10 gola ka realizuar Bayerni në ndeshjen e parë të luajtur në Botëorin e klubeve që po mbahet në Amerikë, me ekipin e Kompany që u tregua i pamëshirshëm ndaj një skuadre ku diferencat ishin të mëdha, madje dhe mungesat, për faktin se një pjesë e lojtarëve kundërshtarë kishin angazhime të tjera. Kjo gjë nuk e pengoi kampionin e Gjermanisë që të shënonte plot 6 gola që në fraksionin e parë ku u regjistrua dopietë nga Coman dhe Olise, por shënuan gjetën golin gjithashtu dhe Muller e Boeyl.
Pjesa e dytë vijoi po njësoj me bavarezët që e kthyen portën kundërshtare në një tabelë qitje, ku Musiala regjistroi tripletë, në fund ishte Muller që vulosi triumfin 10-0, me Bayernin që merr 3 pikët e para në grup. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Boca Juniors. Dueli më interesant deri më tani ka qenë ai mes kampionëve në fuqi të Champions League PSG dhe Atletico Madrid, i fituar nga francezët në shifrat 4-0.
Një dominim absolut nga të besuarit e Luis Enrique që hedhin kandidaturën edhe në botërorin e klubeve si një nga ekipet pretendente. Pjesa e parë u mbyll me golat e Vitinha dhe Ruiz, ndërsa në fraksionin e dytë Mayulu dhe Lee Kang In me 11 metërsh vulosën pokerin e golave. Deri më tani në botërorin e klubeve janë luajtur 5 përballje.