Monedhat kryesore të huaja në treg kanë vijuar një rënie të lehtë edhe ditën e premte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka Qendrore dollari amerikan humbi 0.23 pikë, duke u këmbyer me 100.31 lekë.
Euro gjithashtu vazhdon humbet pikë pas ringritjes në javën e fundit të muajt gusht. Me minus 0.33 pikë monedha këmbehet me 107.32. Rënia e Euros gjatë kësaj vere arrit në nivelet me të ulëta historikë duke arritur nën 100 lekë. Ky forcim i lekut shpjegohej kryesisht me fluksin vizitorëve gjatë sezonit turistik.
Franga Zvicerane gjithashtu sipas kursit të përditësuar, bie me 0.27 pikë duke u këmbyer me 112.46 lekë. Nga ana tjetër paundi britanik, vijon të jetë monedha e huaj më e fortë krahasuar me të tjerat. Me një rëne prej 0.18 pikë, ajo këmbehet me 125.18 lekë. Në korrik monedha britanike arriti vlerën me të ulët të këtij vitit duke u këmbyer me 115.7 lekë.