Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 17 tetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 17 tetor?

17 Tetor 1973 – Shtetet e OPEC shpallin embargon e naftës

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), vë në zbatim atë që e quan “diplomacia e naftës”:Çdo komb që kishte mbështetur Izraelin në “Luftën e Yom Kippur-it” kundër Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë, ndalohej të blinte naftë nga vendet e kësaj organizate. Kriza energjitike që shkaktoi kjo embargoi, shënoi fundin e epokës së naftës së lirë, ndësa vetëm Bursa e Nju Jorkut pësoi 97 miliardë dollarë humbje.

Nga ana tjetër, embargoja shkaktoi fillimin e një prej recesioneve më të rënda ekonomike, që kishin përjetuar ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Në mesin e vitit të vitit 1973, edhe para embargos së OPEC-ut, një krizë amerikane e naftës ishte në horizont:Rezervat e brendshme qenë të ulëta (rreth 52 miliardë fuçi, një furnizim 10-vjeçar); SHBA-të po importonin rreth 27 përqind të naftës bruto që i nevojitej çdo vit; dhe çmimet e naftës po rriteshin.

Lufta e vitit 1973 me Izraelin i përkeqësoi gjerat. Tradicionalisht, çmimet për një fuçi nafte vendoseshin nga vetë kompanitë e naftës, por në dhjetor, OPEC njoftoi rritjen e çmimit deri në 11.65 dollarë, ose 130 për qind më e lartë se ajo që ishte në tetor, dhe 387 përqind më e lartë se çmimi i një viti më parë. Njerëzit në SHBA, filluan të prisnin me orë të tëra në rradhë para pikave të furnizimit me karburant. Shitjet e makinave më të vogla dhe më ekonomike shënuan rekord.

17 Tetor 1961 – Policia franceze vret qindra protestues algjerianë në Paris

Policia e Parisit masakron më shumë se 200 algjerianë, që po marshonin në qytet në mbështetje të bisedimeve të paqes, për t’i dhënë fund luftës për pavarësinë e vendit të tyre kundër Francës.

Asokohe tensionet në kryeqytetin francez qenë në kulmin e tyre, për shkak të terroristëve algjerianë që shpërthenin vazhdimisht bomba që shënjestronin kryesisht forcat e sigurisë.

Në kundërpërgjigje, shefi i policisë së Parisit, Maurice Papon, urdhëroi një goditje ndaj komunitetit algjerian të Parisit, duke u shpjeguar oficerëve të tij se do të mbroheshin nga çdo akuzë për dhunë të tepruar.

Policia kontrolloi getot algjeriane për zbulimin e terroristëve, duke vrarë një numër algjerianësh të pafajshëm para se t’i kthenin armët e tyre mbi një grup prej 30.000 protestuesish që sfiduan gjendjen e shtetrrethimit, dhe u mblodhën pranë lumit të Senës mbrëmjen e 17 tetorit. Të nesërmen policia publikoi një deklaratë zyrtare, ku flitej për 3 persona të vdekur dhe 67 të plagosur, një shifër që përgjithësisht u hodh poshtë nga dëshmitarët okularë, që panë sesi dhjetëra trupa të pajetë pluskonin mbi Senë.

Në vitin 1981, u zbulua se Maurice Papon kishte bashkëpunuar me nazistët gjatë pushtimit gjerman të Francës, dhe kishte qenë i detyruar të jepte dorëheqjen nga posti i tij 3-vjeçar si ministër i Buxhetit në kabinetin qeveritar kolaboracionist të Vishisë. Papon, dyshohej gjithashtu se kishte ndihmuar në deportimin e qindra hebrenjve francezë në kampet naziste të vdekjes.

Pas shmangies së gjykimit për 17 vjet me rradhë, Papon u shpal fajtor për “pjesëmarrje në krimet kundër njerëzimit” në vitin 1998, dhe u dënua me 10 vjet burg. Gjatë gjykimit të tij, u shfaqën dokumente rreth masakrës së vitit 1961 në Paris, që pranonin se policët e Papon kishin vrarë shumë më tepër algjerianë se sa ishte pranuar më herët zyrtarisht.

17 Tetor 1797- Nënshkruhet Traktati i Campo Formio-s

Traktati i Campo Formio ose Paqja e Campo Formio-s u nënshkrua më 17 tetor 1797 nga Napoleon Bonapart dhe Konti Ludvig von Kobenzl, si përfaqësues të Francës dhe Austrisë.

Ai shënoi rënien e Koalicionit të Parë, përfundimin me fitore të fushatave të Napoleonit në Itali, dhe fundin e fazës së parë të Luftërave Napoleonike.

Përtej klauzolave ​​të zakonshme të “paqes së fortë dhe të pacanueshme”, traktati kaloi një numër territoresh austriake në duart e francezëve. Vendet e lëshuara përfshinin Holandën Austriake (Belgjika e sotme) dhe ishujt të caktuar në Mesdhe, duke përfshirë Korfuzin dhe ishujt e tjerë në Adriatik.

Venecia dhe territoret e saj u ndanë midis dy shteteve:Venecia, Istria dhe Dalmacia iu dorëzuan perandorit austriak. Austria e njohu Republikën Cisalpine dhe Republikën e Ligurisë të sapokrijuara dhe të formuara nga territoret gjenoveze, si fuqi të pavarura.

17 Tetor 1989- Një tërmet i fortë godet San Franciskon në SHBA

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi San Franciskon që nga katastrofa e vitit 1906, ndodhi në orën 5:04 të mëngjesit dhe zgjati vetëm 15 sekonda, me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter. Lëkundja e fortë shkaktoi vdekjen e 63 personave, dhe plagosjen e më shumë se 3.000 të tjerëve, në një kohë që u dëmtuan më shumë se 100.000 ndërtesa.

17 Tetor 1814 – Përmbytja e birrës në Londër

Përmbytja e birrës në Londër ndodhi më 17 tetor 1814 në famullinë Shën Xhill. Një depozitë që përmbante 610 mijë litra birrë shpërtheu papritmas, duke shkaktuar shpërthimin e një depozite tjetër aty pranë. Për pasojë, 1 milionë e 470 mijë litra birrë vërshuan rrugëve. Vala e birrës shkatërroi tërësisht dy shtëpi aty pranë, duke vrarë 8 njerëz, ndërsa një person vdiq të nesërmen si pasojë e helmimit nga alkooli.

17 Tetor 1244 – Kryqëzata e Gjashtë përfundon kur një ushtri egjiptiane, thuajse e asgjëson ushtrinë franceze në Gaza.

17 Tetor 1815 – Napoleon Bonaparti mbërrin në ishullin e Shën Helenës në Atlantikun e Jugut, ku ai është dënuar të jetojë në mërgim nga Aleatët.

17 Tetor 1931- Mafiozi i njohur italo-amerikan, Al Capone, shpallet fajtor për evazion fiskal. Një javë më vonë, ai dënohet me 11 vjet burg, dhe 50 mijë dollarë gjobë.

17 Tetor 1994 – Gazetari rus, Dmitry Kholodov, vritet gjatë kohës që po hetonte korrupsionin në rradhët e ushtrisë. Vrasja e tij, i hapi rrugën një seri vrasjesh të gazetarëve në Rusi.

17 Tetor 2001 – Rehavam Ze’evi, ministër i Turizmit në Izrael, dhe themeluesi i partisë së krahut të djathtë Moledet, vritet nga një anëtar i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës.

17 Tetor 1979 – Nënë Terezës i jepet Çmimi Nobel për Paqen, për ndihmën e saj ndaj të varfërve dhe të braktisurve në Kalkuta të Indisë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 17 tetor?retrospektive

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 17 tetor 2017

Shtypi nga bota, 17 tetor 2017

VIDEO/ Kokainë, armë dhe municion në shtëpi; arrestohet shkodrani (EMRI)

VIDEO/ Kokainë, armë dhe municion në shtëpi; arrestohet shkodrani (EMRI)

Flet Basha pas fitores: Dera e PD-së, e hapur për ata që humbën rrugën

Basha paralajmëron skandalin: Tahiri i lidhur me trafikun e drogës, së shpejti publikohen provat!

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur
Bota

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

by mirseda
20:42 | 04/08/2025
0

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në autostradën A1 në seksionin Valdarno midis Arezzos dhe Firences në...

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

17:15 | 04/08/2025
Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

17:10 | 04/08/2025
Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

16:56 | 04/08/2025
Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

15:27 | 04/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com