Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 11 maj?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 11 maj?

330 – Kostandinopoja (ish Bizanti) bëhet kryeqyteti i Perandorisë Romake. Përfundimisht, kjo perandori Lindore e Orthodhoksisë së krishterë e njohur si Perandoria Bizantine do të tkurrej në vetëm kryeqytet me rrethinat e saj – dhe do të binte nën Perandorinë Osmane në betejën historike të vitit 1453. Qyteti mori emrin Stamboll. Më pas u bë kryeqyteti i katërt dhe i fundit i Osmanëve deri në rënien e kësaj perandorie në vitin 1923, kur u zëvendësua me Republikën e Turqisë dhe me Ankaranë si kryeqytet.
1310 – Paris, Francë, 54 pjesëtarë të urdhrit të Kalorësve Tempullarë u dogjën në turrën e druve si heretikë. Fushata e përndjekjes së tyre vazhdoi Sot, ndërsa shumica e historianëve pajtohen se Kalorësit Tempullarë u shpërbënë plotësisht 700 vjet më parë, disa njerëz besojnë se Urdhri kaloi në ilegalitet dhe vazhdon të mbetet në ekzistencë. Në shekullin e 18-të, organizata të caktuara, veçanërisht Freemasonët, ringjallën disa prej simboleve dhe traditave mesjetare të Kalorësve Tempullarë. Kohët e fundit, tregimet legjendare se tempullarët zbuluan Kupën me të cilën Jezusi piu verën në darkën e fundit (Holy Grail) kur ata morën Malin e Tempullit në Jeruzalem, kanë gjetur rrugën e tyre në libra dhe filma mjaft popullorë.
1751 – Në Pensilvani u krijua spitali i parë në 13 kolonitë britanike në Amerikë.
1812 – Vallëzimi Valc pushtoi sallonet e ballove angleze. Shumë vëzhgues të asaj kohe e konsideruan atë të neveritshëm dhe të pamoralshëm pasi dy persona, femër e mashkull, qëndronin thuajse ngjitur trup-më-trup kur kërcenin. Valci filloi mes fshatarëve në Bavari dhe Tirol, pastaj u përhap në Bohemi, Austri, kryesisht në fshatrat në periferi të qyteteve. Sot, Valci i shpejtë vjenez, i popullarizuar nga familja e kompozitorëve Shtraus, dhe Valci i ngadalshëm i stilit amerikan e ndërkombëtar janë jashtëzakonisht të përhapur mes vallzuesve të të gjitha moshave.
1858 – Minnesota pranohet si shteti i 32-të i SHBA-së. Shteti njihet si “Toka e 10.000 Liqeneve”, ndërsa emri Minesota është fjalë indiane vendase, për “ujë të pastër”.
1904 – Në Figueras, Spanjë, lindi Salvador Dali – artisti surrealist, piktor, skulptor, artist grafik, dhe projektues. Në vitin 1937 Dalí vizitoi Italinë dhe adoptoi një stil më tradicional arti, së bashku me pikëpamjet e tij politike (Dali ishte mbështetës i Frankos dhe fazhizmit). Ai shkoi në SHBA në vitin 1940; gjatë kësaj kohe iu përkushtua kryesisht vetë-publicitetit; pikturat e tij ishin shpesh mbi tema fetare (Kryqëzimi), edhe pse subjekte seksuale ishin gjithashtu mbizotëruese. Më 1955, Salvador Dali u kthye në Spanjë. Vdiq i vetmuar në vitin 1989.
1916 – Albert Einstein shpall Teorinë e përgjithshme të relativitetit – teori gjeometrike e gravitacionit dhe përshkrimi i tanishëm i gravitacionit në fizikën moderne. Teoria e Ajnshtajnit ka gjetur zbatime të rëndësishme astrofizike. Për shembull, ajo nënkupton ekzistencën e vrimave të zeza në të cilat hapësira dhe koha deformohen në mënyrë të atillë sa asgjë, madje as drita, nuk mund të shpëtojë.
1924 – Firma Mercedes – Benz formohet nga bashkimi i dy kompanive; Gottlieb Daimler dhe Karl Benz.
1949 – Siam ndryshoi emrin e saj në Tajlandë.
1953 – Kryeministri britanik Winston Churchill kritikon sekretarin amerikan të Shtetit John Foster Dulles për teorinë domino sipas së cilës nëse një vend bie nën sundimin komunist të gjithë të tjerët do të fillojnë të bien një nga një – më së shumti në Azi gjatë Luftës së Ftohtë. Kur Kina ra në duart e komunistëve, më 1949, SHBA-ja e përdori këtë zhvillim si arsye për të mbrojtur vendet e pafuqishme nga kërcënimi i komunizmit.
1960 – Agjentë të shërbimit sekret izraelit kapën nazistin Adolf Eichmann në Argjentinë. Eichman, anëtar i partisë naziste austriake, kryesoi zyrën austriake për emigracionin hebre (1938). Zelli në depërtimin e hebrenjve i sollën tij ngritjen në pozitë (1939) si shef i seksionit hebraik të Gestapos. Eichmann nxiti përdorimin e dhomave të gazit për shfarosjen masive të hebrenjve në kampet e përqendrimit, dhe mbikëqyri keqtrajtimin, dëbimin dhe vrasjen e miliona hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. I arrestuar nga aleatët në vitin 1945, ai mundi të arratisej dhe u vendos në Argjentinë. Agjentët e shërbimit të fshehtë izraelit e zbuluan në vitin 1960 në Argjentinë dhe e rrëmbyen duke e çuar në Izrael, ku Eichman u gjykua (1961) dhe u ekzekutua me varje për krime kundër popullit hebre dhe kundër njerëzimit.
2003 – 91% e votuesve lituanezë zgjedhin anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e bërë Lituaninë vendin i parë ish-sovjetik anëtar i BE-së.

 

Tags: 11 maj 2017retrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Evropa e nevojave të ndryshme

Evropa e nevojave të ndryshme

Objektivi i atentatit në Sarandë, si u shpëtoi 7 atentateve të tjera

Objektivi i atentatit në Sarandë, si u shpëtoi 7 atentateve të tjera

MAS njehsoi  400 diploma, ja si mund të aplikoni dhe ju

MAS njehsoi 400 diploma, ja si mund të aplikoni dhe ju







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

PD angazhon strukturat lokale për hartën e re territoriale, zbardhet udhëzimi drejtuar degëve
Aktualitet

PD angazhon strukturat lokale për hartën e re territoriale, zbardhet udhëzimi drejtuar degëve

by mirseda
15:15 | 09/04/2026
0

Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim të ri për angazhimin e strukturave të saj në diskutimet mbi...

Netanyahu nuk tërhiqet nga ofensiva: Izraeli do të sulmojë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

Netanyahu nuk tërhiqet nga ofensiva: Izraeli do të sulmojë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

15:13 | 09/04/2026
Takimi me sipërmarrësit, Rama me batuta: Këta demokratët me ne punojnë, me të tjerët protestojnë.

“Është kollaj të ngjiteni lart, por kur kalon 20 kate…”, Rama këshilla për sektorin e ndërtimit:

15:09 | 09/04/2026
Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail

Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail

15:07 | 09/04/2026
“Ndërtimi po sulmohet vazhdimisht”, Rama me sipërmarrësit: E futën në kornizën e krimit

“Ndërtimi po sulmohet vazhdimisht”, Rama me sipërmarrësit: E futën në kornizën e krimit

14:44 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com