Lore, Sabina dhe Brikena kanë biseduar ditën e sotme për eksperiencat e tyre të para në punë. Brikena ka rrëfyer se puna e saj e parë ka qenë në kasë, në një market të madh në Itali, ndërsa ishte ende në fakultet.
Banorja e Big Brother VIP 5 tha se kishte dashur një punë me 3-4 orë në ditë për të ndihmuar familjen dhe për të mos lënë mësimet. Ajo gjithashtu tregoi me krenari se kishte marrë një çmim si kasierja më e mirë e Lombardisë, një njohje e veçantë për përkushtimin dhe punën e saj.
“Nuk kisha punuar kurrë si kasiere, thjesht e nisa për të ndihmuar familjen dhe për vete. Nuk doja të punoja gjithë ditën, sepse doja të mësoja,” tha Brikena gjatë bisedës me Lore dhe Sabinën.















