Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 13 shtator?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 13 shtator?

13 Shtator 1993 – Nënshkruhet Marrëveshja e Oslos mes Izraelit dhe Palestinës

E njohur gjithashtu si Deklarata e Parimeve mbi Marrëveshjet e Përkohshme të Vetëqeverisjes, kjo marrëveshje ndihmoi në krijimin e vetëqeverisjes së përkohshme palestineze, ose të Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA), që kërkoi tërheqjen e Forcave Mbrojtëse të Izraelit nga Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës.

13 Shtator 1974 –Sulmohet ambasada franceze dhe rrëmbehet ambasadori në Hagë të Hollandës

Tre anëtarë të Ushtrisë së Kuqe Japoneze (JRA), një grup militant komunist që u formua në Liban, sulmoi ambasadën franceze në Hagë dhe rrëmbeu 10 pengje, duke përfshirë edhe vetë ambasadorin francez. Rrethimi përfundoi pasi u plotësuan kërkesat e militantëve për lirimin e një anëtari tjetër të JRA-së, parave dhe një avioni për t’u larguar.

13 Shtator 1999 – Moska tronditet nga sulm i rëndë terrorist

Fushata e bombardimeve terroriste, vazhdoi me një sulm që shkaktoi 100 të vrarë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, gjatë shpërthimeve të forta në një apartament në rrethinat e kryeqytetit rus. Ky ishte bombardimi i katërt në 2 javë, duke e çuar numrin e viktimave në 300. Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për sulmim, por shumë njerëz fajësuan grupimet guerile islamike.

13 Shtator 1899 –Në SHBA regjistrohet aksidenti parë automobilistik me pasoja fatale

Henry H.Bliss u godit nga një taksi në momentin që po kalonte në qytetin e Nju Jorkut. Ai vdiq të nesërmen për shkak të plagëve të marra.

13 shtator 1922-Turqit sulmojnë kishat dhe shtëpitë e grekërve në Stamboll

Pas fitores së ushtrisë turke në Stamboll kundër forcave greke, turmat të mëdha qytetarësh turq dolën nëpër rrugët e qytetit dhe filluan të sulmojnë kishat dhe shtëpitë e banorëve grekë, duke i shkatërruar ato. Ushtria ndërhyri shpejt për të rivendosur rendin. Përhapja e sëmundjeve të Tifos dhe Murtajës po mbërrinte përmasa epidemike, por autoritetet këmbëngulën se nuk dëshironin asnjë ndihmë mjekësore nga vendet fqinje.

13 Shtator 1949 – Qeveria komuniste në Çekosllovaki arrestoi 15 priftërinj katolikë. Ata akuzoheshin për zotërimin e një radiostransmetuesi, në funksion të një rrjeti sekret komunikimi. Autoritetet besonin se priftërinjtë po planifikonin trazira politike, por këta të fundit pretendonin se pajisja u duhej vetëm për të qenë në kontakt me priftërinjtë e tjerë në vend.

13 Shtator 1956-  Në SHBA, kompania IBM prodhon hard-diskun e parë në botë

IBM prezanton hard diskun e parë në botë “IBM 305”, që mund të ruante 5 megabajt të dhëna. Sa për ta krahasuar me sot, një USB moderne ruan 2 ose më shumë (400 herë më shumë se hard disku i 51 viteve më parë). Hard-disku i parë peshonte mbi 1 ton, dhe kishte nevojë për një makineri për t’u zhvendosur.

13 Shtator 1961- SHBA nis testet bërthamore nëntokësore

Pas zhvillimit të shumë testeve bërthamore nga ana e bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara rifilluan testimin nëntokësor të armëve bërthamore. Një nga superbombat e testuara gjatë 10 ditëve që pasuan do të ishte rreth 200 herë më e fuqishme sesa bomba e hedhur në Nagasaki të Japonisë, ose 2 milionë ton TNT.

13 Shtator 1988 – Kuba akuzon SHBA-në për komplot ndaj diplomatit të saj në Londër

Një diplomat kuban hapi zjarr në një rrugë të populluar të kryeqytetit britanik Londër, për shkak të një komploti të supozuar amerikan për ta detyruar atë të dezertonte, tha qeveria e tij. Nga të shtënat në Baysëater, një person mbeti i plagosur lehtë. Qeveria britanike e dënoi sjelljen e atasheut tregtar të Kubës, Medina Perez, dhe e dëboi atë nga vendi, së bashku me ambasadorin kuban, Oscar Fernandez-Mell. Policia tha se i plagosuri ishte një anëtar i shërbimeve të sigurisë së Mbretërinë e Bashkuar dhe jo CIA-s. Por zyrtarët në Havanë këmbëngulën se Perez po tentohej të shantazhohej për ta detyruar të tradhtonte vendin.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 13 shtator?Retroretrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 13 shtator 2017

Shtypi nga bota, 13 shtator 2017

Shkatërroi Floridan, uragani Irma godet edhe Xhorxhian

Shkatërroi Floridan, uragani Irma godet edhe Xhorxhian

EMRAT/ Po vidhnin naftë në eskavator, kapen në flagrancë 3 të rinj në Tiranë

EMRAT/ Po vidhnin naftë në eskavator, kapen në flagrancë 3 të rinj në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe
Aktualitet

“Me zemër në Prishtinë”, Presidenti Begaj “bekon” Kosovën para finales së madhe

by mirseda
19:04 | 31/03/2026
0

Kosova do të presë në shtëpi Turqinë, në finalen e Play off të Botërorit. Presidenti i Republikës...

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para Kosovë-Turqi

18:50 | 31/03/2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

18:34 | 31/03/2026
“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje”/ Ambasada Amerikane: Themel për sovranitetin digjital

“Siguria kibernetike nuk është zgjedhje”/ Ambasada Amerikane: Themel për sovranitetin digjital

18:23 | 31/03/2026
“Jemi me ju djema”/ Vjosa Osmani për Kosovë–Turqi: Simbol i guximit, me Dardanët gjithmonë!

“Jemi me ju djema”/ Vjosa Osmani për Kosovë–Turqi: Simbol i guximit, me Dardanët gjithmonë!

17:44 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com