Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Bullgaria furnizon me armë xhihadistët

8 vjet ago
in Të Gjitha
Bullgaria furnizon me armë xhihadistët

Bullgaria ka dërguar furnizime me armë me vlerë disa qindra milionë dollarë në zonat e luftës në Siri.

Nga ky vend nuk pret të mira, thotë me bindje Dilyana Gajtandshieva. Ajo e ka fjalën për Sopotin, ku gjendet fabrika shtetërore bullgare e armëve VMZ. Në këtë vend nuk afrohesh dot dhe xhirimet janë rreptësisht të ndaluara. Gajtandshieva mendon se shkaku për këtë është “e vërteta e hidhur se Bullgaria furnizon me armë xhihadistë në vende të ndryshme të botës.”

Në dhjetor 2016 Gajtandshieva ishte në Aleppo si reportere lufte. Me një kameraman sirian ajo xhiroi rrethimin e qytetit nga trupat besnike të qeverisë dhe nga militantët e Hizbollahut. Aleppoja kontrollohej asokohe nga Fronti El-Nusra, i afërt me Al-Kaidën. Pas marrjes së lagjes vendasit i treguan asaj një bodrum. Atje ajo zbuloi ndër të tjera predha 122 mm, prodhuar në Sopot, Bullgari.

Armë bullgare për terroristët në Siri

“Qe shok për mua kur pashë emblemat bullgare tek ato armë vrasëse. Të gjitha ato armë ishin të depozituara në një depo të Al Nusrës.” – thotë gazetarja. Ajoe publikoi këtë lajm dhe fotografi, por lajmi nuk tërhoqi vëmendje të madhe.

Në vitin 2017 ajo i rinisi kërkimet e saj pasi i ranë në dorë dokumente të Ambasadës së Azerbajxhanit në Sofje. “Këto dokumente tregojnë se agjencia shtetërore ajrore azerbajxhanase Silk Way Airlines ka vënë në dispozicion fluturime diplomatike për transportimin e armëve! Këto armë u shfaqën më vonë në Siri.”  – thotë Gajtandshieva. Sipas saj aeroplanët azerbajxhanas ishin ngarkuar me armë lufte në Bullgari dhe i transportuan ato nga atje në Arabinë Saudite dhe në Turqi. E gjitha kjo duke anashkaluar doganën bullgare dhe me lejen e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ajo flet për 350 raste eksporte armësh. Më pas armët janë transportuar për tek terroristët në Siri.

Gajtandshieva nën hetim

“Pak pas botimit të artikullit në këtë gazetë, më mori në pyetje Shërbimi i Sigurisë Kombëtare. Dhe vetëm pak orë pas marrjes në pyetje, gazeta Trud ma ndërpreu kontratën e punës.” – tregon Gajtandshieva. Që prej asaj kohe ajo është e papunë dhe besueshmëria e saj është publikisht në pikëpyetje, shkruan DW.

Tihomir Bezlov nga Qendra për Studime Demokratike në Sofje dyshon se Gajtandshievën e kanë çuar me qëllim tek depoja e armëve, ndoshta për demaskuar anëtaren e NATO-s, Bullgarinë: “Ka qenë një përpjekje ruse për të çuar me qëllim një gazetare bullgare me ekipin e saj televiziv aty dhe për t’i treguar armët. Ajo që na treguan nga Aleppo duhet diskutuar.”

Interes i madh për armë

Politikani opozitar dhe eksperti për Lindjen e Mesme, Slavko Velkov, mendon ndryshe. Sipas tij raportimet e Gajtandshievës janë të besueshme. “Nëse marrim parasysh se Al Nusra ishte forca më e rëndësishme xhihadiste në Aleppon Lindore, nuk duhet të na befasojë fakti që armë bullgare dhe të tjera u gjetën në duart e tyre. Interesi për armë është shumë i madh. Dhe vatrat e nxehta të Lindjes së Mesme nuk janë aq larg nga Bullgaria.” – thotë Slavko Velkov.

Ai shton se “sipas hulumtimeve tona Bullgaria ka eksportuar në vitin 2016 armë me vlerë një miliardë euro. Një rritje prej 60 për qind krahasuar me vitin paraprak. Një pjesë e madhe e këtyre armëve duhet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme.”

Qeveria bullgare nuk pranon të prononcohet

Qeveria bullgare nuk pranon të prononcohet për pyetjet e drejtuara nga ne në lidhje me këto njoftime. Kurse Dilyana Gajtandshieva nuk e kupton se përse nuk heton askush në bazë të lajmeve të saj dhe se ajo vetë është në qendër të kritikave. “Dëshiroj t’u them të gjithë bullgarëve që thonë se ndjek programin e dikujt që të shkojnë vetë në Siri dhe t’i shohin armët bullgare në duart e xhihadistëve ashtu si unë në Aleppo.” – thotë gazetarja, që po lufton kundër lobit të fuqishëm të armëve bullgare.

Tags: armeBullgariafurnizonxhihadistet

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Bunjaku zbardh listën, ndaj Ukrainës vetëm fitore

Bunjaku zbardh listën, ndaj Ukrainës vetëm fitore

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë në mbledhje të përbashkët

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë në mbledhje të përbashkët

Masakra në Las Vegas, solidarizimi i banorëve është për t’u marrë shembull

Masakra në Las Vegas, solidarizimi i banorëve është për t’u marrë shembull







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com