Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Berisha thirrje qytetarëve: Të gjithë marshim drejt Tiranës! Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë! Nuk do pajtohemi kurrë me diktaturën

1 vit ago
in Politikë
Berisha thirrje qytetarëve: Të gjithë marshim drejt Tiranës! Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë! Nuk do pajtohemi kurrë me diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka barë sërish thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e thirrur nga opozita të më 7 tetor në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka barë sërish thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e thirrur nga opozita të më 7 tetor në Tiranë.

Në tubimin në Rrugën e Shpresës, Berisha u shpreh se PD në misionin e saj të rikthimit të votës së lirë, të rikthimit të Shqipërisë në një vend të shtetit ligjor, nis ditën e hënë betejën e saj.

“Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë. Ndaj dhe koha na fton të gjithëve, të rinj dhe të reja, burra dhe gra, të moshuar, të gjithë sa jemi, të shndërrohemi në luftëtarë të votës së lirë” tha Berisha.

Ndër të tjera, kreu i PD-së tha se mosbindja civile vjen si një betim për të mos u pajtuar kurrë me diktaturën që riktheu farsën elektorale në Shqipëri.

“Ditën e hënë në ora 18:00, të gjithë marshim drejt Tiranës për votën e lirë, për fjalën e lirë, për fatin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës

PD në misionin e saj të madh dhe historik të rikthimit të votës së lirë, të rikthimit të Shqipërisë në një vend të shtetit ligjor, Kushtetutës dhe ligjeve demokratike, nis ditën e hënë betejën e saj, betejën e shekullit, betejën e ekzistencës, betejën e triumfit, betejën e fitores. Demokrate e demokratë, koha i bën thirrje ndërgjegjes tuaj.

Burra dhe gra, të rinj dhe të reja që keni qëndruar të papërkulur në opozitë gjer sot, që keni përjetuar grabitjen e votës, plaçkitjen e votës, dhunimin e vullnetit tuaj dhe të qytetarëve shqiptarë dhe që besoni se njeriu i qytetëruar e ka detyrim moral betejën e tij për të vërtetën, e ka detyrim madhor të mos pranojë mashtrimin për të vërtetë, të mos pranojë kurrë farsën elektorale për proces elektoral, të mos pranojë kurrë fitoren e grabitur si fitore të kundërshtarit, e ka për detyrë dhe mision që në emër të këtyre të vërtetave të ngrihet i gatshëm për këto sakrifica.

Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë. Ndaj dhe koha na fton të gjithëve, të rinj dhe të reja, burra dhe gra, të moshuar, të gjithë sa jemi, të shndërrohemi në luftëtarë të votës së lirë.

Në luftëtarë të dinjitetit njerëzor. Dallimi më thelbësor midis njeriut të lirë dhe mjeranit jo të lirë qëndron pikërisht në respektimin e vullnetit të individit.

Kështu që beteja që nisim, mosbindja civile vjen si një betim për të mos u pajtuar kurrë me diktaturën që riktheu farsën elektorale në Shqipëri.

Vjen si një betim për të mos pranuar kurrë fitore, grabitjen dhe kallp fitoren e Edi Ramës. Vjen si një zotim, si një betim për të mos pranuar kurrë persekutimin, burgosjen, përndjekjen politike, shkelmimin e Kushtetutës, zëvendësimin e ligjeve me kodin e mafies, me kodin e baronëve të drogës dhe krimit në Shqipëri.

Kuptojeni vetë ju se çfarë rëndësie jetike, vendimtare ka beteja e deputetëve të PD në parlament. Frymëzim është ajo betejë për të gjithë shqiptarët. Edhe njëherë, miqtë e mi, ditën e hënë në ora 18:00, të gjithë marshim drejt Tiranës për votën e lirë, për fjalën e lirë, për fatin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

TË LIDHURA

Deklarata e Ramës për imunitetin e Belinda Ballukut, Berisha: Akt antikushtetues dhe provokim i ulët
Politikë

Protesta para datës 20 shkurt? Berisha tregon detajet: S’heqim dorë!

13:05 | 06/01/2026
Dështon sërish seanca për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla rrezikon të humbasë detyrën
Aktualitet

Dështon sërish seanca për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla rrezikon të humbasë detyrën

10:58 | 06/01/2026
Shkarkohet hidrocentrali i Komanit, Edi Rama ndan pamjet: Asnjë problematikë deri në këto momente
Aktualitet

Shkarkohet hidrocentrali i Komanit, Edi Rama ndan pamjet: Asnjë problematikë deri në këto momente

10:51 | 06/01/2026
Next Post
“Sot do të ishte 17 vjeç.”, Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës

“Sot do të ishte 17 vjeç.”, Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës

Aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, bie në pranga autori 38-vjeçar

Aksidentoi për vdekje 40-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, bie në pranga autori 38-vjeçar

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e diel 6 tetor 2024







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet shkaktojnë dëme në Kosovë, uji vërshon në rrugë dhe biznese
Kosovo

Përmbytjet shkaktojnë dëme në Kosovë, uji vërshon në rrugë dhe biznese

by mirseda
09:13 | 07/01/2026
0

Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të...

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh

08:28 | 07/01/2026
Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

22:03 | 06/01/2026
Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

21:43 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com