Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Berisha: Të rrisësh rrogën mesatare 900 Euro do të thotë të rrisësh inflacionin me 3 shifra, të falimentosh Shqipërinë

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Berisha: Të rrisësh rrogën mesatare 900 Euro do të thotë të rrisësh inflacionin me 3 shifra, të falimentosh Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezanton pasditen e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Memaliaj, Albert Malaj.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati është shprehur se kandidatin e dalë nga radhët e Partisë Socialiste në Memaliaj, sipas tij nuk e votojnë as socialistët.

Sali Berisha: Unë u them ju se në gjithë karrierën time politike, nuk jam ngjitur ndonjëherë tjetër më krenarë para jush se sa sot, që unë paraqes kandidatin për qytetar të parë të Memaliajt, Albert Malaj. Alberti është një nga bijtë më të shquar, më të sprovuar, më të formuar, një nga përfaqësuesit më dinjitozë jo vetëm të Memaliajt, por edhe të Tepelenës, jugut dhe mbarë Shqipërisë. Alberti është kandidati i atdheut. Pasi ai, i vendosur me të gjithë virtytet e tij i ka shërbyer flamurit kombëtar në zonat më të vështira të globit dhe kthehet këtu për të marrë përgjegjësi të mëdha. Alberti është njeri i përgjegjësive të mëdha. E dëgjova me kënaqësi, me interesim më të madh programin e tij, dhe mund të them se është një program i rimëkëmbjes së vërtetë, i transformimit të vërtetë dhe ndryshimit të madh të Memaliajt. Alberti do të jetë një shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve të kësaj bashkie, do të jetë një menaxher i talentuar dhe një drejtues i vendosur dhe me vizion. Programi që Alberti paraqiti këtu ishte sa konkret aq edhe vizionar, programi i një lideri të vërtetë që kërkon të transformojë Memaliajn, ndaj dhe Alberti na nderon secilin prej nesh sot. Na nderon se është kandidati juaj, i votës tuaj, besimit tuaj, vullnetit tuaj dhe ju garantoj se ky standard që vendosëm është njëri nga standardet më të mira që ekziston në botë dhe ne jemi të vendosur ta zhvillojmë dhe konsolidojmë më shumë atë. Krahasoni ju Albertin me kandidatin e bodrumit të Edi Ramës, i cili vetëm me qytetarët nuk komunikon, për të cilin nuk ka votuar qoftë edhe një socialist i vetëm në Memaliaj, për të cilin nuk është pyetur asnjë qytetar. Po kush e emëroi atë? E emëroi xhepi, vjedh para te qytetarët e ço para të shefi i tij, Edi Rama dhe fito kandidimin. Si ka mundësi të emërohet ai, si ka mundësi më thoni ju mua. As dega e PS-së nuk e voton. As socilistët nuk pyeten për të. Këta janë një sekt i rrezikshëm, i shkëputur tërësisht nga qytetarët, qoftë dhe socialistë.

Berisha premtoi se nëse do të fitojnë, objektivin më absolut do të kenë rrogat, pensionet, përgjysmimin e taksave, shkollimin dhe punësimin. Kryedemokrati Berisha tha se “të rrisësh rrogën mesatare 900 euro, do të thotë të rrisësh inflacionin me 3 shifra” e në këtë mënyrë, sipas tij, “do të thotë të falimentosh vendin”.

Sali Berisha: Pensionet për shkak të çmimeve zvogëlohen, rrogat për shkak të çmimeve zvogëlohen, Edi Rama përsëri përdor armën e tij të zezë, mashtrimin. U thotë shqiptarëve se do ta keni rrogën mesatare 900 euro, nga 400 që është tani. Të dashur miq, të rrisësh rrogën mesatare 900 euro, do të thotë të rrisësh inflacionin me 3 shifra, do të thotë jo vetëm ti falimentosh bizneset, bankat, të falimentosh Shqipërinë dhe këtë e thotë vetëm një njeri, i cili për karrigen e tij është i aftë të ju thotë shqiptarëve çdo mashtrim, çdo gënjeshtër, sepse pasi të marrë votat, shqiptarët do të provojnë shëndetësinë falas të tij, e cila jo që nuk ishte falas, por shqiptarët paguajnë sot më shumë se çdo qytetar evropian për shërbimin shëndetësor dhe tani do të krijojë dy korsi në shëndetësi, korsinë e pasanikëve dhe atyre që nuk kanë. Pasanikët do të kenë të drejtë të marrin shërbime me shpejtësi, të tjerët do të presion radhën. Nuk ka akt më ciniki, jo njerëzor se sa ky. U garantoj ju, se ndryshimi që fillon me 14 maj do të sjellë me shpejtësi përmbysjen e qeverisë më hajdute të historisë së Shqipërisë. Ju garantoj se qeveria e ardhshme, objektivin më absolut do të ketë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve më të lartat në rajon. Do të ketë suksesin e shqiptarëve në biznes, përgjysmimin e taksave, do të ketë shkollimin, punësimin dhe strehimin e të rinjve me përparësi absolute.

Kryedemokrati Berisha ka bërë thirrje që më 14 Maj të votohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili sipas kreydemokratit është ndryshimi që i duhet Memaliajt.

Sali Berisha: Më 14 Maj të votojmë Albert Malajn, të votojmë ndryshimin që është në duart e tua. Ndryshimi që fillon më 14 Maj do të sjellë përmbysjen e qeverisë më hajdute të historisë së Shqipërisë. Boshti i jugut mbetet përparësi absolute. Rrugët e këtij vendi i bëri PD-ja. Qeveia e ardhshme do të ketë rrogat dhe pensionet më të lartat në rajon.

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Next Post
“Lëre Stivenin, unë të dua”, zbardhet biseda që solli vrasjen e të riut në Tiranë, Axel Hoxhaj kërkoi takim: Po je burrë, hajde, mos dërgo SMS

"Lëre Stivenin, unë të dua", zbardhet biseda që solli vrasjen e të riut në Tiranë, Axel Hoxhaj kërkoi takim: Po je burrë, hajde, mos dërgo SMS

Dyqani me fustane mbrëmjesh, i bombarduar nga plumbat, policia: Kemi identifikuar autorin

Dyqani me fustane mbrëmjesh, i bombarduar nga plumbat, policia: Kemi identifikuar autorin

“U bë psikopat”, Jori rrëfen ndarjen e vështirë nga djali i trajnerit të njohur (FOTO)

“U bë psikopat”, Jori rrëfen ndarjen e vështirë nga djali i trajnerit të njohur (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com