Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Belind Këlliçi: SPAK hoqi emrin e Veliajt nga dosja për inceneratorin e Tiranës, mungojnë prova dhe dokumente

2 vjet ago
in Politikë
Belind Këlliçi: SPAK hoqi emrin e Veliajt nga dosja për inceneratorin e Tiranës, mungojnë prova dhe dokumente

Ish-deputeti i PD-së dhe ish-kandidati për kryetar të bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se emri i Erion Veliajt është hequr nga dosja e SPAK-ut për inceneratorin e Tiranës. Sipas tij, emri i Veliajt përmendej 3 herë në kërkesën që SPAK i çoi Kuvendit për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe se janë hequr shkresa dhe prova që ishin pjesë e relacionit të 5 muajve më parë.

“Në 109 faqe të vendimit të javës së kaluar të datës 7 dhjetor për zbatimin e masave të ndalimit për arrestimin e 15 anëtarëve, aty nuk përmendet anjëherë emri i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kur ndërkohë në relacionin e kërsesës për dhënien e lejes për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe heqjen e imunitetit të firmosur nga Altin Dumani, në 7 korrik të këtij viti, të paktën aty përmendej 3 herë emri i kryetarit të bashkisë. Pëmenden prova dhe fakte, komunikime elektronike të gjendura mes shtetasit Taulant Tusha dhe Klodian Zotos, të cilat çuditërisht i ka harruar t’i përmendë në dosje dhe në vendim prokurori i çështjes. Pra kur ngrehet akuza për Taulant Tushën nuk përmenden provat që janë gjetur pesë muaj më parë dhe janë hequr prova dhe shkresa që kanë qenë pjesë e relacionit të muajit korrik të këtij viti.

Janë komunikimet e Erion Veliaj si kryetar bashkie me Ministrinë e Financave, me ministrin Shkëlqim Cani, ku ai e refuzon në mënyrë të përsëritur kërkesën e Erion Veliajt për të financuar projektin e inceneratorit të Tiranës dhe më pas kur Shkëlqim Cani refuzohet nga Arben Ahmetaj, ky i fundit është edhe më i ashpër me Erion Veliajn, duke i refuzuar 4 herë kërkesën për të financuar me paratë e buxhetit të shtetit këtë projekt, të gjitha këto shkresa janë zhdukur nga dosja e muajit korrik.

Aktualisht që ne flasim çështja vijon të jetë e hapur. SPAK, në mëmyrë të qëllimtë ka hequr provat. Kanë harruar të arrestojnë ndonjë pastruese që ka parë Veliajn të hyjë e të dalë nga bashkia dhe ndonjë punëtor me lopatë të landfilli i Sharrës. Kjo që ka ndodhur deri tani, me këtë standard, është i pahasur në këto 3 dekada në drejtësinë shqiptare, edhe në ditën e saj më të zezë.

Ka një vendmmarrje të qartë të kryetarit të bashkisë së Tiranës, që ky njofton Ministrinë e Mjedisit në vitin 2015 që së bashku me Koorporatën Financiare Ndërkombëtare kanë përfunduar projektin dhe studimin e fizibilitetit për të ndryshuar strategjinë, për të kaluar nga depozitimi, kapsulimi dhe grumbullimi, në incenerim. Ky është vullnet politik. Për inceneratorin e Tiranës këtë vendim e ka marrë Erion Veliaj. Për ndryshimin e strategjisë kombëtare në vitin 2014 kur u shpall emergjenca kombëtare, këtë vendim e ka marrë kryeministri Edi Rama. Më pas vendimi për të kaluar në një PPP 30-vjeçare, vendimi ka qenë po I Erion Veliajt. Në momentin e 3-të vijmë te shkresa e Erion veliajt në mars 2017, ku Erion Veliaj me firmën e tij, e fut në një angazhim financiar kryeqytetin për 30 vite. Kjo shkresë është kthim përgjigje për z. Alqi Bllako, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ku I shprehet se bashkia Tiranë shprehet parimisht dakord për studimin e fizibilitetit. Kjo shoqërohet me një tabelë financiare që për 30 vitet e ardhshme e detyron bashkinë e Tiranës që të paguajë 91 milionë euro, kur, ndërkohë, ligji për qeverisjen vendore, I kërkon çdo bashkie që çdo angazhim financiar ta marrë në zbatim te vendimit të këshillit bashkiak. Në këtë moment ne ende nuk kishim bërë marrëzinë e djegies së mandateve dhe të bojkotimit të zgjedhjeve lokale. Veliaj nuk i ka patur numrat për ta kaluar në këshill bashkiak, ndaj I ka dalë zot vetë dhe ka firmosur vetë”- u shpreh Këlliçi.

TË LIDHURA

Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja
Kryesore

Balla me diasporën në Itali: Shkollë shqipe në Bolonja

18:29 | 15/04/2026
Zjarr te QSUT, Braçe kërkon hetim dhe përgjegjësi
Aktualitet

Zjarr te QSUT, Braçe kërkon hetim dhe përgjegjësi

17:47 | 15/04/2026
Jo vetëm Rama, GJKKO kërkon dëshmitar në dosjen “Partizani” Taulant Ballën dhe…
Aktualitet

Jo vetëm Rama, GJKKO kërkon dëshmitar në dosjen “Partizani” Taulant Ballën dhe…

11:56 | 15/04/2026
Next Post
“Veliaj mori përsipër financimin, inceneratori nuk ekziston, nuk ka asnjë tullë!”, Sejamini: SPAK nuk heton Veliajn, pa shkresën e tij nuk bëhej asgjë!

"Veliaj mori përsipër financimin, inceneratori nuk ekziston, nuk ka asnjë tullë!", Sejamini: SPAK nuk heton Veliajn, pa shkresën e tij nuk bëhej asgjë!

‘S’kam më nerva’, Edona po mendon të largohet nga ‘BBVK’?

‘S’kam më nerva’, Edona po mendon të largohet nga ‘BBVK’?

‘Ti je mësuar të rrish si langaraq rrugëve’! Plas keq në emisionin e dashurisë, konkurentja largohet

‘Ti je mësuar të rrish si langaraq rrugëve’! Plas keq në emisionin e dashurisë, konkurentja largohet







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Arlis Ndërtim” premton rindërtimin e plotë të apartamenteve të dëmtuara
Aktualitet

Pse zjarri ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

by mirseda
22:39 | 15/04/2026
0

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill dha më shumë...

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

22:20 | 15/04/2026
Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com