Këtë mëngjes, ish-kryeministri Sali Berisha, ka dalë nga banesa e tij për t’u paraqitur në SPAK.
“Beteja vijon! Beteja pa kthim vazhdon”, ka deklaruar Berisha.
Sali Berisha dhe Malltezi, janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.
Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Ndërsa Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.