Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Berisha ngre akuzën e rëndë ndaj Rmës: Mos dorëzimi i Xhaçkës tek Kushtetuesja, grusht shteti

10 muaj ago
in Politikë
Berisha ngre akuzën e rëndë ndaj Rmës: Mos dorëzimi i Xhaçkës tek Kushtetuesja, grusht shteti

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka kryer një grusht shteti me votimin e mbrëmshëm në Kuvend.
Berisha, në një deklaratë për mediat, theksoi se Rama me anë të komisionit Xhafaj ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese.
“Me këtë akt, Edi Rama dëshmoi se në duart e tij janë sot të përqendruara të gjitha pushtetet, se ai nuk kontrollon më vetëm Skapin, Gjykatën e Lartë, të Apelit, të Faktit, por ai tashmë dhe në një rast tepër të rrallë kur nuk arrin pas presionesh monstruoze që bën mbui gjykatësit të ketë të sigurtë vendimin që do, krijoi komisionin Xhafaj për ti shumëzuar me zero edhe Gjykatën Kushtetuese.”- deklaron Berisha.

Kryedemokrati i ka bërë thirrje Komisionit të Venecias që ta hedhë poshtë me neveri kërkesën e bërë nga mazhoranca socialiste, gjoja për të justifikuar vendimin e saj në parlament.

Deklarata e Berishës:
Mirëdita! Mbrëmë vonë në parlament, Edi Rama nëpërmjet komisionit Xhafa, kreu një grusht të vërtetë shteti.
Mbrëmë në një votim antikushtetues, Edi Rama nëpërmjet komisioni Xhafaj, asgjësoi kushtetutën. Në nenin 70, i cili përcakton raportet e parlamentit me Gjykatën Kushtetuese në rastet kur deputetët abuzojnë apo veprojnë në kundërshtim me këtë nen. Deputetët e mazhorancës për herë të dytë, hodhën poshtë, bllokuan zbatimin e nenit 70 të Kushtetutës, i cili në pikën tre sanksionon; se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit apo e pushtetit vendor, dhe as të fitojnë pasuritë të këtyre.

Olta Xhaçka një familjare, ish-familjare pothuajse e klanit Rama, ministre dhe sot akoma deputete, pasi shpalli me Edi Ramën dhe lidhjet që ka me familjen Rama, Artan Gaçin, burrin aktual të Olta Xhaçkës investitor strategjik ju dhanë 10 mijë metër katrorë tokë në Himarë, tokë publike, një përvetësim i tmerrshëm i cili u realizua në shkelje të çdo ligji. Neni 70 në pikën 4 përcakton: se për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë e mandatit të deputetit me personin e dhënë. Por mbrëmë Edi Rama me komisionin Xhafa urdhëroi parlamentin të bllokojë dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, defakto asgjësoi Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën kushtetuta shndërrohet në një letër pa vlerë.

Me këtë akt, Edi Rama dëshmoi se në duart e tij janë sot të përqendruara të gjitha pushtetet, se ai nuk kontrollon më vetëm Skapin, Gjykatën e Lartë, të Apelit, të Faktit, por ai tashmë dhe në një rast tepër të rrallë kur nuk arrin pas presionesh monstruoze që bën mbui gjykatësit të ketë të sigurtë vendimin që do, krijoi komisionin Xhafaj për ti shumëzuar me zero edhe Gjykatën Kushtetuese. Pseudomazhoranca apo mazhoranca e drogës dhe krimit, në këtë akt puçist, për të mbuluar puçin antikushtetues, marrjen e pushtetit të Gjykatës Kushtetuese, u justifikua se do ta dërgojnë në Komisionin e Veneçias.

Thirrja ime për Komisionin e respektuar të Veneçias, të hedhë poshtë me përçmim këtë përpjekje kurth për të justifikuar puçin konstitucional që Edi Rama dhe komisioni Xhafaj realizuan mbrëmë ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Së fundi, theksoj se pavarësisht nga kompleksiteti i njohur i marrëdhënieve të Olta Xhaçkës me familjen Rama, garantoj shqiptarët se prap këtij qëndrimi të Edi Ramës, janë strikt interesat familjare pronësore të tij, se ai po të mos ishin ato interesa, po të mos ishte pjesëtar dhe aksionar në ato 10 mijë metër katrorë tokë, jo 1 por 5 Olta do të ishte i gatshëm ti hidhte mënjanë.

Pra ky akt tregon se për Edi Ramën nuk ka normë, nuk ka standard, nuk ka ligj e Kushtetutë që mund të pengojë atë në interesat e tij mafioze. Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë puç të parlamentit ndaj pushtetit të Gjykatës Kushtetuese për llogari të Edi Ramës dhe familjes së tij. Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve, o sot o kurrë të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e këtij bosi mafioz që ka vetëm një interes; pushtetin dhe pasurimin e tij. Faleminderit!

TË LIDHURA

Kalaja: Votat e mia janë vjedhur, kërkoj hapjen e të gjitha kutive
Politikë

Kalaja: Votat e mia janë vjedhur, kërkoj hapjen e të gjitha kutive

17:13 | 04/07/2025
Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron ‘stuhi’ intensive edhe në këto qarqe
Politikë

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron ‘stuhi’ intensive edhe në këto qarqe

15:31 | 04/07/2025
A është PD gati për zgjedhjet në Tiranë? Ja përgjigjja e Berishës
Politikë

A është PD gati për zgjedhjet në Tiranë? Ja përgjigjja e Berishës

14:03 | 04/07/2025
Next Post
Nuk ka më plazh! Rrebesh shiu dhe breshër, fundjava sjell ulje temperaturash në të gjithë vendin

Nuk ka më plazh! Rrebesh shiu dhe breshër, fundjava sjell ulje temperaturash në të gjithë vendin

I bllokuan makinën dhe i hoqën patentën, Hati ironizon policinë

I bllokuan makinën dhe i hoqën patentën, Hati ironizon policinë

U kapën me 10 pistoleta “Glock” dhe qindra fishekë, përfundojnë në pranga dy të rinjtë, njëri prej tyre efektiv zjarrfikës

U kapën me 10 pistoleta “Glock” dhe qindra fishekë, përfundojnë në pranga dy të rinjtë, njëri prej tyre efektiv zjarrfikës

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com