Kenan Yildiz po shndërrohet gjithnjë e më shumë në pikën qendrore të projektit të Juventusit. Sulmuesi turk ka shkëlqyer në Botërorin e Klubeve me tre gola në dy ndeshje dhe drejtuesit bardhezinj janë të vendosur ta blindojnë.
Pas rinovimit deri në vitin 2029 me një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon, klubi është gati të ulet sërish në tryezë për ta zgjatur kontratën deri në 2030 dhe të dyfishojë pagën.
Agjentët e lojtarit kërkojnë 5 milionë euro, por marrëveshja mund të mbyllet në shifrën 4 milionë. Trajneri Tudor e ka përgëzuar publikisht: “Kenan ka mendësi të madhe dhe një dashuri të sinqertë për futbollin.”
Ndërkohë, drejtori Comolli ka nisur ofensivën për të siguruar nënshkrimin e Jonathan David.
Sulmuesi kanadez, i cili nga 1 korriku është lojtar i lirë, ka dhënë sinjale pozitive për kalimin te “Zonja e Vjetër” dhe ka kërkuar nga agjentët e tij të rinisin kontaktet me Juventusin.
Comolli i ka bërë një ofertë fillestare prej 6 milionë eurosh plus 2 milionë bonuse, duke shpresuar ta mbyllë marrëveshjen para 30 qershorit për të shmangur konkurrencën, sidomos nga klubet arabe dhe Fenerbahçe.
Sa i përket Francisco Conceiçao, bardhezinjtë kanë paraqitur një ofertë më të ulët se 30 milionë euro për të siguruar qëndrimin e tij, por Porto e ka refuzuar menjëherë.
Portugezët kërkojnë pagesën e plotë të klauzolës prej 30 milionë euro dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë lëshime. Juventusi pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar në ditët në vijim.
Një tjetër lëvizje është dhe sulmuesi i Lile Jonathan Devid. Kanadezit I ka përfunduar kontrata me klubin francez ccka ka shtuar dhe intereimin e zonjës së vjetër
Në prapaskenë, Nottingham Forest po punon për të mbyllur dy afrime nga Torino: Samuel Mbangula dhe Timothy Ëeah. Klubi anglez ka ofruar 22 milionë euro plus bonuse dhe ka marrë një “po” paraprake nga Juventusi.
Mbetet që lojtarët të bien dakord për pagën dhe kontratën me klubin anglez që do të luajë në Conference League sezonin e ardhshëm.