Gjatë fjalës së tij përpara Këshillit të Mandateve, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, duke përmendur masat e shtrëngimit ndaj deputetit Berisha, përmendi edhe dërgimi e tij në një spital psikiatrik, përveç masave të arrestit me burg dhe atij të arrestit shtëpiak. Këtë pjesë të ligjëratës së tij e citoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Andi Tela për të ilustruar arrogancën e SPAK. Sipas tij, ndëshkimin e Berishës nuk e bën Rama, por amerikanët, sepse janë ata që e duan të akuzuar.
Pjesë nga biseda
Andi Tela: Unë nuk ndaj tezën e Sejaminit se është Rama që e bën këtë, por më lart se Rama. Amerikanët, janë ata që e duan Doktorin të akuzuar, siç e akuzuan për korrupsion pasiv.
Ylli Rakipi: D.m.th. ti po thua që Amerika po tregon direkt se pse është korruptuar Doktori?
Andi Tela: Arroganca e GJKKO-së në këtë rast e tregon këtë gjë. Sot për herë të parë u bë pyetja SPAK-ut: Mund të na shpjegoni pak nenin e Kushtetutës që përveç arrestit me burg dhe të shtëpisë, thotë çfarëdolloj forme të heqjes së lirisë? Përgjigja e Arben Krajës ishte: po është edhe varianti i shtrimit në spital psikiatrik, në kuptimin që përveç këtyre dy masave, një formë tjetër e heqjes së lirisë është që ta marrësh dhe ta çosh në spital psikiatrik. Nuk u hyri fare këtyre të tjerave, por tha kjo është forma.
Doktori mund ta kishte zgjidhur më thjeshtë këtë, mund të shkonte që sot në SPAK dhe të thoshte që u paraqita meqë kërkesa ka shkuar në kuvend, mund të shkojë edhe javës tjetër, pa filluar gjykata për vendimin e masës së arrestit. Unë kam përshypjen se edhe Doktorit mund t’i interesojë masa e arrestit në shtëpi, se duke u bërë viktimë e kurthit socialist dhe amerikan. Dhe ndoshta kjo në zgjedhjet e pas një viti e gjysëm mund t’i shtohet vjedhja e votës, mosshënimi i emrit të partisë, izolimi nga gjykata, janë argumenta të Doktorit për të justifikuar një humbje.