Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 15 gusht?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 15 gusht?

1118 – Vdiq Aleks I Komneni, perandor i Bizantit; kishte ardhur në fron më 1081, zmbrapsi normanë e osmanë; themeloi dinastinë Komnenian, por nuk arriti t’i rikthejë perandorisë lavdinë e dikurshme. Aleksi mbrojti kishën e krishtere ortodokse lindore, por nuk hezitoi të konfiskojë pasuritë e saj kur kishte nevojë financiare. Ishte thirrja i tij për mbështetjen perëndimore në vitin 1095 që u bë faktor që Papa Urban II të ndërmerrte Kryqëzatën e Parë. Marrëdhëniet e Aleksit me kryqtarët ishin të vështira, dhe nga viti 1097 e deri sa vdiq, ata u bënë problemi kryesor i politikës së tij të jashtme.

1461 – Perandoria e Trebizondit iu dorëzua forcave të Sulltan Mehmetit II. Kjo është konsideruar nga disa historianë si fundi i vërtetë i Perandorisë Bizantine. Perandori David mërgoi dhe më pas u gjet i vrarë.

1769 – Lindi në ishull, vdiq ishull; Në Korsikë lindi Napoleon Bonaparti – shpejt u rrit në radhët e ushtrisë gjatë Revolucionit Francez (1789-1799). 

Pasi mori pushtetin politik me anë të grusht shtetit më 1799, e kurorëzoi veten perandor më 1804. Mendjemprehtë, ambicioz dhe strateg i aftë ushtarak; zhvilloi me sukses luftën kundër koalicioneve të ndryshme të vendeve të Evropës, duke zgjeruar perandorinë e tij. Por pas një pushtimi katastrofik të Rusisë në vitin 1812, edhe pse i këshilluan të kundërtën, Napoleoni u largua nga froni më 1814, dhe u internua në ishullin Elba. Në vitin 1815, u kthye për pak kohë në pushtet në fushatën 100 ditëshe. Pas një humbje të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleoni hoqi dorë edhe një herë nga froni i perandorit, dhe u internua në ishullin e largët të Shën Helenës, ku vdiq 51 vjeç.

1519 – Themelohet qyteti i Panamasë nga eksploruesi spanjoll Pedro Arias Davila. Qyteti ishte pika e fillimit për ekspeditën spanjolle që pushtoi Perandorinë Inkase në Peru. Panamaja u bë një pikë ndalesë në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në historinë e kontinentit amerikan, përmes të cilës kaloi pjesa më e madhe e arit dhe argjendit që Spanja mori nga Amerika. Vetë fjala ‘Panama’ do të thotë në gjuhën e banorëve autoktonë “vend me shumë peshq’. Më 1671, qyteti Panama u shkatërrua kur pirati Henry Morgan zbarkoi dhe i vuri zjarrin. Qyteti u rindërtua dy vjet më vonë, më 1673, në një truall 8 km nga vendi fillestar.

1877 – Shpikësi amerikan Thomas Edison sugjeron përdorimin e shprehjes “Hello” si pëgjigje në telefon, në vend të “Ahoy” siç ishte sugjeruar nga shpikësi Aleksandër Graham Bell.

1914 – Lufta e Parë Botërore; Sekretari amerikan i shtetit William Jennings Bryan, në një letër për bankierin JP Morgan, deklaron se kreditë e dhëna prej tij për secilën nga palët ndërluftuese në Evropë cënojnë neutralitetin e Shteteve të Bashkuara.

1944 – Marshalli gjerman von Kluge zhduket për 12 orë. Kur u kthye, ai tha se kamioni me radiotransmetuesin u shkatërrua nga predhat, dhe ai kishte qendruar i fshehur në një hendek. Por Hitleri mendoi se marshalli i tij mund të ishte takuar me aleatët, në përpjekje për të përgatitur një dorëzim. Më 17 gusht, Kluge u shkarkua nga detyra dhe u thirr në Berlin, ku iu ofrua alternativa e marrjes së kapsulës cyanide, ose ekzekutimi nga trupat SS; ai zgjodhi të parën dhe u vetë-helmua. Në një letër lamtumire për Hitlerin, Kluge shkroi: “Fuehrer im, largohem prej teje, si një person që ka qëndruar më afër jush se sa ju keni menduar, ndjej se e kam bërë detyrën time në maksimum.” Thuhet se Hitleri e lexoi letrën dhe nuk bëri asnjë koment.

1945 – SHBA; merr fund racionimi i karburantit, i vendosur gjatë kohës së Luftës së dytë Botërore.

1947 – India shpall pavarësinë nga Britania e Madhe, pjesa islamike e territorit bëhet Pakistan që do të thotë ‘Tokë e Pastër’.

Tags: 15 gushtcfare ka ndidhurMarshalli gjerman von KlugePerandoria e TrebizonditShpikësi amerikan Thomas EdisonThemelohet qyteti i PanamasëVdiq Aleks I Komneni

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 15 gusht 2017

Shtypi i ditës, 15 gusht 2017

Në Nivicën e humbur që tenton të kthehet në një pikë turistike

Në Nivicën e humbur që tenton të kthehet në një pikë turistike

Shtypi nga bota, 15 gusht 2017

Shtypi nga bota, 15 gusht 2017







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com