Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Çfarë do ndodhë më Ballkanin? Ja forca e Merkel për ta bashkuar me BE-në

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Çfarë do ndodhë më Ballkanin? Ja forca e Merkel për ta bashkuar me BE-në

Tërheqja e Angela Merkelit nga politika do të thotë edhe largim i lideres jo zyrtare të BE-së, ajo e cila zgjidhte kontradiktat e dilemat në Bruksel. Por a mund të ndryshojë politika e BE për Ballkanin Perëndimor?

Jo vetëm për BE, edhe për shumë politikanë në vendet e Ballkanit Perëndimor kancelarja, Angela Merkel ishte lidere dhe mentore për politikat e tyre dhe përkrahëse e madhe në procesin e integrimeve në BE. Që nga deklarimi i kancelares Merkel, se ajo nuk do të kandidojë përsëri për postin e kryetares së partisë në CDU, në Evropë u krijua një gjendje pothuajse e jashtëzakonshme dhe pasigurie. Kjo pasiguri u reflektua në të gjithë BE-në por edhe në Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarë, analistë dhe qytetarë nga rajoni në ditët e fundit diskutojnë për pasojat e mundshme, pas tërheqjes së figurës, e cila ka mbështetur personalisht dhe angazhohej për integrimin e Ballkanin Perëndimor në BE. “Kancelarja Angela Merkel nuk është larguar nga pozita e kancelares, por vetëm ka lajmëruar se do të largohet nga posti i kryetares së CDU-së. Kjo do të thotë se për aq kohë sa është kancelare, unë nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim të madh në politikën gjermane drejt Europës Juglindore dhe politikës së BE për zgjerimin “, thotë për DW drejtori i zyrës së Brukselit të Institutit Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurisë Dushan Reljiq.

Analistët nga Brukseli që merren me çështjen e zgjerimit në përgjithësi dhe politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, pajtohen me këtë vlerësim, se ky veprim i kancelares gjermane nuk do të ndryshojë politikën e Gjermanisë për integrimet e rajonit. “Ekziston një vazhdimësi afatgjatë në politikën gjermane drejt Europës Juglindore, e cila është arritur kryesisht përmes politikës së zgjerimit në Bruksel dhe përmes NATO-s. Është e vetmja politikë që përfaqësohet në kontekst ndërkombëtar dhe nuk mund të ketë ndryshime të shpejta në këtë drejtim”, shpjegon Reljiq për DW.

Nga Fondi Gjerman Marshall thuhet se politika e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor është e lidhur me stabilitetin dhe ekonominë dhe se ky interes “nuk do të ndryshojë pavarësisht nga lidershipi në Berlin”. Gjermania e udhëhequr nga Angela Merkel filloi procesin dhe më pas planin “Berlin Plus”, me qëllim për të forcuar rajonin ekonomikisht duke krijuar mundësi bashkëpunimi midis shteteve të Ballkanit dhe përforcimin e lidhjeve me BE-në. “Angela Merkel ka udhëhequr personalisht politikën e zgjerimit të BE-së, në kohën, kur Komisioni Evropian lëshoi dorë nga udhëheqja e këtij procesi”, shpjegon Rosa Balfour nga Fondi Gjerman Marshall.

Por tëheqja e Merkelit nuk është problemi kryesor i Ballkanit…

Janë faktorë të tjerë ata që mund sjellin një ngadalësim të ri të procesit të zgjerimit. Sfidat me qeveritë e reja të vendeve anëtare të BE-së dhe dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të ngadalësojnë proceset e zgjerimit. Një faktor tjetër kyç janë zgjedhjet për Komisionin e ri të BE-së, të cilat do mbahen vitin e ardhshëm. “Duhet të theksohet se zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm për Parlamentin Evropian e për formimin e Komisionit të ri të BE-së, si edhe emërimin e Komisionerit të ri për politikën e zgjerimit, janë procese që mund të çojnë në një lloj ngadalësimi dhe ngërçi të proceseve politike që kanë të bëjnë me Brukselin dhe Komisionin Evropian.”, thotë Dushan Reljiq, drejtor i zyrës së Brukselit të Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Ai shton se këto janë procese për të cilët mund të flitet në këtë moment, dhe se do të ishte ndoshta edhe e papërgjegjshme për të parashikuar, se çfarë mund të ndodhë deri në vitin 2021, kur Angela Merkel do të mbyllë mandatin e kancelares.

Çfarë mund të presin vendet e Ballkanit Perëndimor nga Berlini, ndërkohë që Angela Merkel është kancelare?

Edhe pse mandati i Angela Merkel në krye të Gjermanisë është deri në vitin 2021, analistët tashmë kanë filluar studimin e analizat e të gjitha partive të mëdha gjermane dhe biografitë e pasuesve të mundshëm të Merkelit dhe politikat e tyre ndaj zgjerimit të BE-së. Dushan Reljiq për DW megjithatë këmbëngul se tani seriozisht mund të flasim vetëm për atë që është “e qartë para nesh”, në lidhje me politikën gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Pika e parë është se Merkel nuk beson në pranimin e mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në BE, në vitin 2025. Integrimet e vendeve do të vendosen sipas punës në vendet e tyre, por jo me një datë të caktuar nga Brukseli “, thotë Reljiq. Pika e dytë është pozicioni i Berlinit rreth tentativave të Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit. Kancelarja gjermane ka bërë të ditur se nuk është e prirur që të mbështesë ndryshim të kufijve në Ballkan. “Tani kjo pyetje qëndron në mes të aleatëve perëndimorë, sipas mendimit tim Shtetet e Bashkuara dhe disa partnerë tjerë perëndimorë, kanë një tendencë për t’i shqyrtuar këto ide më hapur sesa në Berlin”, thekson Reljiq. Mbi spekulimet rreth organizimit të një takimi të mundshëm të Presidentit të Serbisë dhe të Kosovës me drejtuesit e BE-së në Paris më 11 nëntor, sipas Dushan Reljiq nuk do të ketë “as kohë e as hapësirë” për një diskutim mbi situatën në Evropën Juglindore./DW/

TË LIDHURA

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”
Aktualitet

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”
Bota

Vizitë e shpejtë në Romë: Meloni dhe Macron “shkrijnë akujt”

21:02 | 03/06/2025
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë
Bota

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainë

20:53 | 03/06/2025
Next Post
E ëma e Kacifas: Kostandini do të mbetet një hero!

E ëma e Kacifas: Kostandini do të mbetet një hero!

Qytetarët zhgënjehen me Berishën, nuk e ndjekin më në rrjetet sociale

Qytetarët zhgënjehen me Berishën, nuk e ndjekin më në rrjetet sociale

“Vdekja e Amerikës”, reagon Irani pas goditjes në zemër që i bëri SHBA

"Vdekja e Amerikës", reagon Irani pas goditjes në zemër që i bëri SHBA

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë
Showbizz

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

by mirseda
22:55 | 03/06/2025
0

Kylie Jenner është një personalitet i njohur amerikan, modele, sipërmarrëse dhe yll i medias sociale. Ajo u...

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

22:30 | 03/06/2025
Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025
Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

21:42 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com