Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Berisha akuzon Erion Veliajn: Hajduti i parë i djegësit të Tiranës, drejtësia s’do e harrojë atë

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Berisha akuzon Erion Veliajn: Hajduti i parë i djegësit të Tiranës, drejtësia s’do e harrojë atë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e ka bërë përgjegjësin kryesor lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha thekson se djegësi i Tiranës është afera më e rëndë, pasi Rama dhe Veliaj u kanë grabitur shqiptarëve 110 milionë euro dhe sot pas gjashtë vitesh nuk ekziston asnjë gjurmë e tij.

Ish-kryeministri gjatë fjalës së tij tha se qytetarët duhet të dinë të vërtetën se është personalisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi zëvendësimin e trajtimit të mbetjeve dhe zgjerimin e landfillit të Sharrës dhe dhënies me koncesion te privati të trajtimit të plehrave me incenerim.

“Në vjedhjen e shekullit, Erion Veliaj renditet pas Edi Ramës, hajduti më kryesor.

Kjo sepse djegësi i Tiranës apo me të drejtë mund të quhet djegësi i Erion Veliajt, i kontraktuar si koncesion për 128 milionë euro dhe me afat 30-vjeçar, është afera në total prej 680 milionë euro, pra 24 herë më e madhe se djegësi i Elbasanit.

Djegësi i Tiranës apo djegësi Erion Veliaj është afera më e rëndë gjer më sot, sepse në këtë aferë, Rama dhe Veliaj u kanë grabitur shqiptarëve 110 milionë euro dhe sot pas gjashtë vitesh nuk ekziston asnjë gjurmë e tij.

Po të kemi parsysh se vetëm në 6 vite janë shpenzuar 110 milionë euro, djegësi i Veliajt do u kushtojë taksapaguesve në 30 vite deri në 720 milionë euro.

Djegësi Veliaj, ky përbindësh i korrupsionit qeveritar, pavarësisht se ‘pronarët’ janë në kërkim ndërkombëtar, vazhdon të përpijë përditë fonde të buxhetit të shtetit deri në 2 milionë euro në muaj, sikur të mos jetë një sipërmarrje krimi por sikur të jetë një sipërmarrje transparente dhe sukses i ligjit.

Ky monument i korrupsionit mbrohet nga drejtësia vetëm se pronarët e tij janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi.

Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën se është personalisht Erion Veliaj që kërkoi zyrtarisht zëvendësimin e trajtimit të mbetjeve dhe zgjerimin e landfillit të Sharrës dhe dhënies me koncesion te privati të trajtimit të plehrave me incenerim.

Erion Veliaj ka kërkuar me disa shkresa dhënien me koncesion për 30 vite në vend të investimit publik që është përdorur në djegësin e Elbasanit dhe Fierit.

Shkëlqim Cani ka refuzuar kërkesën e Veliajt, por edhe Arben Ahmetaj e ka refuzuar tre herë kërkesën e tij të paligjshme, por vetëm herën e katërt, duke përdorur një dokument të paligjshëm të Këshillit të Qarkut të Veliajt, firmos duke shkruar ‘no koment’.

Për djegësin e Tiranës apo djegësin Veliaj, janë përgjegjës para ligjit Edi Rama, Engjëll Agaçi, Koka, Gjiknuri, Bllako. Por sipas ligjit dhe Kushtetutës, hajduti i parë dhe përgjegjësi i parë është Erion Veliaj, pasi kryetarit të bashkisë së Tiranës, asnjë firmë nuk mund t’i impononte heqjen dorë nga praktika e seleksionim-depozitimit të plehrave dhe zëvendësimit me djegësin me koncesion.

Erion Veliaj është përgjegjës kryesor për djegësin e Tiranës pasi ka vendosur në kundërshtim me ligjin, vendime të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut, në një kohë kur këto këshilla nuk ishin mbledhur kurrë dhe për to nuk firmos kurrë kryetari i bashkisë, por kryetarët e këtyre këshillave.

Erion Veliaj është hajduti i parë i djegësit në Tirsnës, drejtësia mund të vonojë por kurrë s’do e harrojë atë”, tha Berisha.

TË LIDHURA

Masa e re ligjore për hapësirat publike, Rama: S’do ketë më pronë private rreth një ndërtimi, zaptuesit dhe gjykatësit të jenë të qartë
Aktualitet

Masa e re ligjore për hapësirat publike, Rama: S’do ketë më pronë private rreth një ndërtimi, zaptuesit dhe gjykatësit të jenë të qartë

11:56 | 03/10/2025
Procesi i ndërtimeve, Rama paralajmëron ndryshimet e reja: Arkitektët përgjegjës do ngarkohen me përgjegjësi ligjore nëse devijohet nga plani
Aktualitet

Procesi i ndërtimeve, Rama paralajmëron ndryshimet e reja: Arkitektët përgjegjës do ngarkohen me përgjegjësi ligjore nëse devijohet nga plani

11:46 | 03/10/2025
Zbulohet hoteli ku prostituoheshin vajzat në Tiranë, arrestohet kreu i grupit kriminal dhe anëtarët, procedohen 48 vajza dhe gra
Aktualitet

Zbulohet hoteli ku prostituoheshin vajzat në Tiranë, arrestohet kreu i grupit kriminal dhe anëtarët, procedohen 48 vajza dhe gra

11:07 | 03/10/2025
Next Post
Inceneratorët/ Lihen në burg 5 të arrestuarit

Trafikuan 1 ton kanabis në Itali, SPAK dërgon për gjykim 4 shqiptarët

Arrestohet në Tiranë ish-anëtari i UÇK-së, urdhri nga Gjykata Speciale e Kosovës

Arrestohet në Tiranë ish-anëtari i UÇK-së, urdhri nga Gjykata Speciale e Kosovës

Financimi rus/Balla: Shqipëria nuk është vend imun, të rrisim transparencën

Aksionet kunder armëmbajtjes pa leje, Balla: Policia e Shtetit vëmendje të shtuar ndaj kësaj vepre penale

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Masa e re ligjore për hapësirat publike, Rama: S’do ketë më pronë private rreth një ndërtimi, zaptuesit dhe gjykatësit të jenë të qartë
Aktualitet

Masa e re ligjore për hapësirat publike, Rama: S’do ketë më pronë private rreth një ndërtimi, zaptuesit dhe gjykatësit të jenë të qartë

by mirseda
11:56 | 03/10/2025
0

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari mbajtën...

Procesi i ndërtimeve, Rama paralajmëron ndryshimet e reja: Arkitektët përgjegjës do ngarkohen me përgjegjësi ligjore nëse devijohet nga plani

Procesi i ndërtimeve, Rama paralajmëron ndryshimet e reja: Arkitektët përgjegjës do ngarkohen me përgjegjësi ligjore nëse devijohet nga plani

11:46 | 03/10/2025
Zbulohet hoteli ku prostituoheshin vajzat në Tiranë, arrestohet kreu i grupit kriminal dhe anëtarët, procedohen 48 vajza dhe gra

Zbulohet hoteli ku prostituoheshin vajzat në Tiranë, arrestohet kreu i grupit kriminal dhe anëtarët, procedohen 48 vajza dhe gra

11:07 | 03/10/2025
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

10:41 | 03/10/2025
Aksident në Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve

Aksident në Lushnjë-Berat, tre të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve

10:38 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com