Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 1 nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 1 nëntor?

1 Nëntor 1993 – Formohet zyrtarisht Bashkimi Evropian

Hyn në fuqi Marrëveshja e Mastrihtit, duke formuar zyrtarisht Bashkimin Evropian. Traktati u hartua në vitin 1991, nga delegatët e Komunitetit Europian në samitin e Mastrihtit në Holandë, dhe u nënshkrua në vitin 1992. Marrëveshja bënte thirrje për një parlament të forcuar evropian, krijimin e një banke qëndrore evropiane, dhe për politika të jashtme dhe të sigurisë të përbashkëta.

Traktati hodhi gjithashtu bazat për krijimin e një monedhe të përbashkët evropiane, që do të njihej si “euro”. Në vitin 1993, traktati u ratifikua nga 12 vende anëtare:Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Republika e Irlandës, Spanja , Portugalia, Italia, Greqia, Danimarka, Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda. Ndërkohë Austria, Finlanda dhe Suedia u bënë anëtare të BE-së në vitin 1995. Pas vuajtjeve gjatë shekujve të konflikteve të përgjakshme, kombet e Evropës Perëndimore u bënë më në fund bashkë, në frymën e bashkëpunimit ekonomik.

1 Nëntor 1755 – Një tërmet i madh godet kryeqytetin portugez Lisbonë

Lëkundjet e forta, të ndodhura pikërisht më 1 nëntor 1755, që në Portugali kremtohet si Dita e të Gjithë Shenjtorëve, shkaktuan mbi 50.000 të vdekur. Lisbona ishte kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Portugalisë edhe gjatë shekullit XVIII, kur diamantet dhe ari nga kolonia portugeze e Brazilit e bënë vendin shumë të pasur.

Rreth 10 përqind e 3 milionë portugezëve jetonin në Lisbonë, dhe si një nga portet më të mëdha në Oqeanin Atlantik, qyteti luante një rol jetik në tregtinë botërore. Në vitin 1755, Lisbona ishte gjithashtu një qendër e madhe e katolicizmit. Lëkundjet supozohet të kenë qenë të shkallës 8 Rihter, edhe pse në atë kohë nuk kishte asnjë pajisje rregjistrimi. Efektet shkatërruese të tërmetit, u ndjenë në të gjithë qytetin.

Pas pak minutash, një cunam me lartësi mbi 7 metra u përplas në breg, duke vrarë mijëra njerëz të tjerë. Zjarret shpërthyen në të gjithë qytetin, dhe erërat i përhapën flakët shumë shpejt. Pallati mbretëror u shkatërrua, ashtu si edhe mijëra shtëpi. Pjesa më e madhe e historisë kulturore të vendit, e ruajtur në libra, vepra arti dhe arkitekturë, u fshi menjëherë brenda një çasti.

Markezit Pombal iu caktua detyra e rindërtimit të qytetit. Ndërsa procesi rezultoi të ishte i suksesshëm, disa njerëz e përdorën tragjedinë për qëllimet e tyre.

Autoritetet fetare, shpallën se tërmeti ishte shkaktuar nga zemërimi i Perëndisë, dhe goditi qytetin për shkak të mëkateve të tij të shumta. Iluministi i famshëm francez Volter, që ishte dëshmitar i tërmetit, e parodizoi këto lloj mendimesh – së bashku me ata që këmbëngulin se çdo gjë që ndodhi ishte për të mirën e përgjithshme – në librin e tij të famshëm “Kandidi”.

1 Nëntor 1512 – Në Romë, përurohet Kapela Sistinë e Mikelanxhelo Buonarotit

Në Vatikan, ekspozohet për herë të parë të publikun Kapela Sistinë, një nga kryeveprat më të bukura të artistit italian Mikelanxhelo Buonaroti. Mikelanxhelo u lind në vitin 1475 në fshatin e vogël Caprese, ndërsa u rrit në Firence, një qendër e rëndësishme e lëvizjes së hershme të Rilindjes, ndërsa u bë nxënësi i një artisti në moshën 13-vjeçare.

Pasi shfaqi një talent të admirueshëm, ai u mor nën patronazhin e Lorenco de Mediçit, sundimtari të republikës fiorentine, dhe një mbrojtës i madh i arteve. Pasi tregoi mjeshtërinë e tij në skulpturë në vepra të tilla si Mëshirë (1498) dhe Davidi (1504), ai u thirr në Romë në vitin 1508 për të zbukuruar tavanin e Kapelës Sistinë – hapësira e shenjtëruar e Vatikanit. Afresket epike të Mikelanxhelos, që u deshën disa vjet për të përfunduar, janë ndër veprat e tij më të paharrueshme. Ato përshkrujnë ndëshikimin e mëkatarëve nga Jezu Krishti, dhe bekimin e virtuozëve.

1 Nëntor 1520 -Ferdinand Magelani zbulon ngushticën që mban emrin e tij

Ngushtica e Magelanit, përbëhet nga një rrugë detare e lundrueshme në jug të kontinentit të Amerikës së Jugut, dhe në veri të Tierra del Fuego. Ngushtica cilësohej e vështirë për të lundruar për shkak të erërave dhe rrymave detare të paparashikueshme. Ferdinand Magelani, një marinar portugez në shërbim të mbretit spanjoll, u bë i pari europian që lundroi përmes ngushticës gjatë udhëtimit të tij përreth botës. Ngushtica kishte mjaft rëndësi në epokën e anijeve me vela, sidomos përpara ndërtimit të Kanalit të Panamasë, për tregtinë ndërkombëtare.

1 Nëntor 1950 – Griselio Toresola dhe Oskar Kolazo, përpiqen të vrasin presidentin amerikan Harri S. Truman në Uashington. Truman shpëtoi pa asnjë lloj lëndimi. Në vjeshtën e atij viti, Shtëpia e Bardhë po rikonstruktohej, ndaj Presidenti Truman dhe familja e tij jetonin një në rezidencë aty pranë.

Pasditen e 1 nëntorit, Truman dhe gruaja e tij ndodheshin në katin e sipërm kur dëgjuan zhurmë dhe të shtëna me armë që vinin nga oborri para shtëpisë. Toresola dhe Kolazo hapën zjarr ndaj agentëve të shërbimit sekret duke plagosur rëndë njërin prej tyre, ndërsa Toresola gjeti vdekjen në përplasjen e armatosur. Gjatë marrjes në pyetje, Kolazo zbuloi se ai dhe Toresola ishin aktivistë politikë dhe anëtarë të Partisë Nacionaliste të Puerto Rikos, që luftonte për pavarësinë e plotë nga Shtetet e Bashkuara.

1 Nëntor 1894 –Nikolla II bëhet Car i Rusisë. Ai u ngjit në fron pasi vdekjes së babait të tij, Aleksandrit III. Nikolla u detyrua të abdikojë në vitin 1917, dhe u ekzekutua një vit më vonë nga bolshevikët, së bashku me familjen e tij.

1 Nëntor 1911 – Hidhet bomba e parë nga një avion. Bomba u hodh nga një avion italian në Luftën Italo-Turke.

1 Nëntor 79 – Qyteti i Pompeit në Itali, shkatërrohet tërësisht nga shpërthimi i vullkanit në malin e Vezuvit.

1 Nëntor 1936 – Udhëheqësi fashist italian, Benito Musolini, shpall krijimin e aksin Romë-Berlin, pas vizitës së Kontit Çiano në Gjermani.

1 Nëntor 2000 –Republika e Serbisë dhe Malit të Zi, bëhet pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

1 Nëntor 1805 – Napoleoni Bonaparti pushton Austrinë gjatë Luftës së Koalicionit të Tretë.

1 Nëntor 1922 – Sulltani i fundit i Perandorisë Osmane, Mehmeti VI, abdikon duke i dhënë fund epokës disashekullore të sulltanatit.

1 Nëntor 1948 – 6.000 njerëz vdesin, kur një anije tregtare kineze shpërthen dhe mbytet pranë brigjeve të Mançurisë jugore.

1 Nëntor 1970 – Një zjarr i madh në një klub nate në Saint-Laurent-du-Pont në Francë, shkakton vdekjen e 146 të rinjve.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 1 nëntor?retrospektive

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 1 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 1 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 1 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 1 nëntor 2017

Trafikantët nga Shqipëria zgjedhin kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë për trafikun e drogës

Trafikantët nga Shqipëria zgjedhin kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë për trafikun e drogës







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com