Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Bënte fushatë elektorale, Zv/Kryeministrja kallëzon penalisht drejtoren e Postës Berat

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Bënte fushatë elektorale, Zv/Kryeministrja kallëzon penalisht drejtoren e Postës Berat

Zv/Kryeministrja Teknike, Ledina Mandia pas shkarkimit të Drejtorit të Postës Shqiptare, Majlind Lazimi ka shkarkuar një tjetër Drejtor të Postës shqiptare. 

Mësohet se Drejtori i Filialit Berat të Postës Shqiptare, Haris Ngjeqari, është  kallëzuar penalisht  pasi ka favorizuar një subjekt politik duke shpërndarë për administratën një formular me të dhënat personale.

Sipas deklaratës thuhet se nëse punonjësit nuk plotësonin formularin me të dhënat personale do shkarkoheshin nga puna.

Gjithashtu sipas njoftimit, drejtoresha e Postës ka lejuar përfaqësues të një subjekti politik të bëjnë takime me qëllime propagandistike politike në ambiente të ndryshme të institucionit.

DEKLARATA E PLOTE:
Zv/Kryeministrja Ledina Mandia , në cilësinë e kryesueses së Task-Forcës, ka kallëzuar sot penalisht Drejtoren e Filialit Berat të Posta Shqiptare, Haris Ngjeqari e cila me veprimet dhe mosveprimet e saj të kryera me dashje ka vepruar në kundërshtim me nenin 238/a “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike” të Kodit Penal, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017” si dhe me Urdhrin e mëparshëm nr. 65, datë 12.5.2017 të Kryeministrit.

Task-Forca e drejtuar nga Zëvendëskryeministrja, në zbatim të detyrimeve ligjore është vënë në dijeni të faktit se Drejtorja e Filialit të Posta Shqiptare sh. a., zj. Haris Ngjeqari, gjatë ushtrimit të detyrës së saj shtetërore, përdor në mënyrë të kundraligjshme funksionin e saj në këtë shoqëri me pronësi shtetërore, me qëllim favorizimin e një subjekti politik “Lëvizja Socialiste për Integrim” pjesëmarrës në zgjedhjet e qershorit 2017.

Ngjeqari konkretisht ka shpërndarë për administratën në varësi, një formular për të paraqitur në të të dhëna personale, me anë të të cilit u kërkohet informacion që mund t’i shërbejë një subjekti politik konkurrues në zgjedhje; ka kërcënuar punonjësit në varësi të saj se, nëse nuk e plotësojnë këtë formular do të largohen nga puna dhe madje ka larguar nga puna punonjës për këtë shkak; ka lejuar kandidatë apo përfaqësues të subjektit politik “Lëvizja Socialiste për Integrim” të bëjnë takime me qëllime propagandistike politike në ambiente të ndryshme të institucionit, madje edhe në zyrën e saj duke thirrur punonjësit një nga një; ka lejuar persona të caktuar në varësi të saj, të angazhohen në veprimtari politike të subjektit politik të sipërcituar gjatë orarit zyrtar të punës duke u paguar rregullisht!

Zv/Kryeministrja Mandija siguron se është e vendosur në zbatimin e ligjit për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin e punonjësve të administratës shtetërore. Zv/Kryeministrja inkurajon punonjësit e administratës dhe çdo qytetar të denoncojë pranë Task-Forcës të drejtuar prej saj, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor pranë.

Tags: Ledina MandiaMajlind LazimiVendimin e Këshillit të MinistraveZv/Kryeministrja

TË LIDHURA

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar
Aktualitet

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Next Post
EKSKLUZIVE/ Meminaj: Shkriva dhe bukën e gojës për PD-në, Republika e re është mosmirënjohëse

EKSKLUZIVE/ Meminaj: Shkriva dhe bukën e gojës për PD-në, Republika e re është mosmirënjohëse

Kokëdhima: Saliu bëri koalicion me Ramën, t’i refuzojmë e bojkotojmë zgjedhjet

Kokëdhima: Saliu bëri koalicion me Ramën, t’i refuzojmë e bojkotojmë zgjedhjet

Gjermani, alarm për sulm terrorist gjatë një koncerti, evakuohen 80 mijë spektatorë

Gjermani, alarm për sulm terrorist gjatë një koncerti, evakuohen 80 mijë spektatorë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com