Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

2 muaj ago
in Politikë
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

Ndërsa Shqipëria është në fazat e fundit të kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, deklaroi para komunitetit të biznesit shqiptar se roli i sipërmarrjes merr rëndësi edhe më të madhe pasi finalizimi i këtij projekti kombëtar prek drejtpërdrejt ekonominë.

Duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të kushteve që bizneset shqiptare të konkurrojnë me dinjitet dhe sukses në tregun evropian, presidenti u shpreh se procesi kërkon rregulla të qarta, transparencë, sundim të ligjit dhe një mjedis ku sipërmarrja të ndihet e mbrojtur dhe e vlerësuar.

“Evropa është një hapësirë me standarde të larta cilësie, etike dhe përgjegjshmërie, të cilat u hapin sipërmarrjeve rrugën drejt konkurrencës së fortë, por të ndershme, dhe suksesit afatgjatë. Në këtë rrugëtim, bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit mbetet vendimtar për krijimin e një klime stabiliteti dhe besimi”, deklaroi kreu i Shtetit në ceremoninë e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, ku u vlerësuan arritjet e sipërmarrjeve shqiptare që kontribuojnë në rritjen e ekonomisë së vendit tonë.
Presidenti Begaj shprehu mirënjohje ndaj bizneseve që mbështesin komunitetet lokale, ofrojnë mundësi të reja punësimi, promovojnë përgjegjësinë shoqërore dhe kontribuojnë në një ekonomi më të hapur dhe më përfshirëse.

“Shoqëria jonë ka nevojë për modele e shembuj pozitivë dhe vendi ynë ka nevojë për një kulturë moderne biznesi, ku zhvillimi pasqyrohet në rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët”, u shpreh presidenti i Republikës, i cili vlerësoi dhe kontributin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në përmirësimin e klimës së biznesit, të kuadrit rregullator, në nxitjen e inovacionit, rritjen e aftësive menaxheriale e profesionale, si edhe në promovimin e produkteve shqiptare dhe të investimeve vendase e të huaja.

Në fund të fjalës, presidenti i Republikës shprehu bindjen se përmes sipërmarrjeve të forta, institucioneve të përgjegjshme dhe bashkëpunimit të ndershëm, Shqipëria do të ecë me hapa të sigurt drejt familjes evropiane si një vend me ekonomi konkurruese, me dinjitet dhe me perspektivë të qartë për të ardhmen.

TË LIDHURA

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së
Politikë

Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së

17:17 | 12/02/2026
Berisha dhe deputetët ePD bllokuan foltoren,Peleshi ndërpret seancën: Kthehemi kur te vendoset rendi
Aktualitet

Momente të nxehta në Kuvend: Tone të forta dhe ndërhyrje e Gardës

14:15 | 12/02/2026
Next Post
Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com