Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Berisha me gur në qafë, Rama në panik”, Alibeaj shpall fundin e PD dhe PS në zgjedhje: Bashkohen për të goditur…

1 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Berisha me gur në qafë, Rama në panik”, Alibeaj shpall fundin e PD dhe PS në zgjedhje: Bashkohen për të goditur…

Dy partitë e mdha janë modeli i së shkuarës dhe vijnë në rënien që do i bëjë që të mos arrijnë dot asnjëra 71 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Më SPAK-un pas qafës, ku Berisha madje ka edhe “një gur në qafë”me dosjet penale teksa ka privatizuar PD, bashkë me Ramën do e kenë të vështirë që të fitojnë shumicën, por do përpiqen të sigurojnë me çdo mënyrë dhe mundësi votat për të goditur SPAK-un, ashtu edhe siç është deklaruar kohët e fundit, duke bashkuar votat në Parlamentin e ardhshëm.

Kështu u shpreh deputeti dhe themeluesi i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, sot në një studio televizive ishte i ftuar edhe gazetari Artur Nura, i cili ndau mendimin se në këto zgjedhje blerja apo shitja e votës me instrumentin shtesë ndërkombëtar të SPAK dhe thirrjet publike, do të jetë e vështirë.

“Përgatitjet janë drejt fundit, më 11 fillon edhe fushata elektorale. Programi, organizimi, kandidatët dhe strukturat janë gati. Pak vonë, siç e konstatuat ju edhe për shkak të koalicioneve, por ‘dita e gjykimit’ erdhi. Ka vështirësi në fakt, sidomos ato financiare. Është e qartë, fushatat në Shqipëri janë të shtrenjta. Financat që kërkohen në proceset zgjedhore janë të mëdhaja. Që nga kancelaritë, administrata, raporti me mediat dhe të tjera. Këtë fushate e organizojmë me shpenzimet tona. Sipas Kodit Zgjedhor financime marrin partitë me deputetë në parlament, ne nuk kemi marrë, por s’jemi duke qarë. E shoh si një test, nëse bëhet fushatë në politikë me kosto minimale. Për të mos folur për vështirësitë e tjera, si mungesa e njerëzve në komisionet e qendrave të votimit apo dhe numërimit”, tha Alibeaj.

Por ai shtoi se tani modeli i vjetër i duopolit po shembet dhe ngjarjet e ndodhura këto kohë, me forcimin dhe goditjet e SPAK e kanë lënë të qartë edhe në lëvizjet e binomit Rama-Berisha.

“Ajo që konstatoj është se ka një lloj neverie ndër shqiptartë për partitë e vjetra, që nga PS-ja me një qeverisja e gjatë e keqe dhe tjetra, PD-ja, vëllai siamez i socialistëve. Ka pakënaqësi dhe skandalet ku është përfshirë qeveria. Ka refuzim të shqiptarëve ndaj alternativave të vjetra. Mirëpresin alternativat e reja, që s’kanë probleme me drejtësinë. Me interes dhe pozitive impakti që ka dhënë SPAK-u. Fakti që shumë zyrtarë të qeverisë shkojnë dhe frekuentojnë shpesh SPAK-un, ka dhënë koshiencë tjetër te shqiptarët dhe publiku dhe kanë krijuar konceptin se s’ka më njerëz mbi ligjin. Moment elektoral i rëndësishëm, do jetë epokë politike. E shoh me optimizëm. Nuk i referohem sondazheve, por ka pakënaqësi të madhe ndaj modeleve të vjetra të pazarit dhe marrëveshjeve, por kjo është një garë”, shpjegon deputeti.

Ai ndau mendimin se tashmë PD është “parti private e Berishës”. Megjithatë fundi i duopolit ka mbërritur.

“Historiku i 35 viteve ka qenë duopol, kohë e gjatë. Por duopoli ka nisur të bjerë, e shoh që nga 5 vite më parë te Kodi Zgjedhor. Ka ardhur fundi duopoli ose mendësia për të mbajtur qeverisjen vetë dhe për të mos dhënë përgjegjësi. Kodi i ri elektoral e tregon edhe më mirë se ky sistem po bie. Ndaj zgjodhën listat e mbyllura, teksa ne zgjodhëm listat e hapura. Ata dy i dhanë sinjal shqiptarëve me pazarin që bënë. Ka një pjesë edhe te PD-ja parti personale dhe private e Berishës që kanë mbështetje për ne partitë e reja, sikurse edhe te PS”, vijon përfaqësuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’.

Por cili është mendimi i tij për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe paraqitjen e forcës që përfaqëson?

“Unë mendoj se më 11 maj, as Rama dhe as Berisha nuk do e bëjnë dot shumicën e thjeshtë. Nuk do i bëjnë dot 71 mandate. Më 2021 Rama mori 48%, më pak se gjysmën, edhe për shkak të sistemit zgjodhor, por që atëhere shumë ngjarje kanë ndodhur që e kanë goditur qeverinë. Mbështetja ndaj tij ka rënë, edhe pse duket solid. Ka zv.kryeministrin në arrati, zyrtarë e ministra në burg dhe të akuzuar. Efekti SPAK, sepse Dumani erdhi shumë vonë, pas fitores së PS të zgjedhjeve të fundit. Plus hetimi elektoral që do bëjë SPAK, ku qeveria nuk do ketë dot as patronazhistët, këto më bëjnë të besoj se nuk do e kenë shumicën të dy. Rama po bën një sjellje ballkanike në koncept, pra edhe belbëzohet kundër drejtësisë”, nënvizon Alibeaj.

Por ai shtoi se të dyja partitë e mëdha do bëjnë përpjekje që të gjejnë votat për qëllimet dhe marrëveshjet e tyre të ardhshme, siç është goditja e SPAK.

“Janë sinjalet dhe uroj të përgënjeshtrohem. Dy partitë e vjetra janë në siklet të madh dhe të njëjtë. Sepse as njëra dhe as tjetra s’do sigurojnë dot shumicën dhe objektivin maksimal, teksa me një SPAK që i qëndron mbi qafë, do përpiqen me rrugë joinstitucionale ta marrin këtë rezultat. I shoh që kanë një siklet të madh, sidomos Rama, përveç Berishës me ‘gur pas qafe’. I vetmi mendim është se të dy do bashkojnë votat siç bënë me marrëveshjet e para, e nëse e shohin se nuk e realizojnë dot numrin e votave për të goditur SPAK, do përdorin strukturat e tyre, kriminalë, blerje etj”, thotë deputeti.

Gazetari Artur Nura dha mendimin se ky binom politik edhe mund të çahet nga forcat e reja politike.

“Mund ta çajnë modelin dhe binomin e vjetër, në mënyrë modeste, do kemi dhe zëra e figura të rinj. Alibeaj është i vjetër në politikë, edhe pse ka parti të re, ai ka qenë deputet dhe ministër në qeverisjen e PD-së. Por ka edhe parti të reja me figura që nuk kanë qenë pjesë e parlamentit, vijnë me individë si kryetarë që përfaqësojnë partinë. Ajo që vlerësoj, është që këta (Djathtas) hyjnë në sistem dhe garë pa një kryetar, pa një individ në krye, janë kolegjialë. Ka të pakënaqur dhe elektorat gri dhe këto parti duhet të bindë këtë elektorat gri, sepse në rastin e Djathtas 1912 besoj se do marri më shumë vota djathtas”, thotë ai për ‘Studio Live’.

Por bëri edhe një sugjerim ndaj opozitës dhe strategjisë që ndjek, duke nënvizuar se Rama është mjeshtër elektoral dhe në marrëdhënie me publikun, duke nxjerrë senatorët për mbledhje votash në listat e hapura. Ai nënvizon se kryeministri nuk hiqet duke thënë ‘Rama ik”.

“Mua më duket se edhe në sloganin e këtyre, opozitës, duket sikur thonë “aman Rama, Ik!”. Por duket se Rama është strateg dhe mjeshtër i komunikimit publik dhe elektoral, pasi e shohim edhe te listat, ku senatorët, pra figurat e vjetër i ka nxjerrë për vota. Shumë që janë objekt i SPAK nuk janë në listën e mbyllur, edhe ata që janë ndodhen te lista e hapur, në funksion të votës. Këta nuk duhet t’i drejtohen kryeministrit me “aman ik”, por ta heqin dhe aty besoj se shumë gjëra mund të ndodhin, pra mendoj se duhet të hiqet dorë nga slogani “Rama ik!”.

TË LIDHURA

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar
Politikë

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar

14:34 | 11/05/2025
Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë
Politikë

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

12:29 | 11/05/2025
KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër
Politikë

KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

11:24 | 11/05/2025
Next Post
Babai i Ilaria Sulës kërkon drejtësi: Vrasësi i vajzës sime duhet të kalbet në burg

Babai i Ilaria Sulës kërkon drejtësi: Vrasësi i vajzës sime duhet të kalbet në burg

Regjistrimi që e “fundosi”? Juristi zbulon detajet: Me adresën në Durrës, Veliaj humbi mandatin në bashki

Regjistrimi që e “fundosi”? Juristi zbulon detajet: Me adresën në Durrës, Veliaj humbi mandatin në bashki

Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Veterrik, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë pyllin me pisha në Veterrik, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar
Politikë

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar

by mirseda
14:34 | 11/05/2025
0

Procesi i votimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë, në Qendrën e Votimit 3707/1,...

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

12:29 | 11/05/2025
E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

11:42 | 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

11:24 | 11/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com