Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 14 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 14 korrik?

1789 – Revolucioni Francez: Në mëngjesin e kësaj dite, qytetarët e Parisit vërshuan drejt Bastijës, fortesë mesjetare dhe burg që përfaqësonte autoritetin mbretëror në qendër të Parisit. Burgu përmbante vetëm shtatë të burgosur në kohën e sulmit, por ishte simbol i shpërdorimeve të monarkisë: marrja Bastijës ishte ndezi Revolucionin. Në Francë, 14 korriku është festë publike, e quajtur Dita e Bastijës

1798 – SHBA: Akti i Trazirave bëhet ligj duke shpallur krim federal çdo shkrim, publikim ose deklaratë të rreme apo shpifje kundër qeverisë. Pjesë të këtij akti u zbutën ose u shfuqizuan më 1802.

1867 – Prodhuesi suedez i eksplozivit, Alfred Nobel, demonstron për herë të parë shpikjen e tij, dinamitin. Ai arriti të bëhej më i pasur por edhe famëkeq. Në vitin 1888, Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze. Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i shqetësuar se si do ta kujtonin kur të vdiste, vendosi të linte pas diçka që të kujtohej për të mirë.

Alfred Nobel ishte i interesuar personalisht në mjekësi eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej një çmim për përparime përmes zbulimeve shkencore në laboratore “për të mirën e mbarë njerëzimit”, krahas çmimeve për Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe (Çmimi për Ekonomi u krijua nga Akademia Suedeze e Shkencave më 1969 për nder të Nobelit, dhe quhet Çmim Nobel për ekonomi edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel.)

1933 – Në Gjermani, dalin jashtë ligjit të gjitha partitë politike, me përjashtim të Partisë Naziste.

1948 – Palmiro Togliatti, kreu i Partisë Komuniste italiane, qëllohet dhe plagoset në afërsi të Parlamentit në Romë. Togliatti u qëllua tre herë, duke u plagosur rëndë. Italia u përfshi nga kriza politike dhe nga një grevë të përgjithshme. Lindur në Xhenova në 1893, Togliatti filloi jetën e tij politike në Partinë Socialiste italiane para fillimit të Luftës së Parë Botërore. Ai mori pjesë në luftë ku u plagos; kur u kthye, u bë anëtar i grupit të Antonio Gramshit dhe anëtar themelues i Partisë Komuniste. Kur Gramshi u burgos nga Benito Musolinit, Toliati u bë kryetar i Partisë Komuniste. Biografët argumentojnë se Togliatti ishte mbi të gjitha stalinist dhe ndoqi direktivat e diktatorit. Stalini e detyroi Partinë komuniste italiane për të punuar kundër Planit Marshall, pavarësisht nga humbja e mbështetjes së shumë prej votuesve italianë të cilët e donin ndihmën amerikane. Togliatti vdiq, ndërsa ndodhej për pushime në Jaltë, më 1964.

1969 – Luftë Futbolli: Hondurasi humb një ndeshje me Salvadorin. Si pasojë, trazira shpërthen në Honduras kundër punëtorëve migrantë salvadorianë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 14 korrik?Retro

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kapen 700 kg kanabis në Kavajë, trafikantët i ikin policisë

Kapen 700 kg kanabis në Kavajë, trafikantët i ikin policisë

Konkurrojnë 12 mijë maturantë në Universitetin e Prishtinës, ja sa do të pranohen

Konkurrojnë 12 mijë maturantë në Universitetin e Prishtinës, ja sa do të pranohen

60 të vdekur dhe 2 milionë njerëz të pastrehë nga përmbytjet në Indi

60 të vdekur dhe 2 milionë njerëz të pastrehë nga përmbytjet në Indi







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com