Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Britania duhet të mbajë një referendum të dytë mbi Brexit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Britania duhet të mbajë një referendum të dytë mbi Brexit

Nga Roger Cohen “The New York Times”/ Një demokraci që nuk mund të ndryshojë mendje, nuk është demokraci. Njerëzit mund ta bëjnë këtë, kur njihen me të gjithë panoramën, pasi kishin parë deri dje vetëm një tablo të pjesshme ose të shtrembëruar.

Janë dashur më shumë se 30 muaj, që të zhvendosemi nga “Fantazia Brexit” në “Realitetin Brexit”. Dallimet, pas debatit sarkastik që e ka konsumuar politikën britanike, duke përjashtuar praktikisht gjithçka tjetër, janë të zymta. E para ishte vota e Britanisë në vitin 2016, e nxitur nga gënjeshtrat, për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, duke u fryrë borive nacionaliste.

Dallimi i dytë, pas një kursi përplasjeje me faktet, mbi atë çka sjell anëtarësimi për Britaninë, erdhi të martën në formën e një humbje dërrmuese, me një votim parlamentar 432 kundër dhe vetëm 202 pro planit të kryeministres Tereza Mej për daljen e vendit nga unioni më 29 mars.

Natyrisht, kjo nuk ishte një votë për të qëndruar në Bashkimin Evropian. Ajo pasqyron zemërimin e ligjvënësve konservatorë, që duan një divorc të plotë të vendit me Evropën, dhe ndarjen e tyre me përfaqësues të partive të tjera, që dëshirojnë të qëndrojnë në unionin e 28 shteteve.

Mbi të gjitha, ky votim reflektoi një kaos të plotë, paaftësinë e zonjës Mej ose të gjithëve, për të dalë me një marrëveshje kompromisi të pranueshme për të arritur diçka, që në mënyrë të pashmangshme është e padëshirueshme për shumicën.

Votimi, disfata më e madhe për një kryeministër në historinë britanike të dekadave të fundit, e bën më të mundshëm mospërmbushjen e afatit të 29 marsit. Gjithashtu e bën më të mundshëm, përvecse nëse nuk është ende i mundur, mbajtjen e një referendum të dytë.

Sikurse shkroi historiani britanik Timoti Garton Esh, nga parlamenti:”Kjo rrit shanset e zgjedhjes së njerëzve, që Britania të mbetet aty ku e ka vendin… në Evropë”. Rezistenca ndaj një referedumi të dytë është e madhe. Na thuhet se ai do ta ndante më dysh Britaninë për breza të tërë, do ta bënte të pakuptimtë shprehjen e vullnetit popullor, dhe madje do të shkatërronte demokracinë britanike.

Por Britania është tashmë e ndarë, në një mënyrë ose në një tjetër, dhe nuk është gati ta rimarrë veten nga kjo. Ajo votoi në vitin 2016, duke besuar paturpësisht mashtrimet e njerëzve të ish-sekretarit të jashtëm Boris Xhonson. Sot është në rrezik drejtimi i vendit për dekada të tëra.

Më mirë ia vlen të votohet për faktet reale, dhe jo për një fantazmë të prezantuar si e vërtetë, për një dalje britanike nga BE-ja.

Njëbrirëshi i ëndrrave të vogla angleze, rezultoi se nuk ekziston. Sondazhet e fundit, sugjerojnë se shtetasit britanikë tani favorizojnë mbajtjen e një refendumi të dytë. Dhe nëse ai mbahet, vendimi për t’u larguar ka gjasa të përmbyset. Vende të tjera të BE-së, duke përfshirë Danimarkën dhe Irlandën, kanë votuar 2 herë mbi traktatet e Bashkimit Evropian, dhe kanë ndryshuar rezultatin fillestar.

Dhe ato janë ende demokraci të lulëzuara. Njerëzit ndryshojnë mendje, dhe mbijetojnë. Rruga nga këtu drejt një referendumi të dytë, nuk është e sheshtë, por trajektorja e saj është të paktën e dallueshme. Xheremi Korbin, kreu i Partisë Laburiste, një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Mej, që u rrëzua të mërkurën në mbrëmje me një rezultat të ngushtë.

Pastaj, po gjatë kësaj jave, do të nisë manovrimi parlamentar prej 10 javësh deri në 29 mars. Sfondi i manovrimit është ky:Bashkimi Evropian ka thënë se marrëveshja e vetme është ajo që mund të paraqitet nga zonja Mej. Kjo marrëveshje ishte një pakt në ekstremet e kohës, duke e lënë Britaninë brenda tregut të përbashkët evropian, derisa të krijohej një marrëdhënie e re tregtare.

Ajo pasqyronte pranimin nga ana e zonjës Mej, se një Brexit pa marrëveshje do të ishte një katastrofë ekonomike. Nga ana tjetër, ky kompromis, zemëroi shumë deputetë në Partinë e saj Konservatore. Dy sekretarët e Brexit u dorëhoqën vitin e kaluar, gjatë bisedimeve mbi marrëveshjen.

Projektligji për divorcin, sipas të cilit Britania pajtohej me planin e refuzuar të zonjës Mej, do të ishte rreth 50 miliardë dollarë, ose afërsisht sa 8 herë nga muri që kërkon Donald Trumpi me Meksikën. Partia Laburiste e Korbin, por jo vetë Korbin, favorizon qëndrimin në Bashkimin Evropian.

Në këtë qasje do të vijë edhe ai vetë, në mungesë të ndonjë alternative tjetër. Britania është një demokraci parlamentare. Sikurse shkroi Hugo Dikson, zëvendëskryetari i Votës së Popullit, një lëvizje pro një referendumi të dytë, në të përditshmen franceze “Le Monde”:

”Parlamenti do të duhet të miratojë një ligj të ri, për të autorizuar këtë referendum. Kjo mund të lehtësohet, me mbështetjen e kryeministrit; ose sipas rrugës më të vështirë, duke ia imponuar përkundër dëshirave të saj”. Dikson më tha se një fushatë “Remain” (Qëndrimit në BE) pë një referendum të dytë, do të duhej të përqëndrohej në çështjet reale që shkaktuan votën pro Brexit:emigracioni, fushat kur Britania ka mbetur pa investime dhe është lënë pas dore, dhe një Shërbim Kombëtar Shëndetësor i mangët.

Asnjë nga këto çështje probleme, nuk janë shkaktuar nga Bashkimi Evropian.“Në fakt, ato trajtohen më mirë në Evropë, me një ekonomi që forcohet nga vendimi për të mbetur në union, dhe një agjendë politike që nuk konsumohet më nga Brexit”. Nuk ka zgjidhje të mirë për ngërçin aktual, përveç një referendumi të dytë.

I gjithë debati ka dalë kundër një fakti kokëfortë:Brexit, po dëmton interesin kombëtar britanik. Asnjë marrëveshje, nuk mund ta bëjë atë të duket i mirë. Zonja Mej provoi dhe dështoi. Britanikët, dhe veçanërisht të rinjtë britanikë, meritojnë të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e tyre afatgjatë, bazuar tek faktet reale. /

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Devoll, sherr masiv në qytetin e Bilishtit, plagosen 2 persona

20:52 | 01/10/2025
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

19:18 | 01/10/2025
Tiranë/ Ishin shpallur në kërkim për krime të ndryshme, arrestohen 4 persona në Tiranë
Aktualitet

Tepelenë, regjistroi në mënyrë fiktive si pacient të dënuarin me arrest shtëpie, procedohet infermieri

18:59 | 01/10/2025
Next Post
Emërimi i Lleshit zv/ministër, reagon PD: Rama e ka jetik kontrollin e ministrisë

Këshilli Kombëtar i PD-së, zgjidhen 15 anëtarët e kryesisë

Deklaratë e studentëve protestues: Të largohet menjëherë dekani Dhori Kule!

Deklaratë e studentëve protestues: Të largohet menjëherë dekani Dhori Kule!

10 vite pa u takuar me të bijën/ Nëna e fton në program, vajza nuk i vjen në studio

10 vite pa u takuar me të bijën/ Nëna e fton në program, vajza nuk i vjen në studio

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael
Bota

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael

by mirseda
22:52 | 01/10/2025
0

Gjermania ka miratuar eksporte armësh në Izrael me vlerë të paktën 2.46 milionë euro (2.9 milionë dollarë)...

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

22:30 | 01/10/2025
Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

22:16 | 01/10/2025
Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

21:52 | 01/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com