Për avokatin Romeo Kara, shfaqja me primaret në PD nuk është surprizuese nga Berisha. Sipas tij, Berisha në krye të PD ka ardhur pa vitë dhe se këto primare nxorën një të vërtetë për fat të mirë ose të keq. Më tej avokati vijoi duke thënë se nuk mund të jesh i devotshëm krah Berishës sepse nuk ke çfarë militon.
“Problemi është që nxori një të vërtetë. Për fat të keq e të mirë. Unë e kam theksuar që do të ndodhi kjo dhe nuk jam i cuditur sepse që të jesh protagonist politik nuk është gjë e vogël. Zotërinjtë e politikës jua thonë ëndrrën sic duan këta.
Ne kemi shkatërruar mënyrat e përfaqësimit dhe kemi ardhur këtu. Berishës nuk i bën përshtypje. A e tallën Neritan Cekën? Unë e di që Berisha e bën këtë. Zotëria ka ardhur në krye të PD pa votë, ka deformuar historinë e Shqipërisë. S’mund të jesh i devotshëm në krahë të Berishës. Mund të jesh një qytetar aktivist shumë i devotshëm, por me Berishën nuk ke cfarë militon. Është korrupsion nga doktrina politike që nga poste profesionale të marrësh poste politike.”