Situata tek Napoli nuk duket aspak e qetë, pasi trajneri Maurizio Sarri nuk ka vendosur akoma për të ardhmen, por kuptohet që është larg Italisë. Bosi napolitan, Aureliao De Laurentis në një konferencë për shty ka konfirmuar grumbullimin që do të ketë ekipi nga 10 deri në 30 korrik në Dimaro, por nuk ka lenë pa thumbuar edhe trajnerin Sarri.“Javën tjetër kemi lënë të takohemi dhe të flasim edhe një herë. Uroj që të pranojë të vijojmë projektin që kemi nisur, pasi kemi investuar te ai, por nuk do të bëj asnjë gjë të jashtëzakonshme për ta bindur” ,tha De Laurentiis.
Me çështjen e titullit thuajse të mbyllur tashmë, De Laurentiis nuk e fshehu zhgënjimin, pasi pa që skuadra ku investon miliona mbilli një tjetër vit pa trofe. Këtë herë u tregua edhe më i ashpër, duke zbuluar se mendon se Napoli i tij është vjedhur këtë sezon.“Në fakt në vend të dytë kemi shkuar edhe me Mazzarrin, ndaj nuk është se kemi bërë ndonjë arritje. Gjithsesi mendoj se na janë hequr 8 pikë dhe nëse marrim fitore në dy takimet e ardhshme, mund të them me bindje që titulli na është vjedhur. Mospërdorimi i VAR-it dhe favorizimi i heshtur i rivalëve tanë nga ana e arbitrave, janë ato që kanë ndikuar, por duhet të ngremë zërin, që kjo situatë të mos përsëritet në sezonin e ardhshëm. Ekziston ky komunitet i heshtur që lejon që të ketë mafia, Camorra, Ndrangheta, Sacra Corona Unita. Është vendi më i ndotur në botë. Faji ynë, megjithatë”, deklaroi De Laurentiis.