Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Çfarë është liria për një shkrimtar? Përgjigjet nobelistja, Nadin Gordimer

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Çfarë është liria për një shkrimtar? Përgjigjet nobelistja, Nadin Gordimer

Ne flasim shpesh për lirinë, dhe po aq shpesh e përdorim këtë fjalë, kur i referohemi një shkrimtari apo shkrimtareje. Por, çfarë është liria për një shkrimtar? Mendimi se mund t’i japim një përgjigje të qartë është thuajse i pamundur, por me siguri mund të na vijë në ndihmë Nadin Gordimer, shkrimtarja jugafrikane, fituese e çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1991, me esenë e saj, “Liria e një shkrimtari (1976): Çfarë është liria e një shkrimtari? Për mua, është e drejta e tij për t’i bërë publike botës, këndvështrimin e tij vetjak, të thellë, intensiv, mbi situatën në të cilën gjendet shoqëria ku ai jeton. Nëse interesi i tij është të punojë si mundet, duhet t’i garantohet liria nga çdo lloj konfirmizmi publik në interpretimin e politikës, moralit dhe shijeve të kohës.

(…) Dhe ajo çfarë mund të bëjë si një shkrimtar, është të vazhdojë të shkruajë të vërtetën ashtu siç e sheh. Në fakt, akti i shkrimit të së vërtetës, i ka çuar shpesh shkrimtarët në përplasje me publikun, moralin dhe shijet e tij.

Gordimer e ka parasysh këtë rrezik të mundshëm në procesin e kërkimit të së vërtetës nga ana e shkrimtarit: Ndalimet dhe ndëshkimet janë rreziqe të tmerrshme, me të cilat një shkrimtar duhet të përballet, dhe shumë janë përballur, në rastet kur shkrimtari jeton në një vend ku liria e shprehjes, në mesin e formave të tjera të lirisë mohohet, por nganjëherë kreativiteti bllokohet në vend që të shkatërrohet.

Tomas Man mbijetoi në mërgim për të shkruar “Doktor Faustin”; Pasternaku kontrabandoi jashtë Bashkimit Sovjetik “Doktor Zhivagon”, pas një heshtje 10-vjeçare; një Solzhenicin rrok me botën e tij të tmerrshme hartën e paprekur të “Arqipelagut Gulag”…

Gordimer shton: Përmes të gjitha këtyre peripecive, shkrimtarët e vërtetë vazhdojnë të shkruajnë të vërtetën siç e shohin ata. Dhe nuk zgjedhin të vetëcensurohen. Mund të digjen librat, por integriteti i artistëve krijues nuk mishërohet në letër më shumë, sesa në idetë e tyre, mbijeton deri kur vetë artisti s’mund të bindet, zbutet përmes frikës për ta tradhtuar.

E gjitha kjo për botën është e lehtë për t’u kuptuar, e vështirë për t’u jetuar e, megjithatë, është pjesë e luftës së shkrimtarit për liri. Sërish Gordimer argumenton se ekziston një tjetër lloj i lirisë, që është më së paku thelbësore për integritetin e shkrimtarit dhe më i pakuptueshëm: Liria tjetër paradoksalisht më e gjerë, e përbërë – liria e pikëpamjes së vetë mbi jetën, mund të jetë e kërcënuar nga vetedija se çfarë pritet prej tij. Dhe shpesh ajo që ne presim prej tij, është përputhshmëria e një ortodoksie të kundërshtisë. Dhe shton: Do të jenë ata që e konsiderojnë si zëdhënësin e tyre; njerëzit me të cilët bashkëndan idealet si një qenie njerëzore, dhe kauza si një qenie njerëzore, është gjithashtu edhe e tija. Mund të jenë ata, vuajta e të cilëve është edhe e tij. Identifikimi me të, admirimi dhe besnikëria ndaj atyre, krijon një gjendje konflikti brenda tij. Integriteti i tij si një qenie njerëzore kërkon sakrificën e gjithçkaje në luftën e zhvilluar në favor të njerëzve të lirë. Integriteti i tij konfirmohet kur fillon të shkruajë atë që duhej të kishte shkruar.

(…) Fakti është se, edhe kur gjendet në anën e engjëjve, një shkrimtar duhet të rezervojë të drejtën për të rrëfyer të vërtetën siç e sheh atë, sipas fjalëve të tij, pa u akuzuar se është një tradhtar. (…) Kur një shkrimtar pretendon këto lloje të lirisë për veten e tij, atëherë ai fillon të kuptojë përmasat e vërteta të kësaj lufte. Kjo luftë është, në fund, aftësia për të dalluar drejtimet e reja drejt të cilave duhet të lëvizë bota, dhe pastaj të lëvizë në drejtim të vetvetes. Gordimer shkruan: Kjo mrekulli e rrallë, novatore, duhet të pritet me tronditje dhe eksitim.

Dhe ndikimi i saj mund t’i shtyjë njerëzit në drejtime të reja. Por, novatori i radhës, rrallë, dhe ndoshta duhet të them asnjëherë, është një nga imituesit e tij, ata që krijojnë një model duke u nisur nga imazhi i tij. Jo çdo gjë me vlerë që shkruhet është një risi, por unë mendoj se vjen gjithmonë nga një vizion individual, i formuar privatisht.

Hulumtimi mund të rezultojë nga një traditë, por një traditë që nënkupton një zgjedhje të ndikuar, aty ku diçka e modës bëhet ndikimi i momentit, i vetmi për të gjithë bashkëkohësit e tij. Pa liri, thotë Gordimer, ky hulumtim është i pamundur: Një shkrimtar ka nevojë për të gjitha këto lloje të lirisë, të ndërtuara mbi bazën e lirisë nga censura.

Nuk kërkohet të distantohet nga jeta, por të ekspozohet pa pasur mundësinë e arratisë. Ai është i angazhuar në jetën shoqërore me kushtet e tij, dhe dëshiron të lihet ashtu. Çdo qeveri, shoqëri, vizion i një shoqërie të ardhme, që ka respekt për shkrimtarët e saj, duhet t’i mbajë ata sa më të lirë të jetë e mundur për të shkruar në mënyrat e tyre të ndryshme, në formë dhe gjuhën e tyre, dhe në përputhje me zbulimin e tyre të së vërtetës.

(…) Liria për të shkruar. Ne kemi këtë gjendje, dhe jemi plotësisht të vetëdijshëm se bëhet fjalë për diçka për të cilën ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për ta mbrojtur, kundër të gjitha racionalizimeve politike, dhe lutjeve për të sabotuar kërkimin tonë për  të vërtetën në këmbim të diçkaje më tërheqëse për ata që kandisen në kompromise me pushtetin.

Përveç çështjes supreme të lirisë së fundit, kërkesa jonë për lirinë e të shkruarit ka një domethënie, një përfitim për shoqërinë që vetëm shkrimtarët mund ta japin. Librat tanë janë të nevojshëm – u tregojnë si shkrimtarit, ashtu edhe popullit të tij se çfarë janë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Bashkia e Shkodrës ndot plazhin, gjobitet nga ISHMP

Bashkia e Shkodrës ndot plazhin, gjobitet nga ISHMP

Ahmeti: Nuk shoh asnjë zgjidhje të krizës politike

Ahmeti: Nuk shoh asnjë zgjidhje të krizës politike

Rriten tensionet, Kina dërgon 150. 000 trupa në kufirin me Korenë e Veriut

Rriten tensionet, Kina dërgon 150. 000 trupa në kufirin me Korenë e Veriut







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com