Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Begaj pritet nga Pavel: Çekia, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugën evropiane

1 ditë ago
in Aktualitet
Begaj pritet nga Pavel: Çekia, mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugën evropiane

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvillon këtë të mërkurë, 19 nëntor, një vizitë zyrtare në Republikën Çeke me ftesë të Presidentit Petr Pavel. Kreu i Shtetit u prit në një ceremoni solemne në Pragë.

Fillimisht, Begaj zhvilloi takimin kokë më kokë më homologun Pavel dhe pas takimit me praninë e delegacioneve përkatëse u mbajt konferenca e përbashkët për mediat.Integrimi i Shqipërisë në BE, mbështetja e Republikës Çeke në këtë proces, thellimi i bashkëpunimit ekonomik e kulturor, çështje të sigurisë evropiane dhe Euroatlantike ishin në fokus të këtyre takimeve.

Presidentët Begaj dhe Pavel konfirmuan angazhimin për forcim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Çekisë për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe për paqen e stabilitetin në Evropë.

Duke iu referuar lidhjes së miqësisë dhe solidaritetit mes dy popujve dhe marrëdhënieve diplomatike 103-vjeçare, Presidenti Begaj theksoi se bashkëpunimi po shënon një kapitull të ri, të bazuar në partneritet, vlera të përbashkëta demokratike dhe aspirata evropiane.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE ishte fokusi i bisedës mes dy presidentëve. Kreu i shtetit vlerësoi mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Republikës Çeke gjatë dy Presidencave të saj në Bashkimin Evropian në vitin 2009 dhe në vitin 2022.
Presidenti Begaj theksoi momentin kyç të aplikimit të Shqipërisë për në BE gjatë Presidencës së parë, si dhe arritjet shenjuese për integrimin gjatë Presidencës së dytë të Republikës Çeke në Bashkimin Evropian.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Çeke i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Këtu në Pragë, në vitin 2009, Shqipëria dorëzoi aplikimin zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Çekia ka qenë dhe mbetet një zë i fortë në Bashkimin Evropian për zgjerimin e bazuar në meritë dhe gjtihëpërfshirës. Çekia është një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në rrugën evropiane. Kjo tregohet edhe nga emërimi i të Dërguarit të Posaçëm i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor. Ky është një tregues tjetër i rëndësishëm i vëmendjes ndaj Shqipërisë dhe ndaj integrimit të të gjithë rajonit”, deklaroi Presidenti Begaj.

Kreu i shtetit falenderoi homologun e tij edhe për interesin e shtuar në nxitjen e integrimit të rajonit tonë në BE.

“Vlerësojmë Presidencën Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian për organizimin në Tiranë të Samitit të Parë të Udhëheqësve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, me fokus nxitjen e procesit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe hapjen për herë të parë të Konferencës Ndërqeveritare”, theksoi kreu i shtetit.

Presidenti Begaj falenderoi Presidentin çek për mbështetjen që Çekia ka bërë Kosovës, duke vlerësuar edhe faktin që për herë të parë një Ambasador i Republikës së Kosovës paraqiti Letrat Kredenciale te Presidenti Pavel.

“Çmojmë, gjithashtu, që gjatë Presidencës çeke u realizua liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës. Shqipëria i është mirënjohëse Çekisë për hapat pozitivë në drejtim të marrëdhënieve me shtetin më të ri të Evropës, të Kosovës, ku dëshiroj të falenderoj Presidentin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Pragë”, theksoi Presidenti.

Një pjesë e rëndësishme e takimit mes Presidentëve Begaj-Pavel iu kushtua bashkëpunimit ekonomik, rritjes së volumit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të drejtpërdrejta çeke në Shqipëri dhe rezultateve të bashkëpunimit në turizëm.

“Çdo vit Shqipëria mirëpret mijëra turistë nga vendi juaj dhe e konsiderojnë Shqipërinë një destinacion të përvitshëm, të dashur dhe mikpritës, kjo falë edhe fluturimeve direkte që ka ndërmjet Tiranës dhe Pragës”, deklaroi Presidenti Begaj duke theksuar se Shqipëria është e gatshme të zgjerojë këtë bashkëpunim përtej turizmit, drejt teknologjisë, inovacionit, energjisë së pastër, arsimit dhe kulturës.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj u prit në takime të veçanta nga Zëvendëspresidenti i Senatit, Jiří Drahoš, Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Tomio Okamurra, dhe Kryeministri në detyrë i Republikës Çeke, Petr Fiala.

TË LIDHURA

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton
Aktualitet

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Flinte në koshat e mbeturinave, u shtyp nga kamioni, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Britani
Aktualitet

Flinte në koshat e mbeturinave, u shtyp nga kamioni, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Britani

20:42 | 20/11/2025
Lezhë: Çahet argjinatura në Vain, toka nën ujë, hidrovori del jashtë pune
Aktualitet

Lezhë: Çahet argjinatura në Vain, toka nën ujë, hidrovori del jashtë pune

19:40 | 20/11/2025
Next Post
Sarandë/ Familjarët e kërkonin prej orësh, 71-vjeçarja gjendet e pajetë në pusin e banesës

Sarandë/ Familjarët e kërkonin prej orësh, 71-vjeçarja gjendet e pajetë në pusin e banesës

Të reja të rëndësishme për Brojën, sulmuesi kthehet në Angli

Të reja të rëndësishme për Brojën, sulmuesi kthehet në Angli

Situata me reshjet në vend/ Shembet ura që lidh tre fshatrat në Delvinë, banorët mbeten të izoluar

Situata me reshjet në vend/ Shembet ura që lidh tre fshatrat në Delvinë, banorët mbeten të izoluar







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com