Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Celulat e fjetura” dhe kamikazët e ISIS-it, janë infiltruar në Evropë e po përgatisin sulme

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
“Celulat e fjetura” dhe kamikazët e ISIS-it, janë infiltruar në Evropë e po përgatisin sulme

Nga Anne Speckhard & Ardian Shajkovci “The Daily Beast”/ Evropa po përgatitet për një valë të re sulmesh xhihadiste, nga terroristët e lidhur me të ashtuquajturin Shtet Islamik, në atë që mund ta quhet ”ISIS 2.0”, sikurse është shprehur kohët e fundit për gazetarët drejtuesi i Interpol, Jyrgen Stok.

Disa xhihadistë të burgosur më herët, tashmë janë liruar nga burgu, të tjerët po rikthehen në Evropë – dhe në burg – ndërsa të tjerët, që nuk kanë qenë kurrë të njohur për policinë, po veprojnë si “celula të fjetura” që presin të mobilizohen.

Dhe kjo ndodh përkundër shqetësimeve të tilla, që shefat e inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar më herët, pavarësisht pohimeve të presidentit Donald Trump për të kundërtën, se ISIS-i është ende larg mposhtjes. Javën e kaluar, Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (ICSVE) intervistoi 18 luftëtarët të ISIS-it, të burgosur nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG), të lidhura ngushtë me forcat e koalicionit amerikan në Siri. Dy nga të burgosurit e intervistuar, ishin ish-anëtarë të operacioneve të inteligjencës të Shtetit Islamik, të njohur ndryshe si “emni”.

Njëri prej tyre, një tunizian i quajtur Abdel Kadër, ishte një individ 35 vjeçar, me një trup atletik dhe natyrisht i zgjuar, që ishte futur ilegalisht në Evropë në vitin 2008, dhe më pas arriti të merrte leje qëndrimi, të jetonte dhe të punonte atje, duke u martuar me një gjermane.

Abdel Kadër, pohoi se kishte “gjetur fenë”, dhe ashtu si shumë luftëtarë të huaj, ishte revoltuar nga gjendja e sirianëve të sulmuar nga forcat e Bashar Al-Asadit, gjë që e detyroi të largohej nga Gjermania për në Siri në vitin 2014, me një ambulancë të ngarkuar me pajisje humanitare.

Abdel Kadër iu bashkua dhe shërbeu për ISIS-in, derisa u kap nga YPG vitin e shkuar. Ai duket se ka pasur qasje në nivelin e lartë drejtues të ISIS, dhe ishte i hapur të fliste për atë që dinte, duke kërkuar në këmbim të mos akuzohej për ndonjë gjë.

Lidhur me “emni”-t brenda ISIS, Kadër thotë se ekzistojnë rrjete të brendshme dhe të jashtme. Ata i trajtojnë operativët të jenë celulta të fjetura, për të organizuar më pas sulme në Evropë dhe në nivel global. “Ata nuk janë policë, por operativë të inteligjencës”- tha ai.

“Ata jetojnë 24 orë në ditë me maskë në kokë. Janë zgjedhur posaçërisht për këtë. Ata kanë shtëpitë e tyre, familje të veçanta. Janë përzgjedhur në mënyrë të veçantë, dhe shumë prej tyre janë rikthyer në Evropë”. Para se t’i bashkohej ISIS-it, Abdel Kadër merrej me trafikun e njerëzve dhe mallrave drejt Gjermanisë, duke punuar mes Turqisë dhe Evropës.

Ai tha se iu bashkua ISIS-it bashkë me mikun e tij Dominik, një gjerman i bardhë i kthyer në fenë islame. Dominik donte të kthehej në Gjermani, për të punuar si një operativ i fshehtë për ISIS-in, dhe duke qenë i ndershëm dhe pas asnjë dosje kriminale, besonte se mund ta bënte një gjë të tillë.

“Shumë nga ata që janë nga ISIS, kanë hyrë në Evropë”- thekson Abdel Kadër. Një drejtues i ISIS- i kërkoi Abdel Kadër t’i rikthehej trafikut të qenieve njerëzore. Sipas tij, kur operativi do të dërgonte një evropian për të sulmuar në Evropë, ata në fillim do të shpallnin në mënyrë të rreme në mediat e ISIS dhe ato të huaja, se personi në fjalë është vrarë në luftime, ose në një sulm me bombë.

Por më vonë, do të zbulohej se ai ishte në fakt i gjallë, dhe kishte sulmuar me sukses në Paris ose Bruksel, dhe ishte “martirizuar” atje. Sipas tij, në rastin e shumicës së sulmeve vetëvrasëse në Evropë, vdekja e operativit shpallet nga ISIS disa muaj më parë, kur në fakt “ata i çojnë në një kamp për t’i trajnuar ata”.

E njëjta gjë vlen edhe për Dominikun. “ISIS tha se ai u vra, por nuk ishte e vërtetë. Ai jetoi pranë meje, dhe kur shkova të shoh gruan dhe fëmijët e tij brenda zonës së ISIS në Tabka, pranë Rakas ata më thanë:”Ai nuk është vrarë, por ne nuk e dimë se ku ndodhet”.

Abdel Kadër, e dinte tashmë dëshirën e Dominik, për t’u kthyer në Evropë dhe për t’i shërbyer ISIS-it. “Ai është diku gjallë. Deri tani, nuk ka asnjë komunikatë për veprimet e tij në Evropë”- thekson ai. Abdel Kadër, që tani është i burgosur nga YPG, thotë se është plotësisht i zhgënjyer me ISIS-in.

Ai pretendon se është përpjekur të pengojë ndonjë sulm të mundshëm nga Dominik, duke njoftuar drejtues të shërbimeve të inteligjencës gjermane dhe evropiane, rreth zhdukjes së shokut të tij, si dhe për njoftimin e rremë të vdekjes së tij nga ISIS-i.

“Në Evropë ka mbi 1 mijë operativë. Ata kanë një plan të madh, për të futur qindra refugjatë nga të gjitha kombësitë e botës”- thotë ai, duke thënë se ISIS ka qenë në gjendje t’i infiltrojë ata me flukset e refugjatëve që vijnë në Evropë. Shumë prej tyre, kanë ardhur në Evropë me pasaporta false.

“Ata ndryshohen me anë të kirurgjisë, stërvitjes dhe gjuhës, dhe dërgohen me mision në Evropë si ‘celula të fjetura’. Në Turqi, ata i nënshtrohen transplantit të flokëve, ndryshojnë formën e syve, madje edhe ngjyrën e tyre, përmes lenteve të kontaktit.

Të paktën 2 nga sulmuesit që goditën Parisin në nëntorin e vitit 2015, kishin hyrë në Evropë me fluksin e refugjatëve të luftës, dhe zotëronin dokumente të rreme. Në vitin 2015, Harri Sarfo, një gjerman, familja e të cilit ishte me origjinë nga Gana, dhe që vetë ishte rritur në Britani, duke punuar si postier atje para se t’i bashkohej ISIS-it, u trajnua nga një operativ, për t’u kthyer në Gjermani dhe organizuar sulme.

Ai u tregoi autoriteteve, dhe më vonë mediave si “Der Spiegel” dhe “The New York Times”, mbi trajnimin e tij. Sipas tij, ISIS u rekomandon evropianëve të rezervonin pushime të shkurtra në resortet turistike në jug të Turqisë, të bënin shumë fotografi, dhe pastaj të vinin për t’u trajnuar për një kohë të shkurtër me ISIS-in, dhe më pas të ktheheshin për t’iu bashkuar “celulave të fjetura” në Evropë. Marrë me shkurtime.  Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Aktualitet

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

20:32 | 25/08/2025
Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë
Aktualitet

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

18:55 | 25/08/2025
Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese
Aktualitet

Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese

18:36 | 25/08/2025
Next Post
“Kush e di ç’ngjyrë do të kenë nesër”, Vonn tregon të pasmet e rivales pas aksidentit (Foto)

“Kush e di ç’ngjyrë do të kenë nesër”, Vonn tregon të pasmet e rivales pas aksidentit (Foto)

Aksidentohet polici 58-vjeçar në Elbasan, humb kontrollin dhe del nga rruga

Aksidentohet polici 58-vjeçar në Elbasan, humb kontrollin dhe del nga rruga

Skandali / RTSH vjedh dhe transmeton “El Clasicon”

Skandali / RTSH vjedh dhe transmeton “El Clasicon”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

18:01 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet
Bota

Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet

by mirseda
21:05 | 25/08/2025
0

Kushdo që djeg flamurin amerikan në Shtetet e Bashkuara do të akuzohet për nxitje të trazirave dhe...

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

20:32 | 25/08/2025
Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

20:21 | 25/08/2025
U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

20:03 | 25/08/2025
I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit turk në det, mik i ngushtë me Kivanc Tatlitug

I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit turk në det, mik i ngushtë me Kivanc Tatlitug

19:50 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com