Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari i njohur, Milaim Zeka shprehet se Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, i cili porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka ndryshuar qartë qëndrim në lidhje me ngjarjen, duke tentuar të nxjerrë djalin e tij të pafajshëm.
Mediat kosovare ndërkohë raportojnë se, Naim Murseli e ka pranuar fajin.
Me anë të një postimi në “facebook”, Zeka ka publikuar edhe disa mesazhe, të cilat sipas tij janë të Naim Murselit, ku ai i kërkon borxh një personi tjetër dhe ndër të tjera shprehet se ish-presidenti Behgjet Pacolli i ka dhënë borxh 30 mijë euro.
📸 Look at this post on Facebook https://www.facebook.com/share/TEahSVgiB4k91SvG/?mibextid=WC7FNe