Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 22 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 22 shtator?

22 Shtator 1958 – Lind tenori i mirënjohur italian Andrea Bocelli

Andrea Bocelli, lindi më 22 shtator 1958 në Lajatiko, Toskana. Qëkur ishte fëmijë mësoi të luante në piano, flaut dhe saksofon. Me shikimin e dëmtuar që në lindje, Bocelli u verbua plotësisht në moshën 12-vjeçare, pas një dëmtimi kur ishte duke luajtur futboll më shokët.

Pikë kthese në jetën e tij, ishte momenti i kur ra në duar një kasetë me këngët e tenorit Luciano Pavarotti.

Bocelli shijon suksesin e tij të parë, në një konkurs për zërat e rinj në vitin 1970. Ai vazhdoi të kultivojë talentin e tij, duke studiuar kanto me Luciano Bettarinin. Prindërit e tij dëshironin që ai të bëhej avokat. Prandaj studioi në Universitetin e Pizës për jurisprudencë, dhe më vonë u bë avokat. Por nuk e braktisi për asnjë moment muzikën. Bocelli studioi me Franco Corellin, dhe filloi të lunate në piano në bare të ndryshme, për të paguar leksionet që merrte.

Në vitin 1992, regjistroi këngën e parë “Miserere” të Zuchero Fornaciari, e cila ishte interpretuar më herët nga tenori i famshëm Luciano Pavarotti. Pasi e dëgjoi variantin e Bocellit, Pavarotti vendosi ta këndojnë së bashku “Miserere”, që u shndërrua në një hit të suksesshëm në mbarë Evropën.

Bocelli garoi në Festivalin e Sanremos në vitin 1994. Ai fitoi çmimet kryesore në kategorinë e të rinjve. Po atë vit, Bocelli publikoi ​​albumin e tij të parë në Itali, ndërsa pak më vonë publikoi këngën “Con te partiro”, që u shndërrua menjëherë në një hit ndërkombëtar. Kënga më vonë u bë një duet popullor me Sarah Brightman si “Time to say goobye”.

Me albumin “Sogno” të vitit 1999, Bocelli e çimentoi statusin e tij si një tenor me famë ndërkombëtare. Regjistrimi i hitit, përfshiu edhe një duet me këngetaren e mirënjohur Celine Dion në këngën “Ave Maria”. Ai u martua me gruan e tij të parë Enrica, në vitin 1992. Çifti pati dy djem, Amos dhe Matteo, para se të divorcohej në vitin 2002. Në të njëjtin vit, Bocelli u njoh me Veronica Bertin, e cila do të bëhej edhe menaxherja e tij. Çifti pati një vajzë, Virxhinian, në vitin 2012. Ata u martuan në marsin e vitit 2014.

22 Shtator 1980 – Iraku pushton Iranin

Lufta filloi kur Iraku pushtoi Iranin, duke nisur një pushtim të njëkohshëm nga ajri dhe toka në territorin iranian më 22 shtator 1980, pas një historie të gjatë mosmarrëveshjesh kufitare mes dy vendeve, dhe frikës së një kryengritje në mesin e shumicës së shtypur shiite të Irakut, të ndikuar nga revolucioni iranian.

Iraku po synonte gjithashtu, të zëvendësonte Iranin si shteti dominant në Gjirin Persik. Edhe pse shpresoi të përfitonte nga kaosi revolucionar në Iran, dhe të sulmonte pa ndonjë paralajmërim zyrtar, Iraku shënoi një përparim të kufizuar në Iran, dhe brenda disa muajsh u zmbraps nga trupat iraniane, të cilat arritën të rimarrin thuajse të gjithë territorin e humbur deri në qershorin e vitit 1982.

Gjashtë vitet që pasuan, Irani ishte në kundërsulm. Pavarësisht thirrjeve për një armëpushim nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, luftimet vazhduan deri më 20 gusht 1988. Të burgosurit e fundit të luftës, u shkëmbyen vetëm në vitin 2003. Kjo luftë, shkaktoi gati një milionë të vrarë e të plagosur nga të dyja palët.

22 shtator 1862 – Abraham Lincoln firmos Dekretin e Parë të Emancipimit

Proklamata e Emancipimit, përbëhej nga dy urdhra ekzekutivë, të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Abraham Lincoln, gjatë Luftës Civile Amerikane. I pari, i dekretuar më 22 shtator 1862, shpalli lirinë e të gjithë skllevërve në çdo shtet të Konfederatës së Shteteve të Amerikës, e cila nuk u rikthye në kontrollin e Unionit deri më 1 janar 1863. Urdhri i dytë, i lëshuar më 1 janar 1863, përmendte vetëm 10 shtete të veçanta ku do të zbatohej ai.

22 Shtator 1961 – Presidenti John Kennedy nënshkruan themelimin e Korpusit të Paqes

Në një fitore të rëndësishme për politikën e jashtme të Luftës së Ftohtë, Presidenti John F. Kennedy nënshkruan ligjin që themelon Korpusin e Paqes si një agjenci të përhershme qeveritare. Kennedy besonte se Korpusi i Paqes, mund të ofronte një armë të re dhe unike në luftën kundër komunizmit.

Siç u përshkrua nga Kennedy, kjo organizatë e re do të ishte një “ushtri” e vullnetarëve civilë – mësues, inxhinierë, shkencëtarë etj. – të cilët do të dërgoheshin në vende të pazhvilluara në Amerikën Latine, Afrikë, Azi dhe gjetkë, për t’i ndihmuar njerëzit në ato rajone.

Kennedy shpresonte se duke përmirësuar jetën e njerëzve në vendet më pak të zhvilluara, këto të fundit do të bëheshin më rezistente ndaj joshjes që provokonte komunizmi, dhe për t’i bindur për sinqeritetin dhe aftësinë e Amerikës për t’i ndihmuar ato. Ndonëse pjesëmarrësit ishin vullnetarë, ata kishin nevojë mjete financiare për të jetuar dhe ndihmuar njerëzit në ato vende, ndaj u miratua një buxhet prej 40 milionë dollarësh për vitin e ardhshëm fiskal.

22 Shtator 1975 – Shmanget përpjekja për vrasjen e presidentit amerikan Gerald Ford. Sara Jane Moore, një informatore e FBI-së drejtoi armën drejt presidentit në San Francisko, por ajo u bllokua, ndërsa ish-agjentit të FBI-së, Oliver Sipple, e neutralizoi menjëherë. Kjo ishte tentativa e dytë e Moore për të vrarë presidentin, në më pak se 3 javë.

22 Shtator 1994 – Transmetohet në SHBA në televizionin NBC premiera e serialit të famshëm komik “Friends”.  Seriali, ku protagonistë qenë një grup aktorësh relativisht të panjohur, u shndërrua në një hit ndërkombëtar që vazhdoi për 10 sezone rresht.

22 Shtator 1919 – Presidenti amerikan Woodrow Wilson, braktis turneun e tij kombëtar për të mbështetur krijimin Lidhjen e Kombeve, kur pësoi një krizë për shkak të një lodhje nervore.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 22 shtator?retrospektive

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 22 shtator 2017

Shtypi nga bota, 22 shtator 2017

Qëllohet me armë në rrethana misterioze, vdes 42-vjeçari

Qëllohet me armë në rrethana misterioze, vdes 42-vjeçari

FOTO/ Shpërthejnë qytetarët për linjën “Tirana e Re”: Po na trajtojnë si lopët!

FOTO/ Shpërthejnë qytetarët për linjën “Tirana e Re”: Po na trajtojnë si lopët!







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“O morr, o skuth, ule kokën kur të kaloj unë”/ Debat i fortë mes Keijsit dhe Mirit,
Showbizz

“O morr, o skuth, ule kokën kur të kaloj unë”/ Debat i fortë mes Keijsit dhe Mirit,

by mirseda
14:10 | 16/01/2026
0

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes...

Balla thirrje SPAK: Krim , Kuvendi ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve GJEDNJ-së

Balla thirrje SPAK: Krim , Kuvendi ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve GJEDNJ-së

13:53 | 16/01/2026
Aksidenti me një viktimë në Durrës! Policia arreston drejtuesin e automjetit pasi mori mjekim

Aksidenti me një viktimë në Durrës! Policia arreston drejtuesin e automjetit pasi mori mjekim

13:41 | 16/01/2026
Nancy VanHorn në takimin me SPAK e BKH: Të forcohen institucionet që luftojnë krimin e organizuar

Nancy VanHorn në takimin me SPAK e BKH: Të forcohen institucionet që luftojnë krimin e organizuar

13:15 | 16/01/2026
Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK: Kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore

Berisha nxjerr pjesë nga dosja e hakerimit të SPAK: Kryeministri donte të vidhte sekretet hetimore

13:08 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com