Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Bujar Alimani, shqiptari që triumfoi në festivalin e Varshavës

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Bujar Alimani, shqiptari që triumfoi në festivalin e Varshavës

Regjisori shqiptar Bujar Alimani ka triumfuar në Festivalin e Varshavës, ku filmi i tij “Delegacioni” fitoi Çmimin e Madh.

Kësaj fitoreje i kanë bërë jehonë të madhe edhe mediat greke. Portali “iefimerida”, publikoi të hënën një shkrim të zgjeruar me titullin “Bujar Alimani, emigranti shqiptar në Greqi që pushtoi Festivalin e Varshavës”.

TV Tribuna e ka ribotuar të plotë shkrimin, që vijon si më poshtë:

“Bujar Alimani u largua nga atdheu i tij me dy diploma, pikture dhe regjisurë teatri nga Akademia e Arteve të Bukura e Tiranës.

Në Greqi punoi si ndihmës regjisor në një sërë produksionesh kinematografike, deri sa gjeti një punë të përhershme si teknik skene në teatrin “Hora”. Një tjetër nder për Greqinë është Çmimi i Madh i festivalit të 34-t kinematografik të Varshavës, që fitoi filmi tashmë i tretë me metrazh të gjatë i Alimanit, “Delegacioni”. Një bashkëproduksion i Shqipërisë, Francës, Greqisë dhe Kosovës.

Bashkëqytetari ynë shqiptar, që mbërriti në Greqi në 1992 si emigrant ekonomik dhe jetoi në Athinë deri në 2012 kur u vendos në Nju Jork, 49 vjeçari sot regjisori dhe skenaristi Bujar Alimani u mbështet në projektin e tij nga institucionet e ministrisë greke të kulturës, televizioni publik ERT dhe kineastë grekë dhe u shquajt në arenën kinematografike vendase dhe ndërkombëtare, duke sjellë në avanskenë realitetin social të pjesës lindore të Perëndimit.

Filmat e tij, të ashpër dhe pretenciozë, flasin jetën e emigrantëve, për grekët dhe shqiptarët në vitet e krizës, mirëpo refuzojnë të “përkëdhelin” stereotipat e heronjve apo viktimave. Sot, vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me Greqinë dhe komunitetin e artistëve.

Përmes këtij rrugëtimi, gjithmonë me mbështetjen e bashkëshortes së tij Tefta Bejko, por edhe të kineastëve grekë, arriti të çajë një rrugë të vetën, duke vënë vulën e tij personale në gjashtë filma deri më tani, të cilat janë lauruar në festivale të rëndësishme të filmit greke dhe ndërkombëtare.

Krijimi i tij i parë ishte filmi me metrazh të shkurtër “Katoi” (Qilari), ku evidentoi përvojën e tij të emigrantit dhe në të cilin ishte skenarist, regjisor dhe producent. Pasoi filmi “Gazi” gjithashtu me metrazh të shkurtër (2006), një produksion i ERT bazuar në tregimin e shkrimtarit grek Sotiris Dimitriou dhe ka si protagonist një grek “të kulluar”.

Filmi i tretë me metrazh të shkurtër “Busulla” i referohet zakonit ende të gjallë të gjakmarrjes në Shqipëri, ku kryqëzohen problemet e vendlindjes rrugës drejt Europës.

Pasuan dy filma me metrazh të gjatë, me tema shqiptare dhe në gjuhën shqipe, “Amnistia” (20110 e financuar nga Qendra e Kinematografisë Greke që u xhirua në burgun e Tiranës dhe ishte filmi i parë shqiptar që debutoi në Festivalin Kinematografik të Berlinit, si dhe “Krom” (2015), një bashkëproduksion i Shqipërisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kosovës. Dhe tani “Delegacioni”.

Ministrja greke e Kulturës, Myrsini Zorba e përgëzoi nxehtësisht Bujar Alimanin për suksesin e tij”, përfundon shkrimi në portalin “iefimerida.gr”.

Filmi “Delgacioni”

Filmi është dhe një homazh për regjisorin Artan Minarolli, që u nda nga jeta në moshën 57 vjeçare në 2015. Minarolli kishte shkruar skenarin dhe Alimani ndjeu obligimin që ta përfundonte punën e nisur nga miku i tij i talentuar.

Dhe e kurorëzoi në mënyrën më të mirë…

Subjekti: Një delegacion evropian vjen në Shqipëri për të parë nga afër se si po zhvillohen reformat demokratike, që ka ndërmarrë qeveria vendase. Drejtues i delegacionit, zoti Loherin, ka qenë bashkënxënës i Leos gjatë studimeve në Pragë. Ndërsa, Leo është në burg. Por, e nxjerrin nga burgu, për ta prezantuar Shqipërinë në sytë e delegacionit të huaj, si një vend ku bëhen reforma demokratike, por edhe për të takuar si intelektual kreun e delegacionit që do të vinte. Leo kupton se çfarë do të ndodhte dhe kërkon të vrasë veten… Por, ngjarjet në film marrin tjetër rrjedhë…”

Interpretojnë: Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, Bislim Muçaj, Jorgaq Tushe, Kristaq Skrami, Selaman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi.

TË LIDHURA

Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë
Kultura

Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

08:38 | 06/06/2025
Ekspozita më e re në Galerinë “GOCAT” që të bën të mendosh se sa të ngjashëm dhe të ndryshëm jemi
Kultura

Ekspozita më e re në Galerinë “GOCAT” që të bën të mendosh se sa të ngjashëm dhe të ndryshëm jemi

14:44 | 05/06/2025
Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët
Kultura

Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët

12:19 | 05/06/2025
Next Post
‘Blindohet’ sërish Shijaku, RENEA dhe FNSH kontrolle në banesa dhe biznese

‘Blindohet’ sërish Shijaku, RENEA dhe FNSH kontrolle në banesa dhe biznese

Klubi i “ekzekutorëve pa kufij”, nuk eliminojnë vetëm kundërshtarët

Klubi i “ekzekutorëve pa kufij”, nuk eliminojnë vetëm kundërshtarët

Neymar rikthim te katalanasit? Presidenti i Barcelonës befason me përgjigjen

Neymar rikthim te katalanasit? Presidenti i Barcelonës befason me përgjigjen

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë
Kultura

Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

by mirseda
08:38 | 06/06/2025
0

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet...

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

08:32 | 06/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

08:16 | 06/06/2025
Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

23:06 | 05/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Qershor 2025

22:52 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com