Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi sot, gjatë një deklaratë për mediet, që të administrohen të gjitha kamerat dhe të bëhen publike takimet e prokurorëve të SPAK me zyrtarët e lartë. Ai pretendon se dy takime të tilla të fshehta janë bërë pak ditë më parë, një në kryeministri dhe një tjetër takim në periferi.
“Përsa u përket takimeve të zyrtarëve , kërkoj që të administrohen të gjitha kamerat dhe të evidentohen të gjithë ata që zhvillojnë takime me prokurorët e çështjes. Dy informacione janë se një takim i tillë është zhvilluar 10 ditë më parë nëë kryeministri dhe një takim tjetër në periferi, nuk kam video apo foto se po të kisha do t’i nxirrja. Duket se diçka po ndodh.
Kam informacion të sigurtë që Metani, në kundërshtim me çdo lloj praktike, ka kryesuar mbledhjen me 5 zv.ministra., Këtë e kam me dëshmitarë. Ndër të cilët Ylli Manjani dhe Arben Isaraji kanë votuar kundër. Agaci thotë ai vendim nuk ishte për kontratën po për financimin. Metani varet nga Agaçi. Metani duhet të largohet sepse ky është hetimi i shekullit ia ka njëmijë mënyra për të kërcënuar prokurorët. Largimi i tyre është kusht.
Teksa u pyet nga gazetarët për situatën në Partinë Demokratike dhe se nëse do të krijojë një parti të re, Berisha tha se kjo nuk do të ndodhë.
“Ne nuk mund të na ndryshojë askush emrin. Jemi PD nisim betejën kundër regjimit. Sot kemi një mbledhje të rëndësishme dhe askush nuk mund t’u ndryshojë demokratëve identitetin. Do të përballemi me regjimin dhe Ramën.”-tha Berisha.