Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarë e deputetë në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Berisha kujtoi sulmet e bëra ndaj opozitës nga mazhoranca.
Berisha theksoi se qëllimi ishte që Shqipëria të ishte pa opozitë.
“Avantazhi që krijoi tuneli që bashkoi Elbasanin me Tiranën e humbet e zhduk mungesa e byepass që duhet të ishte vepra e parë që duhet të ndërtohej. Sonte është ditë e veçantë në historinë e demokracisë, Revolta e qytetarëve të Elbasanit 35 vite më parë në qytet, revolt që as tanket nuk e mposhtën. Data 12 deri në 14 u shndërrua në arenë përleshjesh, por regjimi Elbasanin dhe elbasanasit nuk i mposhti. Vitet e fundit ishin një kalvar i paparë në historinë Europë që forca jonë politike, forcë e lirisë dhe dinjitetit njerëz, forcë e interesit kombëtar të shqiptarëve, forcë e integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO. U përball me një agresion si asnjë forcë tjetër, me qëllimin e vetëm Shqipëria pa opozitë sepse pasardhësi i xhelatit, Kristaq Rama kërkon një Shqipëri si etërit e tij. Shqipëria pa opozitë, apo false opozitë ishte vendim makabër jo vetëm i Ramës por edhe Soros dhe mafies ndërkombëtare. Por ne demokratët jemi njerëz të idealeve. Në ’90 u ngritëm për idealet e lirisë, interesit kombëtar, për besimin tek Zoti tek Familja”, tha ai.














