Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve

1 javë ago
in Ekonomi, Shqipëria
Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve

Aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një ulje të lehtë të çmimit mesatar të këtij produkti.

Mbështetur në statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për muajin janar të këtij viti primi mesatar i shkruar bruto për një kontratë sigurimi TPL ishte pak poshtë vlerës së 18,900 lekëve. Krahasuar me janarin e vitit të kaluar, primi mesatar ka pësuar rënie me afërsisht 2.7%.
Në total, primet e shkruara bruto nga produkti TPL u rritën me 4.6%. Por, rritja e primeve erdhi nga shtimi i numrit të kontratave të sigurimit, me 7.4% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimet e detyrueshme motorike nisi duke filluar nga data 1 janar 2026. Sistemi bonus-malus parashikon që drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme do të paguajnë një prim sigurimi më të lartë në vitin pasardhës, ndërsa ata që nuk shkaktojnë dëme një prim më të ulët.

Për drejtuesit që kanë shkaktuar një dëm të vetëm llogaritet një koeficient 1.18 mbi primin bazë, ndërsa për ata që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme do të aplikohet një koeficient 1.39.

E thënë ndryshe, drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar një dëm vitin e kaluar do të penalizohen me një malus në masën 18%, ndërsa ata që kanë shkaktuar dy dëme ose më shumë, do të penalizohen me një malus në masën 39%.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme gjatë vitit 2025 përfitojnë një bonus prej 3% në çmimin e sigurimit të detyrueshëm TPL.

Sipas vlerësimeve të kompanive të sigurimit, nga 100 drejtues mjetesh që kanë kryer sigurimin e detyrueshëm TPL vitin e kaluar, rreth 4% e tyre kanë shkaktuar dëme. Kjo kategori e drejtuesve do të paguajë një prim sigurimi më të lartë për vitin 2026. Ndërkohë, pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve, rreth 96% e tyre do të përfitojnë bonus ose ulje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorik për vitin 2026.

Duke qenë se numri i drejtuesve të mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme është shumë më i lartë se ai që kanë shkaktuar dëme, efekti në primin mesatar pritet të rezultojë negativ. Gjithashtu, efekti pritet të jetë negativ në vlerën totale të primeve të shkruara. Gjithmonë sipas përllogaritjeve të siguruesve, ndikimi i sistemit bonus-malus (pa llogaritur faktorë të tjerë) pritet të jetë negativ për rreth 4.5-5 milionë euro.

Aplikimi i sistemit bonus-malus është i parashikuar në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që ka hyrë në fuqi qysh në vitin 2021.

Por, zbatimi i parimit bonus-malus u bë i mundur vetëm pas miratimit të rregullores “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Kjo rregullore hyri në fuqi në fillim të vitit 2025, por pa përfshirë elementin bonus-malus, që nisi të aplikohet prej 1 janarit të këtij viti./monitor.al

TË LIDHURA

Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët
Aktualitet

Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët

17:01 | 28/03/2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë
Aktualitet

Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë

16:48 | 28/03/2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë
Aktualitet

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

16:40 | 28/03/2026
Next Post
Heqja e masave, ja sa është shuma që merr Kosova për asistencë financiare

Heqja e masave, ja sa është shuma që merr Kosova për asistencë financiare

Mungesa e PD në delegacionin e Kuvendit , reagon Grupi Parlamentar: U përjashtuam qëllimisht

Mungesa e PD në delegacionin e Kuvendit , reagon Grupi Parlamentar: U përjashtuam qëllimisht

Trump shtyn vizitën në Pekin, lufta me Iranin riformaton prioritetet globale

Trump shtyn vizitën në Pekin, lufta me Iranin riformaton prioritetet globale







JU REKOMANDOJMË

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët
Aktualitet

Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët

by mirseda
17:01 | 28/03/2026
0

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burg tre personat e akuzuar për dhunimin me sende të forta...

Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë

Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ Neutralizohet i moshuari që kërcënonte me thikë

16:48 | 28/03/2026
Ukraina dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje strategjike mbrojtjeje për raketat dhe dronët

Ukraina dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje strategjike mbrojtjeje për raketat dhe dronët

16:42 | 28/03/2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

16:40 | 28/03/2026
Nafta 218 lekë/litër, rritet edhe benzina nga Bordi i Transparencës

Nafta 218 lekë/litër, rritet edhe benzina nga Bordi i Transparencës

16:32 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com