Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 20 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 20 tetor?

20 Tetor 1853 – Lindi poeti i mirënjohur francez Arthur Rimbaud

Arthur Rimbaud lindi në Charleville të Francës. Babai i tij, një oficer ushtrie, e braktisi familjen kur Rimbaud ishte vetëm 6-vjeç. Rimbaud qe një nxënës i shkëlqyer në shkollë, dhe poema e tij e parë e botua në një revistë franceze kur ai ishte vetëm 16-vjeç. Një vit më pas, adoleshenti  rebelohet, largohet nga shtëpia dhe shkon në Paris. Iu bashkua për një kohë të shkurtër Gardës Kombëtare gjatë Luftës Franko-Prusiane, por shpejt u largua për t’u endur në veri të Parisit dhe Belgjikë.

Shpejt u kap nga policia dhe u rrikthye në shtëpinë e tij. Ndërkohë, Rimbaud po shkruante poezi. Ai kishte arritur në përfundimin se poetët duhet të kalojnë përmes moralit dhe përmbajtjes konvencionale, në mënyrë që të eksplorojnë përvojën njerëzore. Ai ia dërgoi disa prej poezive poetit simbolist Paul Verlaine, i cili i nisi një shumë parash për të udhëtuar drejt Parisit, ku do të qëndronte me të dhe bashkëshorten e tij.

Verlaine dhe Rimbaud u dashuruan me njëri-tjetrin, dhe Verlaine e la gruan e tij në vitin 1872.

Atë vit, Rimbaud botoi librin e tij të parë, “Poezitë e Reja”. Verlaine dhe Rimbaud grinden, dhe pas një sherri të ashpër në korrikun e vitit 1873, Verlaine e plagos në dorë Rimbaud me pistoletë, dhe për këtë dënohet me 2 vjet burg.

Poeti botoi “Një sezon në ferr” në vitin 1873, dhe “Iluminime” në 1886-ën. Shumica e poemave të tij më të mira, u shkruan para se të mbushte 20-vjeç. Ai e kaloi dekadën e fundit të jetës së tij, duke u endur nëpër Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Në vitin 1891, Rimbaud u prek nga gangrena dhe vdiq në qytetin francez të Marsejës.

20 Tetor 1982 – Tragjedia në stadiumin Luzhniki në Moskë

Mbrëmjen e 20 tetorit 1982, ekipi i futbollit i Spartakut të Moskës luante përballë klubit holandez Haarlem për një vend në 1/16 të Kupës Uefa. Rusët do ta fitonin atë ndeshje, dhe rezultati përfundimtar i dy ndeshjeve ishte 5-1 duke i siguruar kualifikimin për më tej, po ajo ishte edhe nata në të cilën ndodhi tragjedia më e madhe në historinë e futbollit rus.

Zyrtarisht, 66 tifozë humbën jetën të shtypur për vdekje nga turma, por disa hetime të mëvonshme dhe dëshmitarë okularë e çuan numrin e viktimave në gati 350. Kjo e bën atë ngjarjen më të rëndë në historinë e futbollit botëror, edhe më të rëndë se 318 njerëzit e vdekur në trazirat që shpërthyen në stadiumin kombëtar të Perusë në Lima në vitin 1964, apo tragjeditë që kanë prekën futbollin në Angli, në Bradford dhe Hillsborough.

Dimri i ashpër rus sapo kishte filluar, ndërsa shkallët e stadiumit ishin plot akull. Meqënëse në stadium nuk ishin të pranishëm më shumë se 15.000 tifozë të Spartakut, dhe afro 100 tifozë holandezë të skuadrës mike, autoritetet i vendosën ata vetëm në një sektor. Ky rezultoi të ishte një vendim fatal. Afër fundit të ndeshjes, kur skuadra ruse shënoi golin e 2-0, gjërat filluan të shkojnë keq në tribuna. Nëpër shkallët e rrëshqitshme filloi të kishte rrëzime tifozësh; dhe në një moment të gjithë ranë mbi të gjithë. Ishte si një efekt domino.

20 Tetor 2011- Vritet nga rebelët diktatori libian Moammar Gadhafi

Gadhafi, udhëheqësi më i jetë-gjatë në Afrikë dhe në botën arabe, kapet dhe vritet nga forcat rebele pranë vendlindjes së tij në Sirte. Diktatori i çuditshëm, i cili erdhi në pushtet me anë të një grushti shteti në vitin 1969, drejtoi një qeveri që u akuzua për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut kundër popullit të vet, dhe ishte e lidhur me sulmet terroriste, përfshirë bombardimin e një avioni civilësh në vitin 1988 në Lokerbi të Skocisë.

Me të marrë pushtetin, Gaddafi detyroi mbylljen e bazave ushtarake amerikane dhe britanike në vend, vuri nën kontroll shumicën së industrisë së naftës së vendit, dhe torturonte e vriste në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët politikë. Ai ndërmorri gjithashtu përpjekje të pasuksesshme për të bashkuar Libinë me kombet e tjera arabe, ndërsa filloi financimin e grupeve terroriste dhe guerrile anembanë botës, duke përfshirë Ushtrinë Republikane Irlandeze dhe Ushtrinë e Kuqe në Gjermaninë Perëndimore.

Libia u bë përgjegjëse për sulmin terrorist në një klub nate në Berlinin Perëndimor, të frekuentuar nga personeli ushtarak amerikan, ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 155 të tjerë. Shtetet e Bashkuara reaguan me shpejtësi, duke bombraduar objektivat ushtarake në Libi, përfshirë kompleksin e Gadhafit në Tripoli. Presidenti Ronald Reagan e quajti Gaddafin “qeni i çmendur i Lindjes së Mesme”.

Pas më shumë se 40 vitesh në pushtet, regjimi i tij filloi të bjerë në shkurtin e vitit 2011, kur në vend shpërthyen protestat anti-qeveritare. Gaddafi u zotua të shtypë revoltën, dhe urdhëroi një kundërpërgjigje të dhunshme ndaj demonstruesve. Megjithatë, në muajin gusht forcat rebele, me ndihmën e NATO-s, vunë nën kontroll Tripolin dhe krijuan një qeveri kalimtare. Gaddafi u fsheh përkohësisht, por më 20 tetor 2011, ai kapet dhe ekzekutohet nga forcat rebele.

20 Tetor 1944 – Dy depozita të gazit të lëngshëm shpërthejnë në Klivlend të Ohajos në SHBA, duke vrarë 130 njerëz dhe plagosur 250 të tjerë. Flaka gjigante shkoi deri në 2.500 metra lartësi. Çdo gjë në një rreze prej 800 metrash u shkatërrua plotësisht. Shpërthimi rrënoi 2 fabrika, 79 shtëpi në zonën përreth, dhe më shumë se 200 automjete. Fatura e përgjithshme e dëmeve, i tejkaloi 10 milionë dollarë me kursin e kohës.

20 Tetor 1097 – Nis rrethim i Antiokisë, qytetit bizantin të zotëruar nga myslimanët gjatë Kryqëzatës së Parë të viteve 1097-1098. Rrethimi zgjati gati 8 muaj, gjatë të cilave kryqtarët u detyruan të përballeshin dy ushtri të mëdha myslimane. Antiokia ishte aq e madhe, saqë kryqtarët nuk kishin trupa të mjaftueshme për ta rrethuar atë plotësisht, dhe për rrjedhojë ajo qenë gjendje të qëndronte pjesërisht e furnizuar nga jashtë.

20 Tetor 1827 – Gjatë Luftës Greke për Pavarësi, një armatë e kombinuar turke dhe egjiptiane shkatërrohet nga një forcë detare aleate britanike, franceze dhe ruse në Betejën e Navarinos. Në vitin 1821, kryengritjet e para nacionaliste nga ana e grekëve kundër pushtuesve turq, shkaktuan një valë simpatie në Britani dhe Francë, traditat kulturore të të cilave ruanin respekt për vlerat antike helene.

20 Tetor 480 P.E.S – Grekët mundin ushtrinë persiane në betejën detare të Salaminës.

20 Tetor 1941 – Ushtarët gjermanë vrasin më shumë se 2.700 civilë serbë në Kragujevac, gjatë një operacioni ndëshkimor për sulmin kryengritës në Gornji Milanovac, që shkaktoi vdekjen e 10 ushtarëve gjermanë dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

20 Tetor 1945 – Egjipti, Siria, Iraku dhe Libani formojnë Lidhjen Arabe, për të qenë një front i bashkuar kundër krijimit të një shteti hebre në Palestinë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 20 tetor?Retroretrospektive

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 20 tetor 2017

Shtypi nga bota, 20 tetor 2017

Shtypi i ditës, 20 tetor 2017

Shtypi i ditës, 20 tetor 2017

Sërish drogë drejt Italisë/ Kapet gomonia me 1.5 ton marijuanë, dy shqiptarë në pranga

Sërish drogë drejt Italisë/ Kapet gomonia me 1.5 ton marijuanë, dy shqiptarë në pranga

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Qeveria shkurton fondet për Arsimin dhe Shëndetësinë, rriten për infrastrukturën
Aktualitet

Qeveria shkurton fondet për Arsimin dhe Shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

by mirseda
09:08 | 08/07/2025
0

Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më...

Zjarri në malin e Dukatit vijon prej dy ditësh/ Terreni pengon ndërhyrje

Zjarri në malin e Dukatit vijon prej dy ditësh/ Terreni pengon ndërhyrje

08:53 | 08/07/2025
Misteri mbi trupin e dekompozuar të gjetur në Kolonjë, ja për çfarë dyshohet

Misteri mbi trupin e dekompozuar të gjetur në Kolonjë, ja për çfarë dyshohet

08:46 | 08/07/2025
Salianji kërkon lirim me kusht, sot seanca në Fier

Salianji kërkon lirim me kusht, sot seanca në Fier

08:38 | 08/07/2025
“Këmbimi Valutor Sot: Kursi i Valutave Kryesore dhe Luhatjet e Tjera”

“Këmbimi Valutor Sot: Kursi i Valutave Kryesore dhe Luhatjet e Tjera”

08:35 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com