Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 11 korrik?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 11 korrik?

1789 – Francë; Jacques Necker shkarkohet nga posti i ministrit të Financave; zhvillimi nxiti trazira të cilat dy ditë më vonë (14 korrik) do të sillnin sulmin ndaj kështjellës së Bastijës. Shkarkimi i Nekerit ishte provokuar nga mos marrja pjesë në një mbledhje ku mbreti Luigji i XVI do të mbante fjalim. Shkarkimi i ministrit zemëroi francezët, duke ngjallur zëra se mbreti kishte plane për të sulmuar Parisin apo për të arrestuar deputetët.

1798 – Rithemelohet Korpusi i Marinës i Shteteve të Bashkuara, në përgatitje për një luftë me Francën; Korpusi i marinës ishte shpërbërë pas luftës amerikane për pavarësi. Por në vitin 1798 – 1800 Shtetet e Bashkuara, në aleancë me Britaninë, kishin hyrë në konflikt, ose luftë të pashpallur apo luftë pirate, me Francën.

1804 – Një duel midis nën-presidentit amerikan Aaron Burr dhe ish-sekretarit të Thesarit, Alexander Hamilton, shkakton plagosjen rëndë të këtij të fundi, i cili vdes të nesërmen.

1889 – Themelohet qyteti Tijuana, Meksikë. Në dokumentet e para historike qyteti përmendet me emrat: La Tia Juana, Tiguana, Tiuana, Teguana, Tiwana, Tijuan, Ticuan, dhe Tijuana. Teoria e pranuar nga historianët është se toponimi Tijuana rrjedh nga një fjalë e gjuhës Kumeyaay – fis autokton – dhe do të thotë ‘bregdet, ndanëujë’. Etimologjia popullore shpjegon se emri Tijuana është bashkim i Tia dhe Juana, versionin spanjisht ‘Teze Juana’, etimologji e nxitur nga banorët për ta paraqitur Tijuanën si qytet mikpritës për turistët.

1919 – Dita 8-orëshe e punës dhe e diela pushim bëhet ligj për punëtorët në Holandë. Lëvizja për 8 orë punë në ditë është pjesë e historisë së hershme për festimin e Ditës së Punës dhe Ditës së 1 Majit mes shumë popujve dhe kulturave.

1920 – Me anë të një referendumi banorët e Prusisë Lindore vendosin të mbeten pjesë e Gjermanisë. Pas referendumit, turma gjermanësh filluan sulmet ndaj banorëve prusiano-lindorë polakë (priftërinj e politikanë), të cilët u dëbuan nga shtëpitë tyre.

1930 – Në Kajro, Egjipt, vdiq Andon Zako Çajupi, 64 vjeç, atdhetar, rilindas, poet romantik i madh midis De Radës e N. Frashërit.

 

1947 – Anija Exodus 1947 niset nga Franca për në Palestinën britanike. Shumica e emigrantëve ishin mbijetues të Holokaustit dhe ishin pajisur me dokumenta për të emigruar në Palestinë. Pas mbulimit të gjerë nga shtypi, marina mbretërore britanike e kapi anijen dhe i ktheu të gjithë pasagjerët në Evrope. Historianët thonë se Exodus 1947 ndihmoi për të bashkuar komunitetin hebre të Palestinës, si dhe thelloi dukshëm simpatinë ndërkombëtare për gjendjen e vështirë të të mbijetuarve të Holokaustit, duke shtuar mbështetje për idenë e një shteti hebre (Izrael).

1962 – Projekti Apollo: Në një konferencë shtypi, NASA shpall misionin për vajtje ardhje në Hënë. Dhe projekti Apollo ia arriti me sukses qëllimit, pavarësisht nga fillimi i keq më 1967, kur gjatë një provë nisjeje paraprake, zjarri shpërtheu në kabinën e anijes Apollo 1, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekuipazhit. Pas zbritjeve të para të njerëzve në Hënë (1969), plane u bënë për eksplorimin afatgjatë gjeologjik dhe astrofizikë; shkurtimet e buxhetit detyruan anulimin e disa prej tyre. Pesë nga gjashtë misionet arritën të kryenin ulje të suksesshme në Hënë, por Apollo 13 u pengua të ulej nga humbja e oksigjenit në anije. Ekuipazhi u kthye në Tokë në mënyrë të sigurt duke përdorur Sondën Hënore si “varkë shpëtimi”.

1995 – Masakra e Srebrenicës; këtë ditë ndodhi vrasja e më shumë se 8 mijë boshnjakëve, kryesisht burra dhe djem, në dhe rreth qytetit të Srebrenicës, gjatë luftës në Bosnjë. Vrasjet u kryen nga njësite të Ushtrisë së Republikës serbe të Bosnjes, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç, me ndihmë vullnetarësh nga Serbia e Rusia.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 11 korrik?retrospektive

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Preç Zogaj: Komisionerët e PD-së të përfshirë në shit-blerjen e votave, kam fakte

Preç Zogaj: Komisionerët e PD-së të përfshirë në shit-blerjen e votave, kam fakte

Rrëfehet De Biasi: Pas humbjes me Luksemburgun, i “masakrova” lojtarët

Rrëfehet De Biasi: Pas humbjes me Luksemburgun, i “masakrova” lojtarët

Bëni durim me vapën, në këtë ditë do të bien temperaturat

Bëni durim me vapën, në këtë ditë do të bien temperaturat







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com