Ushtruesja e Detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu ka shpallur 7 qershorin si datën e zgjedhjeve të reja parlamentare si pasojë e dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. “Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen me 7 qershor”, tha Haxhiu.















