Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Burri përdorues droge, e thirri për sqarim, por i vuri zjarrin me benzinë dhe iku me vrap, detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Burri përdorues droge, e thirri për sqarim, por i vuri zjarrin me benzinë dhe iku me vrap, detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë

Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, vetëm për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur Elton alias Bledar Trëndafilin, për shkak se ai ishte kthyer në përdorues i rregullt droge.

Para divorcit faktit dhe para ngjarjes së rëndë, gruaja i kishte kërkuar në shumë raste që burri i saj të hiqte dorë nga konsumimi i drogës, por kërkesat e saj kishin rënë në vesh të shurdhër.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se tashmë policia dhe prokuroria e Korçës, kanë të zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë, pasi e gjithë situate kriminale është filmuar nga një kamera sigurie që ndodhej e instaluar në zonë.

Në pamjet filmike duket se Melisa Trëndafili takohet me bashkëshortin e saj dhe në mënyrë të befasishme ky i fundit fillon e spërkat në trup me një bidon të cilin e kishte mbushur me benzinë.

Edhe pse gruaja bën rezistencë, burri i saj Elton Trëndafili arrin ta mposhtë fizikisht duke ushtruar dhunë mbi të, duke i vënë zjarrin me shkrepëse dhe më tej në pamjet filmike largohet më vrap.

E mbuluar nga flakët Melisa Trëndafili që ndodhej mes kalldrëmit të rrugës, mundi të nxjerrë vetëm një klithmë të fortë: “…A ka njeri të më ndihmojë…?”.

Liljana Bamllari, një banore që jeton në rrugicën ku ndodhi ngjarja deklaroi në polici se:”…rreth orës 16:30, dëgjoi një zë femre që bërtiste “…A ka njeri të më ndihmojë…!?”

Gruaja doli jashtë në rrugë dhe pa një vajzë të përfshirë nga flakët dhe një djalë që iku me vrap. Ndërkohë që vajza hyri në banesën e saj, ku ajo dhe komshija tjetër Eli, e ndihmuan, fikën zjarrin dhe i hoqën rrobat, më pas erdhi ambulanca e mori.

Liljana Bamllari, i tregoi policisë se nuk e njeh vajzën që u dogj dhe nuk e fiksoi djalin që iku me vrap, pasi ishte e tronditur nga ajo që kishte parë.

Të njëjtat rrethana ka deklaruar dhe burri i Liljanës, i cili ka sqaruar se kanë ndihmuar vajzën e re, deri në momentin që ka mbërritur ambulanca.

Ndërkohë policia ka shkuar me urgjencë në spitalin e Korçës duke marrë dëshminë e nënës së dy fëmijëve Melisa Trëndafili, e cila edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore kanë përshkruar për policinë të gjithë ngjarjen e rëndë.

Melisa në rrëfimin e saj ka treguar se:

“…rreth orës 16:00 ose diçka më shumë, më telefonoi bashkëshorti im Elton Trendafili, dhe më tha:”…hajde të flasim të sqarohemi…”. Unë dhe Eltoni, jemi të martuar, por prej muajit Nëntor 2023 ne nuk jetojmë më bashkë, por nuk jemi ndarë me gjyq. Unë shkova tek banesa, pranë Fast-Food “Theo Zoi”, nuk arrita të futesha brenda, më hodhi benzine dhe me vuri flakën duke ndezur një shkrepëse dhe u largua. Atje më pas më ndihmoi një plakë, që rri aty afër dhe nuk kujtoj më asgjë. Me Eltonin kemi pasur probleme, pasi ai drogohet. Nuk e di ku shkoi, ai nuk ka makinë në pronësi. Ne kemi dy fëmijë bashkë, djali 7 vjeç dhe vajza 4-5 vjeç. Nuk arrita të futesha në shtëpi, atje është shtëpia e mamase time Sonila dhe bashkëshortit të saj Alfred Bode, atje unë rri bashkë me fëmijët pas ndarjes faktike nga Eltonin…”.

Por marrja në vijim e kësaj dëshmie është ndërprerë nga oficerët e policisë, pasi Melisa Trëndafili duhet të transportohej urgjent në repartin mjekësor të djegieve në Tiranë. Për më tepër ajo nuk ka qenë në gjendje as të firmoste procesverbalin pasi duart e saj ishin totalisht të djegura.

Për këtë ngjarje të rëndë është marrë në pyetje dhe vëllai i Melisa Trëndafilit, Mario Metaj, i cili ka treguar në polici se ditën e ngjarjes, motra e tij Melisa Trëndafili ishte kthyer nga puna dhe kishte shkuar në banesën ku jetojnë bashkë.

“…rreth orës 15:30-16:00 i kishte thënë: “…Unë po iki sepse ka ardhur ai i çmenduri…”, ku i referohej bashkëshortit të saj Elton Trëndafili dhe doli ta takonte atë. Pas rreth 5 minutash dëgjoi zërat e tyre, që debatonin, ai e pyeste Melisën se me kë po fliste dhe dëgjoi derën e jashtme të banesës, që u hap dhe u mbyll përsëri, por nga oborri, nuk pa njeri dhe mendoi se do jenë larguar. Pa arritur të futej brenda, dëgjoi të thirrurat e motrës së tij, mendoi se Eltoni po e dhunonte fizikisht dhe doli me vrap, kur doli tek dera dëgjoi të qarën e motrës dhe po shkonte nga vinte zëri. Përballë tij kaloi Elton Trëndafili, që po ecte normalisht, jo me vrap…”.

Ai tregon se pasi pa të motrën disa shtëpi më poshtë dhe i thanë që ishte djegur, kur shkoi të merrte telefonin e tij në banesë, në shtëpinë ngjitur me të tijën, pa Eltonin të ulur tek shkallët dhe i tha:”…Çfarë bëre…”, ndërsa ai filloi ta shante me fjalë banale dhe Mario u fut në banesë, ku njoftoi ambulancën dhe kur doli përsëri, nuk e pa më Eltonin.

TË LIDHURA

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Aktualitet

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

19:30 | 31/10/2025
Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.
Aktualitet

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

19:29 | 31/10/2025
‘Shfryhet’ dosja e Shëngjinit, hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën
Aktualitet

‘Shfryhet’ dosja e Shëngjinit, hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën

18:37 | 31/10/2025
Next Post
Çmimet e biletave të tifozëve për ndeshjet jashtë, UEFA merr vendimin historik

Çmimet e biletave të tifozëve për ndeshjet jashtë, UEFA merr vendimin historik

Rrëmbeu dhe përdh*noi për 4 vite një vajzë, sa vite burg rrezikon manjaku

Rrëmbeu dhe përdh*noi për 4 vite një vajzë, sa vite burg rrezikon manjaku

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesës, e martë 3 shtator 2024







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Aktualitet

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

by mirseda
19:30 | 31/10/2025
0

Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Bilishtit, ku forca të shumta policore janë...

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

19:29 | 31/10/2025
Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

18:42 | 31/10/2025
Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

18:40 | 31/10/2025
Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

18:39 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com