Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 14 shtator?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 14 shtator?

14 Shtator 1321- Vdes shkrimtari i madh italian Dante Alighieri

Rreth vitit 1320, shkrimtari i kryeveprës botërore “Komedia Hyjnore”, Dante Aligheri u zhvendos të jetonte në Ravena, ku dhe vdiq më 14 shtator të vitit 1321. Trupi i tij u varros në kishën e San Franciskos. Menjëherë pas vdekjes së tij, Dante u akuzua për Averroizëm (ndikim nga mendimtari arab Averroe) dhe libri i tij “Mbi monarkinë”, u dogj me urdhër të Papa Gjonit XXII.

Murgjit françeskanë i fshehën eshtrat e Dantes, deri kur Papa Leoni X vendosi në vitin 1519 t’ia dorëzojë në Firence Michelangelo-s, i cili planifikoi ndërtimin e një varri madhështor. Eshtrat e Dantes u zhvendosën sërish në vitin 1677, dhe në vitin1865 disa punëtorë ndërtimi i rizbuluan ato aksidentalisht.

Në 1315, Firence u detyrua nga Uguçione della Faggiuola (oficeri ushtarak që kontrollonte qytetin) të shpallte një amnisti për njerëzit e dëbuar prej andej, duke përfshirë edhe vetë Danten. Por Firence kërkoi që të mërguarit të paguanin paraprakisht një shumë parash, dhe të bënin një pendesë publike.

Dante refuzoi, duke preferuar të qëndronte në mërgim. Kur Uguçione mposhti Firencen, dënimi me vdekje i Dantes u ndërrua në arrest shtëpiak, me kushtin që ai të shkonte në Firence për t’u betuar se s’do të hynte më kurrë sërish në qytet. Dante nuk pranoi të shkonte. Dënimi i tij me vdekje u konfirmua, dhe u shtri edhe për fëmijët e tij.

Shkrimtari shpresoi deri në fund të jetës se mund të ftohej sërish në Firence, por me kushte të drejta. Për Danten, dëbimi qe pothuajse një formë vdekjeje, duke e larguar atë nga identiteti dhe trashëgimia e tij. Princi Guido Novello da Polenta e ftoi Aligherin të jetonte në Ravena në vitin 1318, ftesë që ai e pranoi.

Atje ai përfundoi “Parajsën”, pjesën e tretë dhe të fundit të Komedisë Hyjnore dhe vdiq në vitin 1321 (në moshën 56 vjeçare), teksa ishte duke u kthyer në Ravenë nga një mision diplomatik në Venecia, ndoshta nga malaria që kishte marrë në qytetin e famshëm.

14 Shtator 1638- Vdes John Harvard, bamirësi i universitetit më të famshëm sot në botë

Më 14 shtator 1638, u nda nga jeta John Harvard, një klerik 31-vjeçar nga Charlestoën, Masachusetts, duke ia lënë bibliotekën e tij dhe gjysmën e pasurisë së tij një kolegji të zonës.

Kjo dhuratë i mundësoi shkollës të garantonte ekzistencën e saj afatgjatë. Për nder të bamirësit të saj të parë, shkolla mori emrin Harvard College.

E themeluar nga Gjykata e Përgjithshme e Massachusetts në vitin 1636, Harvardi është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga një kolegj prej vetëm 9 nxënësish dhe një mësuesi, ai u bë një universitet me famë botërore me mbi 18.000 të diplomuar çdo vit, dhe me një staf prej 2.000 pedagogësh dhe profesorësh, duke përfshirë edhe shumë laureate të çmimit Nobel. I gjendur pak kilometra në perëndim të qytetit të Bostonit, kampusi kryesor i Harvardit përfaqëson një nga peizazhet më të bukura të vendit. Me një fond vjetor prej 11 miliardë dollarësh, ky universitet është më i pasuri në botë.

14 Shtator 1812 – Napoleoni hyn në Moskë

Një javë pasi arriti një fitore të përgjakshme mbi ushtrinë ruse në betejën e Borodinos, ushtria e madhe e Napoleon Bonapartit, hyri në qytetin e Moskës. Moska ishte qëllimi i atij pushtimi, por qyteti ishte i shkretë, banorët dhe ushtarët vendas qenë larguar drejt lindjes.

Nuk kishte asnjë zyrtar carist për të nënshkruar paqen, dhe as dyqane apo magazine të mëdha ushqimore për t’i shpërblyer ushtarët francezë për marshimin e tyre të gjatë. Pastaj, pas mesnatës, shpërthyen zjarre masive në të gjithë qytetin, të ndezur mesa duket nga patriotët rusë, duke e lënë kësisoj ushtrinë gjigante franceze, pa asnjë mjet për t’i mbijetuar dimrit të egër rus që po vinte.

14 Shtator 1959 – Një raketë sovjetike rrëzohet mbi sipërfaqen e Hënës, duke u bërë objekti i parë i ndërtuar nga njeriu që prek satelitin e Tokës. Ngjarja u dha sovjetëve një avantazh afatgjatë në “garën hapësinore”. Uashingtoni përshëndeti ftohtë shkencëtarët sovjetikë për këtë arritje, në një kohë që paralajmëroi Moskën se dërgimi i flamurit rus në Hënë, nuk u jepte sovjetikëve asnjë të drejtë territoriale mbi trupin qiellor. Nga ana tjetër, SHBA-ja shtoi përpjekjet për të ngushtuar hendekun, dhe dalë në krye te kësaj gare.

14 Shtator1979- Vritet presidenti afgan Nur Muhammed Taraki. Ai e kishte marrë detyrën më pak se një vit më parë, ndërsa u ekzekutua me armë zjarri me urdhër të Hafizullah Aminit. Amin u bë president i vendit vetëm për 3 muaj, para se të vritej nga sovjetikët gjatë Operacionit “Stuhia-333”.

14 Shtator 1911 – Kryeministri rus, Pyotr Stolypin, plagoset për vdekje gjatë një atentati në operan e Kievit.

14 Shtator 1960 – Iraku, Irani, Kuvajti dhe Arabia Saudite formojnë OPEC-un.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 14 shtator?Retroretrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Etno Fest “Tradita vazhdon” vjen me edicionin e shtatë

Etno Fest “Tradita vazhdon” vjen me edicionin e shtatë

DETAJET/ Kërcënoi Hillary Clinton, arrestohet shqiptari Martin Shkreli

DETAJET/ Kërcënoi Hillary Clinton, arrestohet shqiptari Martin Shkreli

Ambasada Gjermane mohon rrijen e numrit të azilkërkuesve kosovarë

Ambasada Gjermane mohon rrijen e numrit të azilkërkuesve kosovarë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com