Pritej që të ishte një natë e suksesshme për boksierin nga Peja, Senad Gashi, në përballje me kampionin gjerman Schwarz, por gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Gashi është skualifikuar dhe ka humbur ndeshjen në mënyrë aspak të drejtë. Boksieri shqiptar goditi me kokë kundërshtarin në mënyrë të pavullnetshme në raundin e dytë, duke bërë që Schwarz të binte në tokë dhe të humbte kthjelltësinë.
Gashi ndëshkohet me dy pikë dhe sfida vijon por gjermanët duket se nuk kanë ndërmend të boksojnë ndershëm. Boksieri Schwarz simulon në dy kontakte të tjera të lehta, duke bërë që në raundin e 4-t arbitrat të skualifikojnë boksierin shqiptar. Kjo ka nervozuar Gashin dhe trajnerin e tij, që sulmojnë personalisht gjermanin, për të larë hesapet, pasi ishte mbyllur ndeshja. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të marrë nën kontroll situatën, që për pak degjeneroi në një sherr masiv.
Boksierët u përplasën mes tyre dhe më pas u përfshinë edhe stafet, në një situatë kaotike që u qetësua vetëm me ndërhyrjen e forcave të sigurisë. Gashi u skualifikua, duke pësuar kësisoj humbjen e parë në karrierën si profesionist.