Zhaneta dhe Përparimi kanë qenë këtë të Dielë në “Shihemi në Gjyq” pasi prej shumë vitesh kanë një konflikt që lidhet me dy prona, atë që u ka lënë gjyshja nga mamaja dhe shtëpia e tokat e babait. Përparimi shprehet vazhdimisht se vajzës nuk i takon pjesë nga pronat, por vetëm djemve.
Sipas tij vetëm ai dhe dy vëllezërit e tjerë kanë të drejtë të gëzojnë nga ato që u ka lënë i ati. Madje kur u pyet nga drejtuesi i programit Ardit Gjebrea se pse e ka lënë motrën jashtë trashëgimisë së babait, ai tha: Na doli e tepërt!
Ardit Gjebrea-Zhanetës: Kë shtëpi do të ndash ti?
Zhaneta: Kemi shtëpinë, plus tokave të gjyshit dhe në komision kur ishte babi gjallë meqë do riktheheshin pronat, vëllai tjetër bashkë me këtë bënë një dokument dhe në atë bënë një dëshmi trashëgëmie ky me atë, në mënyrë që të kenë vetëm këta dhe të mos kenë të tjerë.
Ardit Gjebrea: Ty jo? Kjo është e vërteta?
Përparimi: Kjo është e vërteta!
Ardit Gjebrea: Po pse e ke hequr ti motrën nga trashëgimia?
Përparimi: Motrën e hoqëm nga trashëgimia se na doli si e tepërt!
Ardit Gjebrea: Si të doli motra e tepërt?!
Përparimi: Kjo nuk duhet të ndërhyjë…
Zhaneta: Nuk janë çupat të babait?
Ardit Gjebra: Përparim sot për herë të parë pas 12 vitesh në “Shihemi në Gjyq”, dëgjoj “motra na doli e tepërt”. Si mund të dali motra e tepërt?!
Përparimi: Motra nuk duhet të marrë pjesë, duhet të marrim vetëm ne djemtë. Dhe unë gruan që kam aty, nuk ka marrë pjesë nga vëllezërit, edhe kjo nuk duhet të marrë. Pronën e ke në Itali.
Përparimi: S’ka faj ajo, kemi faj ne që i hapëm derën. Na vjen nga Italia dhe kërkon të na bëjë gjëmën ajo, si e ka punën ajo?! Çfarë do ajo?! Çfarë kërkon ajo?! Kështu është kur është njeriu bukëshkalë. Sot do mbarojë çdo gjë, o ajo o ne!
Ardit Gjebrea: Po pse vëllai yt të quan bukëshkalë?
Zhaneta: Më quan bukëshkelur se mendon se unë nuk doja që gjyshja ta merrte dhe ta mbante atje. Nuk është e vërtetë!
Përparimi: Ça kërkon ti me, ça kërkon?! Ke ardhur nga Italia dhe do të na bësh broçkulla këtu. S’ke turp! Fol sy në sy! Jo mbrapa krahëve më flet mua ti.
Zhaneta: Të kam thirrur se më akuzon kot, e mua nuk më vjen mirë se kam qenë në favor tuaj dhe jo në favorin tim. Më shumë ju kam dashur ju sesa veten time, prandaj të kam thirrur.
Përparimi: Rri urtë dhe mos fol kështu!
Zhaneta: Të qartësojmë ca probleme se ju nuk jeni të qartë, ti dhe vëllezërit e tjerë.
Përparimi shkon drejt Zhanetës: Kush s’është i qartë?! Unë s’jam i qartë?! Kujt i thua ti se s’jam i qartë?!
Zhaneta: Kujt i thua bukëshkelur? Unë s’jam bukëshkelur kurrë.
Përparimi: Bukëshkelur se unë ta kam hapur derën ty, të kam mbajtur. Fol, përse ta kam mbyllur derën ty?! Fol tamam! Dua këtë arsyen.
Zhaneta: Për një interes të vogël se kishit frikë se mos ju merrja pasurinë e gjyshes. Pse vetëm vëllezërve u takon pasuria? Edhe motra prej një nëne është. Të kemi dashuri, jo të shkatërrohemi./tvklan.al