Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Bogdani: Ukraina e fortë, por ne luajmë në ‘Selman Stermasi’

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Bogdani: Ukraina e fortë, por ne luajmë në ‘Selman Stermasi’

Në ‘Selman Stermasi’ nesër me fillim në orën 14:00, do të zhvillohet ndeshja mes kombëtares U-19 dhe Ukrainës.
Bogdani ka besim se skuadra do t’i krijojë probleme kundërshtarëve pavarësisht se janë në nivel më të larta dhe se synon të marrë rezultat pozitiv.

“Tani për tani jam trajner i U 19-ës, shpresoj të bëj sa më mirë më këtë kombëtare. Kam nisur edhe një lloj periudhe me këtë skuadër, shpresoj që të bëj mirë. Pastaj gjatë rrugës të shikojmë. Detyra ime pas futbollit ishte të bëja trajnerin. Jam krenar që po e bëj te U-19-ta. Kam lozur shumë ndeshje me kombëtaren, kam përfaqësuar mjaft mirë edhe kombin në Itali ku kam luajtur dhe tani më është dhënë mundësia të bëhem trajner i U-19-ës. Shpresoj ta bëj sa më mirë, pastaj duke parë e duke bërë.

Objektivi
“Thashë që në intervistën e parë, objektivi im është që të sjell sa më shumë lojtar te U21-i dhe ekipi kombëtar. Po të shohim para kësaj ndeshje me Ukrainën, ekipi është paraqitur shumë mirë, ka fituar një trofe në Itali që nuk është pak. Kemi dalë në vendin e dytë prap në një trofe në Itali, ku kemi luajtur ndaj skuadrave të mira siç janë Sampdoria dhe Fiorentina. Kemi zhvilluar dy ndeshje të mira me Gjeorgjinë, pra nuk diskutohet që objektivi është që të çojmë sa më shumë lojtar te U-21 dhe kombëtarja. Megjithatë rezultatet që marrim të japin një farë besimi te vetëvetja. Por, megjithatë çunat duhet të rrinë të qetë nesër, pasi nuk kanë presion, ne jemi të vetëdijshëm, do të japim maksimumin tonë për t’i përballuar sa më mirë. Pas këtyre tre ndeshjeve të shohim se ku jemi”.

Lojtarët e afruar në skuadër
“Kam një vit që jam në krye të kësaj detyre gjatë një viti kemi parë rreth 70 futbollistë. Ka edhe lojtarë të tjerë që po paraqiten mirë në ekipe të tjera. Faktikisht që të kesh rezultate duhet edhe pak kohë. Megjithatë, unë them që për këto tre ndeshje kam bërë zgjedhjen më të mirë që është e mundur për këtë kombëtare dhe shpresoj që këto djem për këto tre ndeshje të luajnë sa më mirë. Të japin maksimumin në fushë, të paraqitemi sa më mirë”.

Ndaj Ukrainës
“Nesër luajmë më ekipin më të mirë në grup, u kam thënë edhe djemve, të tre ekipet do t’i respektojmë, por nuk do t’i kemi frikë sepse luajmë tre ndeshje në “Selman Stërmasi”.
Mendoj që do të kemi dhe publik që do të na mbështesë. Nuk mendoj të luajmë në sulm, pasi nëse ata do ta kenë topin ne nga sulmuesi deri të mbrojtësi dhe portieri do të mendojmë të mbrojmë portën tonë. Pastaj kur të kemi topin normalisht që skuadra do të mendojë të organizojë aksionet sulmuese dhe të shënojë gola.
“Çdo futbollist i mirë që bën diferencën do të vijë në kombëtare. Unë e kam thënë edhe më përpara që unë jam trajner i ekipit dhe dera e kombëtares do të jetë e hapur për të gjithë. Sa më mirë të paraqiten lojtarët me ekipet e tyre aq më mirë është për ne trajnerët.

Shanset për të kaluar grupin
“Që të rrijmë me këmbë në tokë, nuk dua ti ngarkoj pasi nuk kemi zhvilluar shumë turne të tillë që të kemi eksperiencën për të këtë. Kam studiuar Ukrainën dhe Norvegjinë dhe Malin e Zi, sidomos dy të parat sepse janë ekipe që janë që kanë marrë pjesë në tetat e Europës.
Janë ekipe të forta, por gjithsesi nuk i fshehim ambiciet tona. Por kam besim se djemtë do të japin maksimumin e tyre. Këtë javë i kam parë edhe janë stërvitur shumë mirë. Besoj se edhe rezultati do të vijë. Është e vështirë të kesh një filozofi pasi me skuadrat e forta është e vështirë, nuk mund të luash barabartë me to, me të njëjtën filozofi”.

Skema ndaj Ukrainës
“Në këtë tre ndeshje mendoj që të luajmë me një sistem 4-3-3 kur ne të kemi topin dhe 4-1-4-1 kur Ukraina ka topin pasi është një ekip shumë i mirë i cili është rritur bashkë. Ata luajnë së bashku që nga U-15 deri te U-19. E dimë shumë mirë se si luajnë me njëri-tjetrin. Nesër skuadra jonë do ti krijojë shumë probleme dhe do ti vendosë në vështirësi”.

Dëmtimet
“Kemi pasur një dëmtim të vogël të mbrojtësit Pjetri, për mua të gjithë djemtë janë në të njëjtin nivel. U kam thënë se të gjithë janë të barabartë. Për mua të gjithë djemtë që kam grumbulluar janë titullar, pavarësisht se kush luan nesër apo në dy ndeshjet e tjera”- përfundoi tekniku i U-19″.

https://www.youtube.com/watch?v=I9i1QsazGA4

Tags: Bogdanipor n luajmëselman stermasiUkraina

TË LIDHURA

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë
Sport

Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë

19:49 | 26/03/2026
Next Post
Huawei po sfidon tregun e telefonave të zgjuar, Mate 10 mund të kushtojë mbi 900 dollarë

Huawei po sfidon tregun e telefonave të zgjuar, Mate 10 mund të kushtojë mbi 900 dollarë

NBA, basketbollistëve: ‘Respektoni rregulloren ose do dënoheni’

NBA, basketbollistëve: ‘Respektoni rregulloren ose do dënoheni’

Fituan Nobelin duke besuar në parashikimet e Albert Einstein për valët gravitacionale

Fituan Nobelin duke besuar në parashikimet e Albert Einstein për valët gravitacionale







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim
Bota

Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim

by mirseda
09:51 | 27/03/2026
0

Balendra Shah, ish-reper i kthyer në politikan, është betuar si kryeministër i Nepalit, duke marrë drejtimin e...

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

09:50 | 27/03/2026
I dënuar me 2vite burg për korrupsion ,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

I dënuar me 2vite burg për korrupsion ,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

09:48 | 27/03/2026
Thriller në Greqi! Gjenden brenda një valixheje eshtrat e dy personave në një liqen artificial

Thriller në Greqi! Gjenden brenda një valixheje eshtrat e dy personave në një liqen artificial

09:22 | 27/03/2026
Kërkoi kthimin e 8 celularëve, Gjykata e Lartë rrëzon zyrtaren e lartë të Policisë

Kërkoi kthimin e 8 celularëve, Gjykata e Lartë rrëzon zyrtaren e lartë të Policisë

09:19 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com