“Il Giornale”
Bullgaria evokon prej kohësh skenarët, intrigat dhe lojërat e spiunëve të Luftës së Ftohtë. Vendi ballkanik ishte në kohën e konfliktit bipolar, një nga epiqendrat e fushatës së spiunazhit të udhëhequr nga Pakti i Varshavës, i lidhur me çështjet më të mjegullta që e
kanë shënuar atë epokë.
Nga aksidenti misterioz i vitit 1973 ndaj liderit komunist italian Enriko Berlinger, i papëlqyer nga lidershipi komunist, tek sulmi ndaj Papa Gjon Palit IInë vitin 1981, dora e spiunëve bullgarë apo që kanë kaluar transit nga Sofja, ka përfshirë nga afër edhe Italinë.
Fundi i Luftës së Ftohtë nuk e bëri më pak strategjike Sofjen, aktualisht anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Dhe spiunazhi dikton gjithmonë marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe vendeve që synojnë të përballen me njëri-tjetrin në territorin evropian dhe ballkanik,
me në krye Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.
Me këto të fundit është përballur qeveria e kryeministrit bullgar Bojko Borisov,duke krijuar një trekëndësh, që shtrihet nga Bashkimi Evropian nëTurqi, dhe që ka në qendër një lëndë të parë strategjike, me të cilën Sofia dëshiron të bëhet një vend kyç:gazin natyror.
Nga marrëveshjet për gazsjellësin “TurkStream” tek projektet plotësuese si TAP, duke kaluar nëpër planet e promovuara në sinergji me Serbinë dhe Greqinë, kryeministri bullgar po luan në çdo tryezë për të forcuar pozicionimin e vendit të tij si boshti kryesor i fluksit të “arit blu” midis Detit të Zi, Ballkanit dhe Evropës.
Por edhe në Bullgari kanë mbërritur erërat e acarta të “Luftës së Ftohtë” të re, e cila në rivalitetin për gazin natyror ka një efekt jo aq të vogël. Përballë presionit të SHBA-së ndaj aleatëve evropianë për një sinergji më të madhe në drejtim të frenimit politik të Rusisë, dhe nevojës për të bashkuar pragmatizmin e biznesit, që të kërkojë bashkëpunim me qeverinë e Vladimir Putin, dhe në kërkim të një bashkëjetese të qetë në një kontekst rajonal gjithnjë e më të tensionuar, Bullgaria ka ndjekur kohët e fundit shembullin e vende tilla si Italia dhe Republika Çeke, duke i dhënë një goditje të fortë rrjeteve të dyshuara të spiunazhit të Moskës në territorin e saj.
Pas arrestimit të 6 oficerëve të akuzuar marsin e kaluar, se u kishin kaluar sekrete ushtarake rusëve, një rast i ngjashëm me atë italian të Valter Biot, qeveria në Sofje u frymëzua nga shembulli i Pragës për të dëbuar diplomatët dhe zyrtarët rusë për përfshirjen e pretenduar të Moskës në një shpërthim që ndodhi në një depo armësh në vitin 2015, duke identifikuar një lidhje me 4 raste të ngjashme që ndodhën në Bullgari gjatë viteve 2011-2020.
Episode gjatë së cilave u shkatërruan depot e armëve të destinuara për eksport në vendet rivale me Rusinë:Ukrainë dhe Gjeorgji. Bullgaria,tani e moderuar, ka njoftuar në kundërpërgjigje dëbimin e një diplomati rus, pas zbulimit nga prokurorët e vendit të asaj që kishte ndodhur vërtetë.
Në një takim me ambasadorin rus, Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zakharieva e ftoi Rusinë të bashkëpunojë plotësisht me hetimin e bullgarisëmbi sulmet dhe përpjekjen për helmim të trafikantit bullgar të armëve Emilian Gebrev.
Në këtë kontekst, mund të mendohej edhe për një mbështetje të mbuluar nga Moska për lëvizjet më nacionaliste dhe rusofile në vend, të cilat megjithatë kanë konsensusin e një pakice të vogël, aq sa zgjedhjet parlamentare të prillit e nxorën jashtë parlamentit Lëvizjen Kombëtare Bullgare, që në vitin 2017 fitoi një duzinë vendesh.
Por lëvizja e Sofjes shihet më tepër si një sinjal për Uashingtonin, për t’i treguar këtij të fundit vullnetin e mirë në drejtim të bashkëpunimit, pas viteve të një sjellje të pavarur të Bullgarisë në fushën energjetike te lidhjeve politike të afërta me Rusinë.
Lëvizja e moderuar tregon se Bullgaria nuk ka ndërmend që të kalojë plotësisht në Atlanticizmin e hekurt të Republikës Çeke ose vendeve baltike për momentin. Gjithsesi,ajo krijon një precedent. Bullgaria, një vend ku spiunët e Moskës kanë vepruar të pa shqetësuar për dekada, ka ndryshuar shumë qasje.
Dhe tek e njëjta përpjekje e vendeve të Ballkanit dhe Evropës Qendrore për të hetuar manovrat e dyshimta të Rusisë në territorin e tyre, ne mund të identifikojmë rezultatin e një operacioni funksional politik në Uashington për të forcuar kursin e ri të frenimit të Rusisë.
Pyetja sesi ka mundësi që qeveritë në Sofje dhe Pragë mund të kenë pasur vetëm vite më vonë qasje në informacione të tilla komprometuese, mbi ngjarjet që ndodhën në territorin e tyre, është më se legjitime.
“Sigurisht, askush nuk mund ta besojë se autoritetet e Republikës Çeke dhe Bullgarisë siguruan prova të akteve keqdashëse të Rusisë(një seri sulmesh ndaj depove të armëve të destinuara për Gjeorgjinë dhe Ukrainën) në të njëjtën ditë dhe shumë kohë pas fakteve”- thotë gazetari dhe analist gjeopolitik Fulvio Skaglione.
“Dhe për më tepër, fakti që kjo ndodh në kuadrin e një ofensive ndërkombëtare diplomatike, që ka çuar në dëbimin e 100 diplomatëve rusë është shumë domethënës. Gjithsesi, është shumë e qartë se kjo sjellje e re, ka lidhje me ndryshimin e administratës amerikane dhe me strategjinë e Joe Biden, që në mënyrë racionale e ka përzgjedhur Rusinë si armiken kryesore të SHBA-së,me qëllimin përfundimtar të rikthimit të Evropës në një orbitë të fortë atlantike. Një kusht i domosdoshëm, për t’u përballur më pas me kundërshtarin e vërtetë, Kinën.
Lufta e spiunëve e ka epiqendrën e saj në Ballkan, pranë detit të Zi, dhe ajo është duke u bërë më e nxehtë për shkak të tensioneve në Donbas, dhe projekteve të mëdha të infrastrukturës në rajon. Dhe ajo është pjesë e një loje gjeopolitike globale që po forcon rolin e rajoneve, të cilët po bëhen gradualisht më strategjike, dhe në të cilat po intensifikohet në të dyja kampet aktiviteti i spiunazhit dhe inteligjencës.
Goditja e spiunëve të Moskës, e ka shndërruar Bullgarinë si udhëkryqin e kësaj loje të nëndheshme në të cilën të gjithë spiunojnë të gjithë. Por shumë interesa të përbashkëta e pengojnë Sofjen që tani për tani mos ta shndërrojë Rusinë,në një armike strategjike të gjithanshme siç do të donte Uashingtonit. Dhe lufta e spiunëve do të vazhdojë.
burimi: https://it.insideover.com/politica/la-bulgaria-e-il-cuore-della-nuova-guerra-delle-spie.html
Përshtatur për Tirana Today