Kryetari i Partisë Demokratike, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, ekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi është arratisur nga Shqipëria me urdhër të Edi Ramës, pasi pritej arrestimi i tij.
Sipas denoncuesit, në korridoret e kryeministrit ndihen tringëllima prangash.
Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Don Agaçio arratiset!
Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!
Si je Doktor!
Po te jap nje info! Sekretari i pergjithshem i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe eshte zvendesuar e komanduar Vilma Guri, eshte larguar me preteksin per tu kuruar jasht po ne ambiente e brendeshme flasin qe ka ikur per te mbrojtur veten.
Ne koridoret dhe zyrtat e kryeministris ndjehet tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Jane sekuestruar me kujntal dokumenta.Klm