vjet më vonë, pasi Kremlini fajësoi çeçenët për një seri sulmesh me bomba në Rusi. Në vitin 2000, Presidenti Vladimir Putin u zgjodh në atë detyrë pjesërisht edhe për shkak të qëndrimit të tij të ashpër ndaj Çeçenisë, dhe zotimit të tij publik për të mos negociuar me terroristët.

Pas një përplasje 57 orëshe në Pallatin e Kulturës, gjatë së cilës u vranë 2 pengje, forcat speciale ruse ndërhynë në ambjentet e brendshme të teatrit mëngjesin e 26 tetorit. Më vonë u zbulua se ato kishin hedhur një gaz të fuqishëm narkotik brenda ndërtesës, duke shkaktuar humbjen e vetëdijes së thuajse të gjithë terroristëve dhe pengjeve, para se të çanin mure dhe çatinë, dhe të depërtonin përmes kanaleve nëntokësore të ujërave të zeza.

Shumica e guerrilasve dhe 120 pengje, mbetën të vrarë gjatë operacionit. Forcat e sigurisë, u detyruan më vonë të mbrojnë vendimin për përdorimin e gazit të rrezikshëm, duke thënë se vetëm një sulm i papritur mund t’i çarmatoste terroristët, para se ata të kishin kohë për të shpërthyer eksplozivët që kishin me vete.

Pas kësaj ngjarje, qeveria e Putinit i shtoi operacionet në Çeçeni, duke nxitur akuzat ndërkombëtare për rrëmbime, tortura dhe mizori të tjera. Në kundërpërgjigje, rebelët çeçenë vazhduan sulmet e tyre terroriste në tokën ruse, duke përfshirë një sulm të dyshuar vetëvrasës në një metro në Moskë në shkurtin e vitit 2004, dhe një tjetër krizë të madhe pengjesh në një shkollë në Beslan në shtator të po atij viti.

23 Tetor 1983 – Një mega-shpërthim vret qindra amerikanë dhe francezë në Bejrut të Libanit

Një kamikaz drejtoi një kamion të mbushur me 2.000 kilogramë eksplozivë brenda një baze ushtarake amerikane pranë aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit në Liban. Shpërthimi vrau 220 marinsa, 18 marinarë dhe 3 ushtarakë të lartë. Pak minuta pas shpërthimit të bombës, një bombardues i dytë u fut në bodrumin e kazermave ushtarake pranë trupave franceze, duke vrarë 58 prej këtyre të fundit.

Dëshmitarët okularë thane, se forca e shpërthimit bëri që e gjithë ndërtesa të fluturojë në ajër për një moment, para se të shpërbëhej në një re pluhuri dhe mbetjesh njerëzore. Hetuesit e FBI-së, konfirmuan se ai ishte shpërthimi më i madh jo-nuklear që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe sigurisht bomba-makinë më e fuqishme e shpërthyer ndonjëherë.

Pas kësaj ngjarje, presidenti i SHBA-së Ronald Reagan shprehu zemërim për “aktin e neveritshëm” dhe u zotua se forcat amerikane do të qëndronin në Bejrut deri sa të arrihej një paqe e qëndrueshme. Në fakt, 4 muaj pas asaj ngjarje të rëndë, forcat amerikane u larguan nga Libani pa ndonjë lloj hakmarrje. Marinsat amerikanë në Bejrut, ishin pjesë e një force paqeruajtëse shumëkombëshe, që po përpiqej të ndërmjetësonte një armëpushim midis fraksioneve të krishtera dhe myslimane, të cilat po zhvillonin prej disa vjetësh një luftë të përgjakshme civile mes tyre.

23 Tetor 1956 – Protestat në Hungari, përshkallëzohen në një luftë të armatosur

Mijëra hungarezë shpërthyen në protesta kundër pranisë sovjetike në vendin e tyre, duke u organizuar shpejt në një rezistencë të armatosur. Demonstratat e organizuara nga qytetarët, kishin filluar që nga qershori i vitit 1956, kur shenjat e reformave politike në Poloni, ngritën mundësinë që këto ndryshime të ndodhnin edhe në vendin e tyre.

Megjithatë, më 23 tetor protestat u shoqeruan me akte dhune, pasi studentët, punëtorët dhe madje disa ushtarë kërkuan më shumë demokraci dhe liri, nga ajo që ata e shihnin si një prani shtypëse sovjetike në Hungari. Udhëheqësi hungarez Erno Gero, një stalinist i deklaruar, vetëm sa shkaktoi një zemërim të mëtejshme të turmave me lavdërimet e tij për politikat e Bashkimit Sovjetik.

Luftime të mëdha shpërthyen në Budapest, midis protestuesve, forcave hungareze të sigurisë dhe ushtarëve sovjetikë. Në ditët që pasuan, qindra protestues në Budapest dhe qytete të tjera hungareze u vranë në ato përleshje. Gero bëri thirrje për ndihmë shtesë ushtarake nga Moska, dhe ajo erdhi në formën e një divizioni të blinduar që hyri në Budapest.

Luftime nëpër rrugë u përshkallëzuan më tej, në kundërpërgjigje të shfaqjes ruse të forcës. Në një përpjekje për të shuar revoltën, zyrtarët e Partisë Komuniste në Hungari caktuan Imre Nagy si kryeministrin e ri të vendit. Nagy u kërkoi sovjetikëve të tërhiqnin trupat e tyre nga kryeqyteti, në mënyrë që të mund të rivendosej rendi. Forcat ruse ranë dakord, dhe u tërhoqën nga Budapesti deri më 1 nëntor, por tensionet mbetën sërish të larta.

23 Tetor 42 P.E.S – Mark Bruti kryen vetëvrasje

Mark Bruti, një nga komplotistët kryesorë në vrasjen e Jul Çezarit, kryen vetëvrasje pas disfatës së tij në luftën e dytë të Filipike. Dy vjet më parë, Bruti iu bashkua Gai Longinus në komplotin kundër perandorit romak Jul Çezarit, duke besuar se po luftonte për rivendosjen e Republikës Romake. Megjithatë, vrasja e Çezarit e zhyti perandorinë në një raund të ri luftërash civile, që përfunduan me kurorëzimin e August Oktavianit si perandori i ri i Romës.

23 Tetor 1641– Në Irlandë shpërthen një rebelim i madh. Katolikët, nën komandën e Phelim O’Neill, ngrihen kundër protestantëve dhe masakrojnë në Ulster mbi 40 mijë burra, gra dhe fëmijë të besimit protestant.

23 Tetor 1954 – Në Paris, nënshkruhet një marrëveshje që siguron sovranitetin e Gjermanisë Perëndimore, dhe i lejon asaj riarmatosjen dhe anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

23 Tetor 1998- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, dhe udhëheqësi palestinez Yasser Arafat, arrijnë marrëveshje të re për paqe.

23 Tetor 1989 – Hungaria e shpall veten republikë, duke shënuar fundin e sundimit komunist.

23 Tetor 2001 – Pas bisedimeve për paqe, Ushtria e përkohshme Republikane e Irlandës së Veriut fillon çarmatimin.

23 Tetor 2004 – Një tërmet i fortë godet Japoninë, duke shkaktuar vdekjen e 35 personave, plagosjen e 2.200 të tjerë, dhe lënë 85.000 njerëz të pastrehë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 23 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 23 tetor 2017

Shtypi i ditës, 23 tetor 2017

Shtypi nga bota, 23 tetor 2017

Shtypi nga bota, 23 tetor 2017

Kriza e Katarit, Turqia e gatshme të ndërhyjë për normalizimin e situatës

Erdogan paralajmëron: Ku ka provokim ndaj nesh, mund të godasim papritmas







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

SHBA dhe Izraeli eliminojnë një tjetër figurë iraniane,vritet kreu i marinës së Gardës Revolucionare
Bota

SHBA dhe Izraeli eliminojnë një tjetër figurë iraniane,vritet kreu i marinës së Gardës Revolucionare

by mirseda
11:48 | 30/03/2026
0

Irani ka konfirmuar vdekjen e komandantit detar të Gardës Revolucionare Islamike, Alireza Tangsiri. Izraeli dhe SHBA-të më...

Ekskluzive/ Rama hedh firmën, zbulohet kush është pasardhësi i Ilir Prodës

Ekskluzive/ Rama hedh firmën, zbulohet kush është pasardhësi i Ilir Prodës

11:32 | 30/03/2026
Procesi gjyqësor për pronat e të birit, babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO: Djali im…

Procesi gjyqësor për pronat e të birit, babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO: Djali im…

11:26 | 30/03/2026
Xheneta zbulon sekretin e Mateos: Ish-i i tij më tha që…

Xheneta zbulon sekretin e Mateos: Ish-i i tij më tha që…

11:13 | 30/03/2026
Qeveria spanjolle mbyll linjën ajrore për avionët që marrin pjesë në operacionin kundër Iranit

Qeveria spanjolle mbyll linjën ajrore për avionët që marrin pjesë në operacionin kundër Iranit

10:53 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com