Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Berisha me tone të forta: Nuk ka burg që na ndalon, do shpëtojmë Shqipërinë

2 vjet ago
in Politikë
Berisha me tone të forta: Nuk ka burg që na ndalon, do shpëtojmë Shqipërinë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se aksioni opozitar që ai ka nisur do të jetë i pandalshëm, deri sa ta rikthejë atë në qeveri.

Berisha, nga Durrësi ku ka zhvilluar një takim me një grup mbështetësish, ka deklaruar se nuk do ndalet as nga burgu dhe as nga çdo lloj sanksioni ndërkombëtar, në misionin e tij për “të shpëtuar Shqipërinë”.

“Ne do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët. Përpiqet të bëjë çdo lloj pazari, vetëm e vetëm të sigurojë karrigen e tij”, tha ndër të tjera Berisha.

Berisha: Edi Rama e ka kuptuar që ne do e fitojmë këtë betejë dhe sapo u ngritëm në këmbë si një opozitë e vërtetë, e pamposhtur, si një opozitë që nuk mund ta shiste dhe blinte, vendosi sanksione duke besuar se do na tërheqë.

Nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë ne, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve.

Ne do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët. Përpiqet të bëjë çdo lloj pazari, vetëm e vetëm të sigurojë karrigen e tij.

Vërsulet si një tradhtar i egër kundër Kosovës.

U bëj thirrje se ju të gjithë e ndiqni politikën, për një moment mendojeni, Kosova kufizohet nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Shqipëria. Më thoni mua, a ka një kryeministër tjetër përveç Vuçiçit dhe Edi Ramës që sillet në këtë mënyrë ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij? Asnjë! Asnjë!

E sulmon njëlloj si Beogradi.

Ai i thotë terrorist, ky i thotë marksist-leninist. Ai i thotë se serbët po vuajnë, ky thotë se atje është toka e askujt.

Ju them ju një gjë, Albin Kurti vendosi ligjin në të gjithë territorin e Kosovës.

Dhe sot ky horr, që thotë se atje është toka e askujt, sot atje çdo natë, serbët dhe shqiptarët shëtisin të qetë çdo natë në Mitrovicën e veriut. Ulen në kafene, së bashku ose veças, dalin në punë dhe Mitrovica e veriut dhe i gjithë veriu i Kosovës, pas 15-17 vitesh, ka fituar normalitetin.

Kjo e tërbon Vuçicin, kjo e tërbon Pashiqin e Tiranës.

A mbahet ky? Ky nuk mbahet me asnjë çmim.

Pa dyshim që ne jemi njerëz atdhetarë, njerëz të interesit kombëtarë. Mos harroni, po dilnim nga diktatura më e thellë, nga izolimi më i madh. Por me datën 21 në mitingun e themelimit të PD, kur kemi paraqitur programin, ke shkruar se PD është parti e interesit kombëtar të shqiptarëve. Se po të mos jesh i tillë, nuk e meriton të ekzistosh.

Dhe se qëndruam të tillë, çështja kombëtare eci në këtë mënyrë. Ky tani e shkelmon në katër anët.

Koha ju thërret ju, koha thërret shqiptarët si shpresa e vetme për të përmbysur këtë narkoshtet, këtë narkodiktaturë, për të shpëtuar Shqipërinë për vete, për fëmijët tanë.

TË LIDHURA

Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës
Aktualitet

Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

09:06 | 23/01/2026
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar
Politikë

Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar

18:20 | 22/01/2026
Next Post
Përmbyset makina në aksin Kardhiq-Delvinë

Përmbyset makina në aksin Kardhiq-Delvinë

Njihuni me parashikimi i motit, e diela sjell dëborë në këto zona

Njihuni me parashikimi i motit, e diela sjell dëborë në këto zona

Humbi jetën pas rënies së skelës në Gjermani dhe la pas 3 fëmijë, familja e Alfredin kërkon ndihmë

Humbi jetën pas rënies së skelës në Gjermani dhe la pas 3 fëmijë, familja e Alfredin kërkon ndihmë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës
Rajoni

Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës

by mirseda
09:16 | 23/01/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni përshëndeti vendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të pezulluar tarifat e...

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

Ivanka Trump ndan vizitën e saj në jug të vendit, i shoqëron pamjet me këngën e njohur në shqip

09:12 | 23/01/2026
Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

09:06 | 23/01/2026
Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK

Gjyqtarë dhe punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret të WhatsApp që shpërndau materialet e SPAK

08:59 | 23/01/2026
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com