Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në një emision televziv u shpreh se priten zhvillime të reja sa i takon çështjes së 21 janarit.
Ai listoi disa prej çështjeve me të cilat po punohet në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa veçoi dhe çështjen e Sky ECC, të cilën e cilësoi si një “bombë me sahat”
“Patjetër që mund të këtë zhvillime, mund të këtë zhvillime edhe për 21 janarit. Do ketë zhvillime në disa prej këtyre çështjeve që po ecin. Përmendi Ermalin çështjen e Sky Ecc, është një tjetër bombë e madhe me sahat prej shumë prej pjesëtareve të organizativë kriminale, por edhe politikanëve, edhe oficerëve të policisë, edhe në nivele të larta,. edhe tek biznesi, edhe këtu ka ethe sepse edhe aty po hetohet se janë thelluar hetimet për disa prej tyre, qoftë dhe oligarkë në Prokurorinë e Posaçme. Pra janë të gjithë këto komponentë që janë të gjitha aty”, tha ai.
Ai tregoi dhe rastin e një prokurori në SPAK, që sipas Ervin Karamuços qëndron deri në orën 03:00 të mëngjesit duke kryqëzuar të dhënat në dosjet hetimore.
“Mendoni që është një prokuror që deri në 3 të natës bën këto kryqëzimet. Edhe hetimi është një krijimtari, është si një shkrimtar. Ata kanë një sistem që bën kryqëzimet vetë, kush flet me kë, dhe bën ato itinerarin e komunikimet dhe lidhjet e tyre me algoritëm dhe e ke shumë të thjeshte. Prokurori bën regjimin e një shkrimtari që bënte dikur. Ka disa muaj që e bën, pa përmendur emra. Ka një volum pune dhe do të fitojë kohë për të pasur masa sa më shpejt”, tha ai.