Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 2 qershor?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 2 qershor?

1098 – Kryqëzata e parë: Rrethimi i Antiokit përfundon ndërsa forcat e kryqëzatës marrin qytetin, pas një rrethimi që zgjati 7 muaj. Objektivi i ardhshëm i kryqtarëve ishte Jeruzalemi. Marrja e Jeruzalemit ndodhi në verën e vitit tjetër, 1099. Mbretëria e Jeruzalemit u krijua. Por kjo nuk u dha fund kryqëzatave, ndërsa kryqtarët kërkonin largimin e muslimanëve jo vetëm nga Jeruzalemi, por nga gjithë rajoni – Kryqëzatë e dytë do të ndërmerrej në vitin 1147.

1848 – Në Pragë, hapet Kongresi sllav. Kjo mendohet të jetë hera e parë që përfaqësues nga të gjithë sllavët e Evropës Qendrore mblidhen në një takim. Kongresi kishte për qëllim të bëhej një shfaqje e qëndresës sllave ndaj nacionalizmit gjerman. Kongresi i Pragës, thonë historianët, shënon fillimin e pansllavizmit që krijoi një lloj identitetit kombëtar sllav përballë nacionalizmit gjerman në rritje.

1886 – Presidenti amerikan Grover Cleveland martohet me Frances Folsom në Shtëpinë e Bardhë, duke u bërë presidenti i vetëm që martohet në rezidencën ekzekutive.

1904 – Në Freidorf, pranë Timisoarës, Rumani, lindi Johnny Weissmuller. Erdhi në Amerikë kur ishte 3 vjeç; u rrit në xhungël asfalti të Çikagos, për të arritur kulmin e famës në xhungël tropikale; luajtur rolin e Tarzanit më shumë se çdo aktor tjetër gjatë dekadës të filmave Tarzan (1932-1942). Para se të bëhej yll në Hollywood, Weissmuller kishte qenë një atlet yll – fitues i 5 medaljeve ari në not në Lojrat Olimpike 1924 dhe 1928. Vdiq më 1984 në Akapulko, Meksikë, ku ndodhej për të xhiruar një film të fundit. Përcjellja në varr u shoqërua me 3 britmat e tij karakteristike nga filmi Tarzan – Kjo ishte një nga porositë që la para se të vdiste.

1896 – Guglielmo Marconi aplikon për një patentë për shpikjen e tij më të re, radion. Markez Guglielmo Marconi (1874-1937, shpikës italian; zhvilloi sistemin e telegrafisë, dhe ndau çmimin Nobel për Fizikë më 1909 me fizikantin Karl Ferdinand Braun për kontributin në këtë teknologji. Ishte përkrahës i ideve fashiste dhe i mbrojti ato. Vdiq më 1937.

1910 – Charles Rolls, bashkë-themelues i firmës Rolls – Royce, bëhet njeriu i parë që kryen kalimin e dyfishtë të kanalit anglez me aeroplan.

1924 -Presidenti amerikan Calvin Coolidge nënshkruan në ligj Aktin për dhënien e shtetësisë të gjithë amerikanëve autoktonë (indigjendë a indianë) të lindur brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara.

1946 – Lindja e Republikës Italiane: Në një referendum, italianët votojnë për ta kthyer Italinë nga një monarki në Republikë. Pas referendumit, Mbreti Italian Umberto II ikën në mërgim.

1955 -Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia nënshkruajnë deklaratën e Beogradit për normalizimin e marrëdhëniet të ndërprera që nga viti 1948.

1962 – “Beteja e Santiagos” është emri që iu dha ndeshjes së futbollit Kili–Itali për kualifikim në kampionatin botëror 1962. Policisë iu desh të ndërhyjë shumë herë për të ndalur përleshjet në fushë mes lojtarëve kilianë dhe italianë në një nga lojërat më të dhunshme në historinë e futbollit. Arbitër ishte britaniku Ken Aston, i cili më vonë do të shpikte kartonin e verdhë dhe të kuq për të dënuar lojtarët në raste të ngjashme dhune në lojë. Ndeshja përfundoi 2–0 për Kilin, ndërsa shtypi botëror do ta cilësonte ngjarjen si shfaqjen më idiotike, më të tmerrshme, më të neveritshme dhe më të turpshme në historinë e futbollit.

1979 – Papa Gjon Pali II fillon vizitën zyrtare në atdheun e tij, Poloni, duke u bërë Papa i parë që lejohej të vizitonte një vend komunist.

1979 – SHBA; Komisioni i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve (HSCA) lëshon raportin përfundimtar mbi vrasjen e presidentit Xhon Kenedi (1963). Raporti thotë se vrasja “mund të ketë qenë” rezulat i një komploti, por komisioni nuk ishte në gjendje për të përcaktuar motivet dhe pjesëmarrësit në të. Hapja e dosjeve të HSCA-së në vitet 1990, ofroi argumente për përkrahësit e teorisë të komplotit, se komisioni nuk kishte përfillur dëshmitë mjekësore, si dhe lidhjet e Lee Harvey Oswaldit me agjenci zbulimi; dhe udhëtimin e tij misterioz në kryeqytetin meksikan para se të ndodhte vrasja e Kenedit – Historianë thonë se vrasja e Oswaldit vetëm dy ditë pas vrasjes së Kenedit, la pa përgjigje shumë pyetje.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 2 qershor?retrospektive

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Mashtrimi i gjigandit “AUDI”; Program ilegal për manipulim të testeve të ndotjes

Mashtrimi i gjigandit “AUDI”; Program ilegal për manipulim të testeve të ndotjes

Rama e nis ditën nga Gjirokastra, thumbon sërish LSI-në

Rama e nis ditën nga Gjirokastra, thumbon sërish LSI-në

Filipine, 36 të vdekur në një kazino; Dyshohet për akt terrorist

Filipine, 36 të vdekur në një kazino; Dyshohet për akt terrorist







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

by mirseda
13:01 | 09/02/2026
0

Shkëlqim Hajdari ka marrë detyrën zyrtarisht si Prefekti i ri i Tiranës. Në fjalën e mbajtur ai...

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com