Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

BIRN: Kuvendi ‘kyç’ provat kundër Ballukut

3 muaj ago
in Politikë
BIRN: Kuvendi ‘kyç’ provat kundër Ballukut

SPAK kërkoi të martën Kuvendit që të japë autorizimin kësaj prokurorie që të marrë masë tjetër ndalimi ndaj Ballukut, e cila mbrohet nga imuniteti i deputetit.

Por dosja voluminoze e dorëzuar në Kuvend bashkë me këtë kërkesë nuk u është shpërndarë deputetëve anëtarë të Këshillit i cili ka tagrin ligjor për të vendosur nëse i duhet hequr apo jo imuniteti Ballukut.

Sipas deputetëve të opozitës anëtarë në këtë këshill zyra e Kryetarit të Kuvendit u ka vënë në dispozicion vetëm relacionin përmbledhës të dosjes pasi ata kanë firmosur një deklaratë për mosnxjerrjen e sekretit hetimor.

Kuvendi i Shqipërisë shpërndau për mediat një reagim duke e justifikuar vendimin e Kryetarit të Kuvendit me faktin që materiali që përmbante provat ndaj Ballukut ishte ‘sekret hetimor’ dhe ishte ‘kyçur’ në një kasafortë në mjediset e Kuvendit deri në mbledhjen e këshillit të premten ku do të vendoset për mënyrën se si deputetët do të njihen me materialin.

“Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar”- njofton Kuvendi.

Vendimi, sipas njoftimit, ishte marrë bazuar në një urdhër të Prokurorisë së Posaçme “Për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve” dhe detyron Kuvendin në në ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit ose shpërndarjes së akteve të tilla.

Sipas Kuvendit, “kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut”.

Kuvendi gjithashtu u bën thirrje deputetëve që janë vënë në dijeni me materialin përmbledhës të dosjes se kanë “detyrimin për zbatimin e rreptë të ruajtjes së sekretit hetimor, në përputhje me urdhrin e prokurorit të çështjes”.

Por, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një reagim publik e cilësoi vendimin e Peleshit të gabuar dhe në kundërshtim me rregulloren dhe praktikat parlamentare.

“Nuk e mbyll më dot në kasafortë korrupsionin e Edi Ramës! Është sheshit, në çdo punë publike!”- iu drejtuar ai Kryetarit të Kuvendit në një reagim të shpërndarë në media.

“SPAK, sipas ligjit, ka detyrimin të sjellë në Kuvend relacionin, shoqëruar me provat mbështetëse. Këto nuk i sjellë për ti mbyllur në kasafortën e Protokollit të Kuvendit, por për tia vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetes së marrë të pandehur, që të jenë të përgatitur për vendimmarrjen në mbledhje”- thotë më tej Bardhi.

Neni 118 i Rregullores së Kuvendit parashikon në pikën 1 se “Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin”.

Në praktikën e mëparshme parlamentare edhe kur dosjet janë konsideruar ‘sekret hetimor’ nga prokuroria ato janë vendosur në dispozicion të anëtarëve të këshillit pasi ata kanë firmosur një deklaratë se mbajnë përgjegjësi për mosnxjerrje të sekretit hetimor.

Të mërkurën kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë një konference për mediat lexoi publikisht disa biseda të zbardhura mes Ballukut dhe vartësit të saj Ervis Berberi për tenderat për lotet e Unazës së re të Tiranës, të ngjashme me biseda të tjera të rrjedhura në media nga hetimet për tendera të tjerë, ku tregohet mënyra se si këto tendera vendosen paraprakisht./ BIRN

TË LIDHURA

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit
Politikë

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

18:58 | 09/03/2026
Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale
Kryesore

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira
Politikë

Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira

16:21 | 09/03/2026
Next Post
Paralajmërimi i OBSH/ Varianti i ri i virusit H3N2 mund të përhapet shumë shpejt

Paralajmërimi i OBSH/ Varianti i ri i virusit H3N2 mund të përhapet shumë shpejt

Salianji: Asnjë demokrat i detyruar në Elbasan

Salianji: Asnjë demokrat i detyruar në Elbasan

GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren për ryshfet

GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren për ryshfet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com